A po futemi në krizë dhe recesion botëror...!?

Opinione

A po futemi në krizë dhe recesion botëror...!?

Nga: Agron Shabani Më: 29 korrik 2022 Në ora: 21:59
Agron Shabani

Për shkak të imazhit, homazhit ose ceremonialit të saj të llahtarshëm, trishtues ose funeral, vdekja ose morti sipas Soren Kirkërhardit, është gjithëçka tjetër përveç asaj që nuk nuk do ndodhëmi më në jetë, dhe nuk do jemi kurrë më aty (prezetnt) si dikur.

Bota ose civilizimi ynë botërorë, ka kohë që janë futur ose mbërtyer si të thuash në ankth ose depresion të madh nga kriza aktuale në mes Ukrainës dhe Rusisë që po shkakton ethe ose frikë të madhe në vende dhe meridiane të ndryshme gjithandej globit. Duke i vënë botën ose civilizimin tonë-përballë të të fikëti ose një infrakti të përgjithëshëm. Shtoja këtu edhe krizën e shkaktuar nga Covid 19 gjithandej globit.

Bëhet fjalë mbi frikën latente ose permanente mbi ndonjë luftë ose përplasje eventuale në mes SHBA-së (Natos) ose Perëndimit me Rusinë për shkak të Ukrainës, ku nuk përjashtohet edhe përdorimi i armëve nukleare ose atomike. Kjo do nënkuptonte edhe shndërrimin e botës ose planetit tonë në pluhur ose material radioaktiv.

As politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, kolokfiale, seiminarike, elokuente, insubordinuese, intelektuale, komplementare, suplementare, profesionale, intelegjente ose superlative, për çastin ose momentin, nuk kanë si të thuash ndonjë "shkop magjik" ose "uratë të lartë hyjnore" ose profetike për të gjetur formulën konkrete ose adekuate përballë këtyre ekuacionëve ose sfidave globale me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond.

U mor vesh se lufta ose konflikti gjithëmonë e bëjnë hapin me të madh, me të shpejtë dhe me të thellë, se sa politika ose diplomacia.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, përveç karakterit të njohur emocional, sentimental ose historik (në Ukrainë lindi 'Rusia e parë e Kijevit' ose "Kjevskaja Rasija") po zhvillohët edhe për shkaqe dhe motive të ndryshme strategjike, gjeopolitike dhe të tjera.

E sidomos për shkak të rëndësisë së posaçme gjeostratejike ose gjeopolitike të Ukrainës (e sidomos ujdhesës së Krimesë, Donjeckut, Donbasit, Luhansit, ose zonave tjera në Uktainën Lindore përtej lumit Dnjepër, kur rusët pretëndojnë së kanë të drejt në

luftën, gjegjësisht në formulat ose doktrinat e tyre ushtarake (luftarake), strategjike ose gjeopolitike kundër Ukrainës.

Përderisa pjesa Perëndimore ose Ingermanike e Ukrainës, sipas rusëve i takon "kampit (bllokut) ekstrem ose nazi-fashist që duhet pastruar, denacifikuar ose zhdukur tërësisht nga faqia e dheut"! Kështu sëpakut mendojnë pjesa radikale ose ekstremiste e popullit, politikës, ushtrisë ose shtatëmadhorisë ruse.

Kina ndërkaq, duke përfituar nga tensionet ose acarimet e vazhdueshme (sistematike) ose permanente në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë: Vazhdon të bëj sehirë, duke përfituar shumëfish nga përplasjet ose acarimet e vazhdushme brenda "racës së bardhë" me formulën ose doktrinën e njohur "neutrale" ose "izolacioniste""të stilit ose manirit të njohur "tarrakota" të paraqitur ose prezatuar dikur nga Marko Pollo etj.

Regjimi diktatorial dhe despotik në Korenë e Veriut, i kërrcnon vazhdimisht SHBA-së ose Perëndimin me armë ose raketa atomike!

Kinezët e synojnë pushtimin e Taivanit....

Koreja Jugore dhe Japonia kanë hipoteka, averzione, divergjenca dhe diskrepanca të shumëta nga e kaluara. 

Vietnami dhe SHBA-së-gjithashtu.

Kështu që revizionizmi, hegjemonizmi dhe ekspanzionizmi ruso-kinez (me patericat e quajtura Koreja e Veriut, Vietnami, Mongolia, Burma etj.)-ka shënuar pikën kulmore (kulminanante) në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shtoja këtu edhe luftërat ose përplasjet e vazhdueshme të botës arabe ose muslimane me botën e pasur dhe të zhvilluar kristiane ose perëndimore, dhe kështu me radhë që shkojnë në konton ose favorët e Kinës dhe Rusisë.

Cmimi i gasit natyrorë në tregun botërorë ka shënuar rritje ose një ngritje enorme nga 17OO në 235O ose mbi 24OO dollar amerikan në 1OOO metra kubik. Nafta, benzina ose derivatët ose karburantët tjera gjithashtu. Çmimi i rrymës ose enërgjisë elektrike për çastin ose momentin ka shkuar mbi 55O euro për megavat. 

Në shumicën e shtetëve të BE-së, çmimët e gasit dhe derivatëve të tjera, janë dhjetëfishuar. Çmimët e bukës, vajit, mishit, qumështit dhe prodhimëve qumështore, gjithashtu. 

Ndonëse, artikujt e konsumit të përgjitjshëm, pos çmimëve astronomike, kanë njohur reduktime drastike.

Në Gjermani si për shëmbull, Ministri i Finansave dhe Vicekancelari i Gjermanisë, Robert Habeck (i Partisë Ekologjike) në kuadër të "revolucionit të gjelbërt ose ekologjik", pos tjerash ka paralajmëruar mbylljen e termocentraleve të ndryshme nuklerare ose atomike, dhe kthimin e "industrisë klasike" të thengjillit ose qymyrgurit, në pëpunimin ose përfitimin e ngrohjes dhe enërgjisë elektrike së bashku me shumë "reforma ose transformime" të tjera si pasojë e embargos së Gjermanisë ndaj gasit natyrorë dhe derivatëve ose karburantëve tjera me origjinë nga Rusia.

Ndërkohë që roli dhe ndikimi i Gjermanisë në paqën ose përfundimit eventual të luftës në Ukrainë, konsiderohet kruacial ose esencial, për shkak të investimëve dhe interferimëve të shumëta të industrisë (teknologjisë), ekonomisë, bisnesit dhe kapitalit gjerman edhe në Ukrainë, edhe në Rusi. E sidomos në marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme kontinentale dhe interkontinentale.

Dhe, mëqe sipas E. Frommit dhe H. Bergsonit, njerëzit, gjithëmonë do duhej të vdisnin dy herë nga sëmundjet, luftërat, krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive, para se të lindin dhe fillojnë të jetojnë si duhet: Do theksuar në vazhdim se qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, demoniste, reaksionare dhe diabolike, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike, kimike, biologjike, virusale, baktereologjike dhe të tjera: Gjithëmonë janë të interesuara dhe përgatitura për skenare të ndryshme të Xhorxh Orvelit, Kolakovskit etj., në kuader të "mbretërisë së të keqës" ose blasfemisë politike, ekonomike, industriale, teknologjike, kimike, biologjike, bakteorologike etj., ku asnjëherë nuk janë të përjashtuar komploti, shantazhi, sabotazhi, manipulimi ose teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit në kushtët ose rrethanat e rënduara të luftës së rrezikshme ose apokaliptike në Ukrainë dhe pandemisë globale të Covid 19.

Kështu që edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura shkencore (medicionale) dhe humaniste, sikur ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Ndaj, aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese, hulumtuese dhe zbuluese, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e luftërave, formulave ose doktrinave të njohura (panjohura) mjeksore, ushtarake (luftarake), subverzive,  psikologjike, propagandistike etj.

Një digresion:

Siç dihet, idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave ose konfikteve të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Me fjalë tjera, bota ose planeta jonë, mund të futën në një dimër të madh polar (e ndoshta edhe nuklear ose atomik) që nuk e kanë njohur as përjetuar kurrë njerëzimi ose civilizimi ynë.

Ndryshe nga kjo, gjithënjë duke i qëndruar besnik titullit dhe tematikës së këtij shkrimi: Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik,  me emrin "vdekja e zezë" ose "kuga", thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! 

Asokohe (1348-1349 etj.) nga "vdekja e zezë" (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. 

Thuhet se erdhi nga Kina... 

Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: U shfaq papritur mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.

Disa thonë se lufta në Ukrainë dhe "corona virusi" ose "covid 19", mund të shkaktojnë Luftën e Tretë Botërore!?  

Kush e di?!
Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike latente ose permanente, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të emocionëve, instiktëve ose intuitës, ndërsa veprojnë ose reagojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes "luftës dhe vdekjës", ku nuk i dihet dhe s'i besohët më as ditës së nesërme!?

Sipas psikologëve, sociofilozofëve dhe politologëve të specializuar dhe kompetent, në politikën dhe politikëbërjen botërore ose ndërkombtare, sikur nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose "modeleve" të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash "fragmentesh dramatike" nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, e sidomos nga kriza dhe lufta në Ukrainë, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhje të mundshme aksiologjike, linguistike, dialektike, evolutive, empirike, kontemplative, komprehensive, politike, diplomatike, fizike, organike, shkencore ose humaniste me njëra tjetrën.

Sikur nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të "Humanizmit" ose "Renesansës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive. 

A i kanë njerëzimi ose civilizimi ynë ato rezerva?, në fund pashmangshëm sikur shtrohet peytja.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat