Si t'iu besohet serbëve dhe rusëve?!

Opinione

Si t'iu besohet serbëve dhe rusëve?!

Nga: Agron Shabani Më: 1 gusht 2022 Në ora: 18:36
Agron Shabani

1. Tre variante, solucione ose opsione të ndryshme i kanë SHBA-së, NATO- ja ose Perëndimi-përballë ambicieve ose "aspiratave të reja" nacionaliste, hegjemoniste, ekspansioniste, imperiale, kolonialiste, gjysëmkolonialiste ose militariste të Rusisë dhe Serbisë: Cilat janë ato?

E para: Ose t'i invadojnë dhe pushtojnë në mënyrë luftarake ose ushtarake Rusinë dhe Serbinë, duke i burgosur (arrestuar), dënuar ose zhdukur tërësisht nga faqja e dheut forcat e errëta shovinistë, ultra nacionaliste, militariste, hegjemoniste, ekspansioniste , imperialiste, kolonialiste, reaksionare dhe diabolike me seli në Moskë dhe Beograd në emër të stabilitetit, paqes dhe sigurisë botërore! Duke ua konfiskuar madje tërë arsenalin ushtarak ose luftarak, e sidomos armët e shumta nukleare ose atomike në duart e përgjakura të Vlladimir Putinit dhe shtatmadhorisë së tij ushtarake ose luftarake!

E Dyta: Ose t'i viktimizojnë dhe sakrifikojnë shqiptarët e Kosovë së bashku me ukrainasit, gjeorgjianët (gruzianët), moldavët, azerët, armenët, turkmenët, kozakët, uzbekët, myslimanet boshnjak, malaziasit dhe të tjerët në emër të bashkëpunimeve ose "koperimëve të reja" gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera me Rusinë dhe Serbinë mbi kurrizin e thyer ose lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe të shteteve dhe popujve të lartpërmendur!

E treta: Ose, të ngrisin, krijojnë ose projektojnë ngrehina, federata, konfederata ose perandori të reja ruso-sovjetike ose serbo-jugosllave si ish Bashkimi Sovjetik ose Jugosllavia e dikurshme në formë të "Open Ballkanit" ose "minishëngenit ballkanik" apo të ndonjë "BRSS -së të ri: Për t'i kënaqur, ushqyer ose plotësuar kështu orekset, instinktet ose epshet e sëmura, militariste, hegjemoniste, skllavopronare, feudaliste, imperialiste, kolonialiste, violente, infantile dhe patologjike të Rusisë dhe Serbisë!

Duke i çuar duart ose dorëzuar (kapitulluar) tërësisht para "binomit" ose "ekuacionit të panjohur" ushtarak dhe politik të "popujve qiellor" të Rusisë dhe Serbisë!!

2. U mor vesh se ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shembull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqësore ose politike etj.


Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehen të harruar, shpërfillur dhe tradhtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë.

Kjo vetmi shndërrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e dështuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Rasti i "gjykatës speciale", "asociacionit", "demarkacionit" etj.....Argumente të bollshme sa të duash.

3. Nuk duhet harruar dhe injoruar edhe faktin e njohur sipas të cilit: Hipokriti, pasi që i vrau dhe masakroi të dy prindërit e tij, thonë se filloi të kërkonte mëshirën ose lëmoshën e të tjerëve nën parullat ose sloganet e një të ngeluri bonjak ose jetim!

Kosova Martire dhe Heroike vazhdon të marrakotët e përgjumur ose e pafjetur mbi " shtratin" ose "sipërfaqen e mahisur" të dhembjeve, plagëve dhe pezmatimeve të thella fizike, sizmike, skeletore dhe gjenetike të shkaktuara nga serbët dhe armiqtë tjerë shekullorë ose gjakatarë të kombit dhe atdheut tonë.

Njerëzit dhe populli ( kombi) ynë shqiptarë atje ndërkaq, akoma vazhdojnë t´i prekin dhe shijojnë " frutat" e hidhura të një " shteti" dhe pushteti (regjimi) të ndodhur në mes krimit dhe fasadës. Mbase, të një jete të ndodhur diku në mes lirisë së rrezikuar dhe " robërisë së qetë" ! ( ...)

Në sytë e njerëzve dhe popullit tonë atje...Ndërkaq, akoma të freskëta kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të Ferrit të egër serb dhe apokalipsin e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm!

Në Den Hagë "Epoka para gjyqit"....Linja të thella emocionesh dhe tensioni të përgjithshëm që ecin tutje, tutje...!

Diku tjetër ndërkaq (ndoshta) festa, ballo, darka, dolli, kokteje ose "spektakle" të ndryshme politike ose diplomatike që kundërmojnë (kutërbueshëm) erëra të tharta "tradhtish të reja" shtetërore, nacionale, historike ose gjeografike ndaj shqiptarëve- nën "shkëlqimet e feksura" të dritave, shandanëve ose llambadarëve të " praruara" dhe " stolisura" në "stilin" dhe me "finesat" e njohura sllavo-bizantinë.

Puthje (përqafime), qeshje, salutime, dhurata, blatore dhe buqeta lulesh të freskëta për "vëllezërit" serb, rusë, kinez dhe të tjerë që thonë se janë të diskriminuar, kanosur ose rrezikuar nga shqiptarët, kroatët, malaziasit, ukrainasit, tibetasit dhe të tjerët!!

Shih ti....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat