Lufta, jeta dhe vdekja që nuk presin!

Opinione

Lufta, jeta dhe vdekja që nuk presin!

Nga: Agron Shabani Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:48
Agron Shabani

"Hekuri ndryshket ose pëson korrezion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahët në mungesë të lapsit dhe ngjyrave...Kështu është edhe me mosveprimin ose pasavitetin e njeriut i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik i thanë ose i tretë energjinë e trurit, enërgjinë e trupit dhe enërgjinë e shpirtit". ( Leonardo Da Vinçi)

" Njeri i fortë është ai i cili është gjithëmonë në gjendje të ndërpresë komunikimin iracional ose negativë në mes mendjes (trurit), ndjenjave, emocioneve dhe shpirtit."( Napoleon Bonaparta)

Siç dihet, me 1856 në Paris, me anë të një "marrëveshjeje paqësore" asokohe u mbyllë si thuhet kapitulli i "luftës së fundit" ruso-turke të Krimesë (1853-1856). 

Pasë saj pasuan "Traktati i Shën Stefanit" dhe "Kongresi i Berlinit"(1878)

Dihet se çfaë sollën ato marrëveshje ose "traktate" për shqiptarët!!!

No Comment!

Sidoqoftë, rusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi "principatat" e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj.

Ato marëveshje ose konventa ndërkombtare, u shkelën nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader të "Aleancës së Shënjt" ose "Pentarkisë së Madhe")- në "Kongresin e Berlinit" dhe "Traktatin e Shën Stefanit" me 1878.

 Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) ka qenë vetëm një "shtet" ose provincipatë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si "Kjevskaja Rasija" ("Rusia e Kijevit") ose "Knjazovina e Moskës" ("Kjevskaja Knezhevina" ose "Moskovskaja Knezhevina" etj.).

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè "bashkimit të tokave ose teritorëve ruse", Rusia do t'njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. 

 

Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. 


Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Josif Volokolamskit, Ivanit IV, Ivan Groznit, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë. 

 

Ukrainën ndërkaq, në pjesën e saj me të madhe (esenciale ose substanciale) e ngritën, projektuan dhe promovuan gjermanët dhe austriakët. Duke menduar në Ukrainën Veri-Perëndimore ose Ingermanike-këtej lumit Dnjepër, dhe Ukrainën Juglindore të cilën e pretendojnë rusët (Rusia)-nën Vlladimir Vlladimiroviç Putinin.

Ç'është e vërteta, me 14 mars të vitit 1939, gjermanët, respektivisht 'Reichu i Tretë Gjerman', e shpallën dhe e njohen zyrtarisht "Republikën e Bashkuar dhe të Pavarur të Ukrainës së Karpatëve (Ingermanisë) dhe Sllovakisë.

Ndërkohë që pjesa absolute e popullsisë së Ukrainës, i pritën dhe përshëndeten me lule asokohe (gjatë Luftës së Dytë Botërore)-ushtrinë e fuqishme gjermane si çlirimtar dhe shpëtimtar të vërtetë nga çizmja, tutlje, hegjemonia dhe tirania ruse.

Kjo zatën, mëse tepërmi iu dhëmb ose iu djeg rusëve, e sidomos Presidentit Putin dhe Admiralitetit e Gjeneralitetit të tij ushtarak ose luftarak.

Ndonëse, tendenca të Ukrainës për t'u ndarë ose shkëputur nga sundimi dhe tirania e egër e Rusisë, ka patur edhe para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nga ana e Gjeneralëve të njohur Kollçak, Denikin etj.

U mor vesh se në Poloni, Ukrainë dhe Ballkan, kishte filluar së zbatuari ndarja ose 'copëtimi i dytë' i Polonisë, Ukrainës dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimëve të "Kongresit të Vjenës" me 1815, ,"Kongresit të Parisit" me 1856, "Kongresit të Berlinit", "Traktatit të Shën Stefanit" etj. 

Ndërkaq, vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri dikund.. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose imperiale-kolonialiste.
 

Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Rusia, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetët tjera u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në 

Prusi Lindore, Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj. Edhe Danimarka, Belgjika dhe Franca gjithashtu. 

 

Kosova ndërkaq, në buzëmbremjen e parë të "Konferencës së Ambasdorëve" të Londrës (1913 e 1915) dhe deri me "Traktatin e Versajës" (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 29.5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.

Siç e cek me sipër: Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-tuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si "Kjevskaja Rasija", "Kjevskaja Knjazhevina", "Prva Rasijskaja Pravosllavna Crkva" etj. 

Se këndejmi, edhe fisët gjermane të normanëve dhe varëve, e kanë ngritur dhe ndihmuar dikur formimin e popullit rusë nga fiset e ndryshme nomade ose gjysëmnomade së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e "Rusisë së Kjevës dhe të Moskës" në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike.

Ndërkaq, Katarina e Madhe nga Anhalt Cërbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.

Rusisët ndërkaq,  gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar.

Luftërat e përgkakshme ruso-turke-ishin mbyllur asokohe me "status quo" ose me "marrëveshjet e paqës" në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739)

Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me "Tratatin e Shën Stefanit" dhe "Kongresin e Berlinit" me 1878.

Ndryshe nga kjo, në kohën e Katarinës, ishte themeluar edhe Univerziteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.

Ndërkohë që nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.

Ndonëse, mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishin përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.

Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, Rusia do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj hegjemonist dhe ekspanzionist...Duke e shtrirë dhe zgjëruar kështu Rusia në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike, si dhe duke e dënuar me vdekje ose pushkatim, Pjetri i Madh, të birin e vet, Aleksejin me 1718, si Ivan Grozni të birin (djalin) e vet në Grozni të Çeçenisë, gjatë masakrave të egra të hordave (hodhive) ruse në Çeçei ose Kaukazi! (....)

Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose "kurorëzimi shekullor" në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.

Ndonëse, Rusia e Kjevës, vazhdimisht ishte parë si kanosje ose rrezik permanent i për perandorinë bizantine.

Ndërkaq, pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13 : "Rusia Kjevit" e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.

Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të­ Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë.... Duke u ngritur ose promovuar Moskën në "Romë të Tretë"-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë.

Për të vazhduar me etapat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare në ish BRSS, me luftërat ose përpjekjet e njohura indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s, me "aneksimin" e Krimesë në favor të Ukrainës nga ana e Nikita Hrushçovit, me "traktatin dekompozicional" të ish BRSS-s në mes Jellcinit të Rusisë, Kravçukut të Ukrainës dhe Shoshkijeviçit të Bjellorusisë, me puçin ose grushtetin e dështuar të Kljuçkovit, Janajevit dhe Hazbullatovit-kundër Gorbaçovit dhe kështu me radhë.

Një digresion:

Deri me nënshkriin e "traktatit të përbashkët nuklear ose atomik" me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës. Por, ja që rusët në atë "marrëveshje" i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin ( e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton) si garantues të asaj "marrëveshjeje".

Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si "krahinë autonome" në kuader të Ukrainës. 

Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës në Donbas, Donjeck, Lughansk etj.

Ndonëse, luftërat ose konfliktët e ndryshme për Krimenë, vazhdimisht janë mbyllur në formë të "status quosë" ose "modus vivendit"!?

P.S.

Skenën ose panoramën e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare, ka kohë që, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme shtetrore, nacionale, ushtarake, politike, gjeostrategjike, gjeopolitike, koniukturale, manufakturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për paqen dhe sigurinë botërore.

 

E tërë kjo vjen si pasojë e asaj se shumica e popullit, shtetit dhe lidershipit rusë, nuk  i njohin, nuk i duan dhe s'i respektojnë lirinë (çlirimin) , pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik të shtetëve dhe popujve

tjerë.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, pos tjerash, sipas të të gjitha gjasave, njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur, varrosur ose eklipsuar moralin dhe rëndin e ri botërorë, të ngritur ose projektuar pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të atëherëshme bipolare ose bllokiste në mes Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës.

Duke i kthyer kështu ngjarjet, zhvillimët, raportët, konstelacionet ose marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare për disa shekuj ose dekada (decenie) prapa. Gjegjësisht, në etapat ose periudhat e ndryshme trishtuese, cvilitëse, turbulente, hektike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të imperializmit ose kolonializmit.

Në anën tjetër ndërkaq, habitë (çuditë) fakti se si Natoja e sidomos SHBA-së ose Perëndimit: Akoma nuk i kanë parë dhe kuptuar (ose, bëhen sikur nuk i shohin dhe kuptojnë?)-aktët e kryera, respektivisht faktët dhe realitetët e reja me rastin e invazionit ose luftës shkatërrimtare ose apokaliptike të Rusisë kundër Ukrainës!

Kështu që në vend që të shohin, studiojnë, mendojnë, reflektojnë, kognitojnë ose interferojnë në fillimin e fundit të durimit, tolerancës dhe mirëkuptimit të tyre ndaj "Rusisë së re" cariste, imperiale, hegjemoniste, ekspanzioniste, militariste, nukleare ose atomike: Disa në SHBA-së, Nato ose Perëndim, me rastin e luftës së saj në Ukrainë, sikur e shohin edhe fillimin e fundit të federatës ose "parandorisë" (imperisë) së Rusisë. Duke qenë të bindur vërbërisht në disfatën ushtarake ose luftarake të ushtrisë së fuqishme nukleare ose atomike të Rusisë në luftën e Ukrainës.

Të pret ose shpreson se rusët do kapitullojnë në luftën e tyre në Ukrainë, dhe se do e nënshkruajne kapitullimin e tyre të pakusht -para Ukrainës: Kjo është e njejtë sikur të presësh ose shpresosh se 1.5 miliard kinez, një ditë do i bashkangjitën SHBA-së si "shtet ose repblikë e 51-t" amerikane! 

 

Apo, që Kroacia si për shëmbull, një ditë mund të largohet vullnetarisht nga Natoja ose UE-së, për t'iu bashkuar ose bashkangjitur vullnetarisht një "federate" ose "konfederate të re ballkanike" me Serbinë dhe Shqipërinë, sipas "konceptëve, idealeve, narrativave ose vizionëve" të njohura retrograde, ireverzibile, inkomprehensive, inkontemplative, utopike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit etj.

Ndonëse, ajo që po ndodhë në Ukrainë dhe gjithandej, sipas të gjitha gjasave, mund të gjejë spjegim ose definicion komplet, vetëm në kuader të shtetit të shtetit të thellë ose dubioz, ose oligarkisë botërore. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake: Ko do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste', të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Bota ose civilizimi ynë botërorë, sikur janë futur ose mbërtyer si të thuash në makth, ankth ose depresion të madh nga lufta ose kriza aktuale në mes Ukrainës dhe Rusisë që po shkakton ethe ose frikë të madhe në vende dhe meridiane të ndryshme gjithandej globit. Duke i vënë botën ose civilizimin tonë-përballë të të fikëti ose një infrakti të përgjithëshëm. 

Bëhet fjalë mbi frikën latente ose permanente mbi ndonjë luftë ose përplasje eventuale në mes SHBA-së (Natos) ose Perëndimit me Rusinë për shkak të Ukrainës, ku nuk përjashtohet edhe përdorimi i armëve nukleare ose atomike. Kjo do nënkuptonte edhe shndërrimin e botës ose planetit tonë në pluhur ose material radioaktiv.

 

As politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, kolokfiale, seiminarike, elokuente, insubordinuese, iinteraktive, interpolare, intelektuale, intelegjente, profesionale, kontemplative, komplementare, komprehensive, suplementare ose superlative, për çastin ose momentin, nuk kanë si të thuash ndonjë "shkop magjik" ose "uratë të lartë hyjnore ose profetike " për t'i shëruar të gjitha ambiciet ose sëmundjet e ndryshme politike, ushtarake, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, gjeostrategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera nga e kaluara.

Ndaj, "me mirë të flasim, debatojmë ose dialogojmë me rusët për të gjitha çështjet ose problemët esenciale (substanciale) ose fundamentale, se sa të vdesim të gjithë!", do thoshte me një rast filozofi, politologu, profesori dhe eruditi i shquar amerikan. N. Chomsky.

Ndryshe nga kjo, Presidenti i Rusisë, z. Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak: Me rastin e luftës në Ukrainë, i kanë arritur ose realizuar disa nga planet ose objektivat e tyre kryesore:

E para: Me rastin e shkatërrimit të madh të arkitekturës ose infrastrukturës së përgjithshme banesore, agrare, industriale dhe ekonomike të Ukrainës, të ngritur dhe ndërtuar si thuhet nga "mjetët dhe kontributi i madh i shtetit dhe popullit rusë në kuadër të ish BRSS-së", e kanë çuar Ukrainën me tepër se 1OO vite prapa në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme. Në aspektin njerëzor, material social dhe ekonomik-sidomos.

E dyta: Presidenti Putin dhe bashkëpunëtorët e tij, me rastin e marëshimit ose invazionit të tyre ushtarak në Ukrainë: Ua kanë bërë të qartë SHBA-së, Natos ose Perëndimi, rikthimin e plotë të ish "luftës së softë" dhe konfrontimëve të njohura bipolare, multipolare, dybllokiste ose subllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, ku SHBA-së, sipas rusëve, nuk është superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, por vetëm njëra prej dy fuqive ose superfuqive kryesore të globit së bashku me Rusinë.

 

E treta: Kriza e pritshme agrare ose ushqimore më përmasa kontinentale dhe interkontinentale për shkak të luftës në Ukrainë së bashku me krizën e pashmangshme industriale dhe enërgjetike për shkak të gasit, naftës, benzinës dhe derivatëve të tjera. Dhe, në fund futjen e botës në krizë dhe recesion të përgjithëshem finansiar, social dhe ekonomik.

Shtoja këtu edhe luftërat ose përplasjet e vazhdueshme tregtare ose ekonomike në mes botës së pasur industriale ose kapitaliste me Rusinë, Kinën, atyre brendapërbrenda vendëve të ndryshme anëtare të UE-së etj.

E katërta: Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe bashkëpunëtoret e tij politik dhe ushtarak, sikur ndodhën të mbështetur për muri ose në fund të moralit, kondicionit, si dhe autoritetit ose fuqisë së tyre politike dhe ushtarake për shkak të operacionëve ose suksesëve të njëpasnjëshme të ushtrisë së fuqishme të Rusisë në planin e përgjithëshëm ushtarak ose luftarak. 

Ndaj,  kërkojnë në panikë, tension ose depresion të madh të shkaktuar nga lufta: Furnizimin ose armatosjen e vazhdueshme të Ukrainës me armatimin ose teknologjinë ushtarake (luftarake) të Perëndimit.

Ndërkohë që dikund nën hijët e luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë: Sipas shumë gjasave, ndodhën ose ekzistojnë qarqe ose forca të errëta centripetale, centrifugale, dogmatike, demagogjike, hipokrite, retrograde, diabolike, reaksionare ose anakronke, që janë të intersuar (a)- për futjen ose involvimin aktiv ose interaktiv të Gjermanisë në luftën e Ukrainës, me narrativin ose mundësinë insubordinuese, latente ose permanent të shpërthimit të ndonjë lufte shkatërrimtare ose apokaliptike në mes Rusisë dhe Gjermanisë, që do nxiste ose shkaktonte pashmangshëm, Luftën e Tretë Botërore.

Çdo sulm eventual i Rusisë ndaj Gjermanisë ose Britanisë së Madhe si për shëmbull: Do ishte fatal ose apokaliptik edhe për vet Rusinë dhe mbarë botën.

Këtë fakt e kanë të njohur z. Putin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Akoma më shqetësues është fakti tjetër se afro 8O % e shtetit dhe popullit të madh rusë, vazhdojnë të përkrahin luftën e përgjakshme dhe shkatërrimtare të Rusë-kundër Ukrainës! 

 

Dhe, mëqe, sipas asaj se:" njerëzit, gjithëmonë do duhej të vdisnin dy herë nga sëmundjet, luftërat, krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive, para se të lindin ose fillojnë të jetojnë si duhet": Do theksuar në vazhdim se qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, demoniake, reaksionare dhe diabolike, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike, virtuale, kibernetike dhe të tjera: Gjithëmonë janë të interesuara dhe përgatitura për skenare të ndryshme të Xhorxh Orvelit, Kolakovskit etj., në kuader të "mbretërisë së të keqës" ose blasfemisë ushtarake (luftarake), politike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj.! E sidomos kundër Gjermanisë ose Perëndimit, ku kurrë nuk janë të përjashtuar komploti, shantazhi, sabotazhi, manipulimi ose teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit në kushtët ose rrethanat e rënduara të luftës në Ukrainë etj. 

Kështu që edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura shkencore (medicionale) dhe humaniste, sikur ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Ndaj, aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese, hulumtuese dhe zbuluese, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e luftërave, 

formulave ose doktrinave të njohura (panjohura) politike, ushtarake, diplomatike, psikologjike, propagandistike etj.

ASh

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat