S’ka shërim urrejtja e Isës ndaj Albinit dhe Vjosës

Opinione

S’ka shërim urrejtja e Isës ndaj Albinit dhe Vjosës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 21 qershor 2022 Në ora: 22:22
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Paska fol prapë Isa a, duket se i është bërë sëmundje patologjike Albini dhe Vjosa, urrejtja deri në patologji i ka verbuar arsyen "akademikut" ish kreut të LDK-së. Pavarësisht vendimeve, marrëveshjeve, sukseseve apo jo të qeverisë Kurti, në çdo gjë Isa Mustafa gjen vrima për të shigjetuar në drejtim të qeverisë.

Mungesa e objektivitetit dhe parimeve e bën të mjerë njeriun që dikur ishte edhe vet kryeministër.

Së fundi, Isa reagoi për marrëveshjen për Energjetikën.

Isa me ironinë e tij u shpreh se : “Duhet të deklarohen Albini dhe Vjosa se a e kanë shkelur Kushtetutën. A kanë bërë tradhti kombëtare duke bërë marrëveshje me Serbinë për një pjesë të territorit të Kosovës. Apo mos, natën e kanë ndryshuar Kushtetutën. ( Kjo është përgjigje me logjikën e tyre)….”, duke tentuar të relativizojë marrëveshjen e tij për Asociacionin me një marrëveshje e cila është teknike dhe aspak politike.

I pamësuar për të pranuar dështimet e tij në politikë, Isa ka refuzuar marrjen e përgjegjësive duke gjetur arsye nën petkun e arsyetimeve në fajësim të të tjerëve.

Marrëveshja për energjetikën u përshëndet nga ambasadat më të rëndësishme të botës në vendin tonë, por jo nga njeriu që nuk ndryshon dhe as nuk pranon të pranojë realitetin. Isa, sa më parë të pranojë dështimin për veten, për paqen e tij shpirtërore do e ketë më mirë. Në të kundërtën edhe ditët e jetës së pleqërisë do i kalojë me urrejtje dhe zili ndaj të tjerëve, atyre që e quan në pension politik pa vullnetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat