Pse po hesht diaspora Shqiptare karshi Brukselit?!...

Opinione

Pse po hesht diaspora Shqiptare karshi Brukselit?!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:53
Ismail Muçiqi

Në ditët më të vështira kur populli i Kosovës përballej me segrekacioni, me dhunën dhe me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut në Kosovë diaspora Shqiptare qysh në vitin 1990 gjithandej Botës demokratike ishte shumë më e organizuar në aspektin politikë. Ende i kemi të freskëta tubimet e diasporës Shqiptare në qendrat e ndryshme të Evropës deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe Australinë e largët, ku Shqiptarët ishin të gatshëm për mobilizim duke kërkuar liri dhe të drejtat për Shqiptarët e Kosovës të cilët ishin në okupim klasikë nga Serbia.

Këto protesta ishin shumë produktive për kohën duke i sinjalizuar qendrat e vendosjes për shkeljen e të drejtave elementare të Shqiptarëve dhe për gjendjen e vështirë politike, ekonomike dhe te sigurisë në Kosovë.

Sot kur Brukseli dhe burokracia Evropiane e ka bllokuar liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës askujt nuk i bjen ndërmend që më në fund të organizohen protesta pran selisë së Bashkimit Evropian në Paris, në Berlin, Gjenevë, e deri tek Aleati më i ngushtë i Kosovës tek Uashingtoni zyrtar. Këto protesta janë mese të nevojshme dhe besojë se ekziston vullneti dhe gatishmëria e qytetareve tanë në Botë të cilët përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë atdheut. Për ketë ide të veprimit politikë mungon vizioni i institucioneve të Kosovës përkatësisht i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Çdo popull në Botë do të protestonte përmes rrugëve demokratike për ti ndihmuar atdheut për të dalë nga vështirësitë dhe hilet e politikanëve Evropian. Si duket ndasitë që i krijuan partie politike brenda në Kosovë po reflektohen edhe në diasporën tonë. kohën e historisë se lavdishme që nga viti 1990 kur në Kosovë fillojë pluralizmi politikë kur u krijua uniteti i lëvizjes gjithë popullore në krye me Presidentin Ibrahim Rugova degët e Lidhjes Demokratike të cilat u themeluan në qendra të ndryshme të Evropës organizuan me qindra tubime dhe protesta kundër dhunës serbe duke kërkuar nga Qeveritë Evropiane që ta mbrojnë popullin e Kosovës.

Këto organizime të diasporës ishin shumë të suksesshme përmes të cilave Qeveritë dhe Parlamentet e ndryshme të Evropës u informuan për të gjitha rrjedhat dhe ndodhitë e gjendjes në Kosovë. Kjo mënyrë e organizimit është e nevojshme dhe sot, për ti bërë presion Shteteve me ndikim politikë të cilat ende po hezitojnë për ti dhënë qytetareve të Kosovës liberalizimin e vizave, e drejtë kjo Universale për të lëvizur si popujt tjerë të Botës. Ne Shqiptaret e Kosovës duhet të lirohemi nga ndjenja dhe kompleksi i inferioritetit, duke dhënë prova se jemi popull i vjetër dhe kemi histori të pamohueshme me shekuj këtë duhet ti a themi troç edhe institucioneve burokratike të Evropës shterp, e cila me shekuj i ka borxh Shqiptareve kudo që jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat