“Brezi i Patatinave” pasojë e Klasës së re të Pasur e të Korruptuar

Opinione

“Brezi i Patatinave” pasojë e Klasës së re të Pasur e të Korruptuar

Nga: Pirro Prifti Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:51
Pirro Prifti

Dikur në kohën e Diktaturës, Enver Hoxha ndoqi politikat e mbajtjes zap te shtresës së mesme të popullatës dhe sidomos intelektualëve të asaj kohe. Me shumë presion dhe me një politikë djallëzore të Kualçit dhe të Kërbaçit, ky drejtues diabolik - ndoqi ndaj artistëve, shkrimtarëve, mjekëve, sportistëve, mësuesve dhe pedagogëve, pra ndaj të gjithë atyre për të cilët shtresat e popullatës ishin shumë të interesuar dhe që u a dëgjonin fjalën. Për këtë arësye disa nga intelektualët e asaj kohë patën favore dhe e mbrojtën diktaturën me aq sa kishin mundësi.

Për shumicën e intelektualëve apo për ata që kishin shkollë të lartë dhe që shkuan për të punuar aty ku e kërkonte atdheu, diktatori mendoj një plan tjetër djallëzor, atë që përdori Pol Poti në Kamboxhia : barazinë nëpërmjet varfërsië. Enveri e përktheu në Barazi të të gjitha klasave, intelektualët ishin të barabartë me puntorët me fshatarësinë kooperativiste në kuptimin që ishin njëlloj për Partinë pavarësisht shkollës, edukacionit.

Në këtë mënyrë shumë intelektualë ndoshta dhe më të talentuar se ata që mbajti diktatura nëpër qytetet e mëdha u flakën nëpër rrethe të largëta ku nuk e patën mundësinë të gjithë që të zhvillonin aftësitë e tyre profesionale dhe meritokratike. Pas viteve `90, Ramiz Alia, shërbyesi i zellshëm i diktaturës, përdori intelektualët e favorizuar nga Partia e punës dhe me djallëzi sigurisht nën presionin e ndërkombëtarëve, vendosi në krye të partive të reja këta intelektualë të favorizuar dhe besnikë, duke injoruar me qëllim dhe duke lënë pasdore të gjithë brezin e intelektualëve që u dergjën rretheve të vogla e të largëta (për atë kohë kur nuk kishte rrugë), por i konsultoi këta individë që të mbanin rreth vehtes persona dhe individë jo profesionistë dhe aspak meritokratë me qëllim që të drejtonin pa problem politikën e pas diktaturës.

Megjithë kalimin e viteve, mentaliteti i Barazitizmit ka ngelur edhe sot e kësaj dite sidomos kur kapitalizmi vuri pikat mbi `i` përsa i përket marrjes në punë private të njerëzve që punojnë. Sidoqoftë në Shqipëri nuk mund të mos ketë paradokse si në asnjë vënd tjeter.

Në drejtimin e vëndit, si në pushetin lokal ashtu dhe në pushtetin egzekutiv, atë të drejtësisë, dhe kudo, madje edhe në insitutcionet private nuk u afruan për të drejtuar as meritokratët dhe as profesionistët, sepse zinxhiri i përgatitjes profesionale u shkatërrua qoftë nga emigracioni i jashtëm dhe i brëndëshëm, qoftë nga bastardimi mënyrës së përzgjedhjes së indivdëve, dhe në drejtim erdhën njerëz të papërgatitur dhe të papaftë, të cilëve i u dha mundësia që të drejtonin. Rezultati ishte se Shqipëria për një kohë të gjatë ishte han pa porta, ku ligji nuk zbatohej.

Dhe ky lloj drejtimi i shtetit nëpërmjet këtyre individëve të vënë nga partia e punës zbatuan në heshtje ligjin e fshehur të barazitizmit, duke marrë në punë dhe kudo njerëz pa përvojë e të paftë madje dhe në arësimin fillor të mesëm dhe të lartë.

Rezultati i pritshëm është ai që shohim sot: brezi i patatinave, nxënës , studentë dhe të sapo diplomuar që nuk e kanë qejf punën, që kërkojnë punë në administratë, që dëshërojnë të ikin jo se jetojnë keq të gjithë në Shqipëri por mendojnë se jashtë mund të jetojnë si artistët e Hollivudit. Është një brez pa peshë për të ardhmen e vëndit, është një brez që nuk ka shumë dëshirë të punojë për vëndin, për të bërë reforma, është një brez tik-toku dhe celularësh, është një brez që e kërkon punën me ryshfet, është një brez që kërkon vetëm të drejtojë e të gjejë vënde pune në drejtim kudo, është një brez që në vënd që ti `gjejë farat e lule diellit apo të kungullit`, i merr të gatshme pa u lodhur si dikur.

Përse ka ndodhur kjo? Mendoj se drejtuesit e Politikës së të gjithë këtyre viteve larguan me qëllim nga drejtimi - hierarkinë profesionale dhe meritokracinë në kohën kur ky brez kishte grumbulluar një përvojë të madhe në drejtim, këtë brez e lanë jashtë lojë për të prosperuar Shqipërinë me eksperiencën e fituar sidomos kur Shqipëria kishte nevojë pas viteve `90.

Ky brez I vuajtur që u degdis fshtarave dhe zonave rurale, madje dhe në qytetet e mëdha por që nuk kishin miq, një pjesë e mirë e të cilëve është futur në kontigjentin e pensionistëve, sot ka ngelur pa dinjitet, me rroga të vogla, pa respektin që duhej të kishte në kohën e tij, i mënjanuar me qëllim nga kontributi që duhej të jepnin sigurisht edhe si këshilltarë pranë drejtuesve në dikasteret qëndrore dhe në pushtetin lokal.

Këtë brez është viktima e planit djallëzor të diktaturës e cila la tentakulat e veta edhe në periudhën e demokracisë perëndimore, e cila për të realizuar qëllimet e veta si, pasurimi i shpejtë dhe me pretekstin e krijimit të `klasës së pasur`, e keqpërdorën, e larguan, e emigruan dhe ata që ngelën, edhe kur gjetën punë të dytë për të plotësuar pensionin e vogël që u dha shteti u keqtrajtuan dhe ulën kokën në vënd që të kërkonin të drejtën e tyre. Më e keqja ishte dhe është se brezi i patatianve (shumë nga këta kanë qënë edhe nxënës apo student të këtij brezi të respektuar), nuk i respekton, i shpërfill, dhe kanë të drejtë, se shumë të afërm të tyre janë drejtues të pushtetit lokal dhe qëndror, janë gjyqtarë, drejtues të dikastereve, pronarë, pjesë e një klasë të pasur e cila është bërë duke shkelur ligjet, madje shumë nga këta e quajnë vehten intelektuale, porn ë fakt janë pseudo intelektualëqë kanë fituar diploma më para nën dorë ose për shka të prejardhjes quhen edhe intelektualë katundarë.

Pra barazitizmi i kohës së Enverit, kur `Kontrolli puntor- fshatar` kontrollonte punën e intelektualëve të asaj kohe duke i u thënë atyre se: `…cfarë keni ju më shumë se ne puntorët dhe fshatarët e kooperativës….? Asgjë më shumë…`; dhe intelektualët e shumë profesioneve që punonte atëhere në zonat rurale por edhe në qytetet kryesore, nuk përgjigjeshin por ulnin kokën për të mos kundërshtuar sepse do ta pësonin.

Sot Shmangia e këtij brezi intelektualësh të nëpërkëmbur, nga dhënia e kontributit në shumë specialitete dhe në administrimin shtetëror qëndror dhe lokal ka dhënë një rezultat të hidhur në Shqipëri- `Brezin e Patatinave`.

Rezultati është: Ligje të dobëta dhe që nuk zbatohen, Shëndetësi e korruptuar publike, Arsimin i mesëm dhe i lartë i korruptuar, Universitete private me studentë që në fakt janë klientë, Universitete shtetërore me pedagogë që nuk janë të profilit, individë mungesë totale përgjeshmërie në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,

Nuk janë sot e gjithë Rinia dhe mosha e sotme e mesme Brez Patatinash.

Brezi i Patatinave është pjellë e Klasës së re të pasur të krijuar nga mungesa e zbatimit të ligjit, nga shkatërrimi i hierarkisë profesionale dhe meritokracisë, nga shmangia me qëllim e Brezit që ka humbur dinjitetin nga Politika e sotme për të luajtur rol aktiv në drejtimin dhe prosperimin e shoqërisë shqiptare.

Ky Brez Patatinash, nxjerr dhe promovon për ditë modele anormale por edhe me predominim pervers seksual dhe LGBTI (AQ), analistë `pay per view` sipas pagës, të tv- ve që shfrytëzojnë lirinë e çdo lloji për të promovuar individë, shumë nga ata injorantë e arrogantë, apo dhe sociopatë, që kërkojnë të bëhen presidentë, kryetarë shteti, kryetarë partish, drejtues të të ashtuquajturave `shoqëri civile` të krijuara nga kjo klasë e pasuruar nga politika, etj,etj.

Shmangia e brezit punëtor që tashmë përbën kontigjentin më të madh të popullatës pensioniste pas atij të punës nga drejtuesit e politikës 30 vjeçare, u bë me qëllim që drejtuesit politikë të emëruar nga diktatura, t`i kishte duart e lira për të shkelur ligjin dhe për tu pasuruar nëpërmjet korrupsionit e krimit, ka shkaktuar si fenomen anësor këtë brez indifferent, apatik, që sot Monika e quan me të drejtë `Brez Patatinash` , një brez me të cilin Shqipëria në këtë kohë të globalizmit do të humbë shumë nga traditat dhe karakteristikat e saj kryesore, por më e frikshmja është prishja e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat