Pse po sulmohet Donika Gërvalla nga disa papagalla?

Opinione

Pse po sulmohet Donika Gërvalla nga disa papagalla?

Nga: Dedë Preçi Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:36
Dedë Preçi

Nuk është kjo Donika, të cilën po e akuzojnë dhe fyejnë me thashetheme të paqena, apo po mendojnë se kjo do bëhet shërbëtore e këtyre « bandave » që shërbejnë vetëm si forca të errëta të vendit dhe propagandistike, që po e rrisin zërin sa herë që po iu fishkëllen dikush pas shpine.

Është mirë që t’ia veshë veshin mënyrës së shprehjes dhe përmes fjalëve që ajo përdori gjatë fjalimeve të saj me rastin e Ditës së çlirimit, e cila asnjë fjalë nuk e shmangu dhe për meritat e UÇK-së, duke e respektuar dhe nderuar çdo gjë lidhur me organizimin e kësaj kohe të caktuar, por duke mos harruar edhe ndihmën e forcave të NATO-s, në krye me SHBA-të.

Këta papagaj janë duke propaganduar një Donikë tjetër, jo atë Donikën e vërtetë, sepse kjo nuk do bëhet vegël dhe shantozhohet përmes këtyre intrigantëve, të cilët më shumë se 20 vite, Kosovën e bënë arenë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët e dhe tani po mundohen ta kryejnë këtë mision të shëmtuar, por për fat të keq, këtë herë u ka hasë sharra në gozhdë…

PDK dhe AAK, nuk duhet ta quajnë vetën si idhuj të UÇK-së, sepse UÇK, është secili, jo vetëm edhe ai që e rroku pushkën dhe dual përballë armikut, por edhe ata të cilët e ndihmuan këtë ushtri të popullit me bukë e me ujë, por edhe me gjëra tjera, për t’ia arriti një qëllimi të përbashkët, sikur që ishte çlirimi dhe liria e këtij vendi.

Nuk është e drejtë të sulmohet sot krye diplomatja e Kosovës, z.Donika Gërvalla, apo të quhet kundër UÇK-së, kinse në fjalimet e saj nuk e përmend emrin e UÇK-së, ku gjithçka këtu është vetëm një hamendje e këtyre forcave të errëta, që bëjnë përpjekje për të futë ndonjë përçarje në mes dy partive të bashkuara në qeverisje, nga LVV, dhe Guxo, ku mundësia e një shkatërrimi në mes tyre nuk shihet se është optimiste.

Është imazh i keq dhe i turpshëm për kombin tonë të sulmohet qëllimshëm dhe për shkaqe të thjeshta femra jonë shqiptare, krye diplomatja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, si edhe Ministrja e Diasporës, zonja Gërvalla, por edhe bija e Jusuf Gërvallës, bija e heroit të kombit tonë, që ishte ndër të parët së bashku me vëllain Bardhoshin dhe Kadri Zekën, që u sakrifikua për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptarë, ku ua muarën jetën UDB e Serbisë, me ndihmën e spiunëve shqiptarë dhe tradhtareve të këtij kombi.

Është vështirë të thuash diçka më të saktë rreth kësaj çështjeje, por do të ishte më mirë që të mblidhnim pak nga pak shenja shprese dhe përpjekje në vijën e zhvillimit dhe kërkimit më të mirë, që mos të shahemi e hahemi sikur qet e këqij, sepse e kemi qenin e madh te hundët, që do të përfitojë dhe do të realizojë qëllimet e veta përmes acarimeve dhe përçarjeve tona.

Nuk duam të themi se Donika, e ndien vetën të kërcënuar dhe të shantazhuar nga propagandat e tilla, sepse punën e vet e kryen me përkushtim dhe dinjitet, por ky është shqetësimi paralizues për shoqërinë tonë kosovare dhe shqiptare, që po e shkatërron mënyrën e të qenit të vetvetes dhe të konceptuarit që po gllabërohet njeriu i këtij vendi, i cili, sikur akoma nuk po e ndien botën dhe lirinë e vendit të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat