Meta pritet të kurorëzohet me Berishën, për përmbysjen e Ramës!

Opinione

Meta pritet të kurorëzohet me Berishën, për përmbysjen e Ramës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:17
Sherif Ramabaja

Meta kur kërcënohej nga Rama që ta largonte nga posti i presidentit, sepse kërkonte një president normal, kishte punuar në vizionin e tij, që t´i fuzionoj forcat për ta mposhtur Ramën.

Në këtë kohë ishte ende Basha lider i opozitës, po zonja Kryemadhi bashkëshortja e Metës, i maste forcat me PD dhe me Bashën. Kur ajo erdhi në përfundim se me Bashën nuk mund të ishte partnere e barabartë, erdhi duke u distancuar nga ai.

Ky ishte një sinjal për Metën, se duhet të kërkonte aleat dhe partner të tjerë, për t´u bashkuar kundër Ramës.

Me kalimin e kohës gjërat erdhën duke u sqaruar. Berisha e kishte themeluar revolucionin e tij dhe priste kthimin me bujë në politikë. Ai e ngushëllonte veten, shkaku i moshës, kur mundet Biden pse nuk mundem unë.

Bashën se llogariste të denjët. Iu vërsul derisa ia mori kështjellën dhe e drejtoi revolucionin drejt fitoreve të reja. Meta i impresionuar me revolucionin e Berishës e përgatiste trasenë.  Sapo ta përfundonte mandatin, t´i kthehej politikës aktive.

Kushtet u poqën. Berisha përkundër pengesave me Non Gratat nga SHBA dhe Anglia, ndërsa pritet që këtë rrugë ta pasojnë edhe shtete të tjera nga EU, po e vazhdon qëndrimin e tij duke u munduar t´i bind shqiptarët, se ai është e vetmja figurë, që i çliron nga Rama.

Meta këto ditë i sforcoi deklaratat me kritika ndaj Ramës për gjendjen aktuale në Shqipëri dhe llogaritet se ai, me të gjitha forcat do t´i bashkohet revolucionit të Berishës.

Rama sot po mbahet në pushtet vetëm nga partia e vetë PS, ish pasardhësja e Partisë së Punës dhe e diktatorit Hoxha, e cila asnjëherë nuk ka arritur që të reformohej. Llogaritet se pushtetin Ramës ia sigurojnë edhe grupet kriminale që përfitojnë prej tij, po kush do ta përkrahte Berishën, kur Non Grata i rëndon në qafë dhe sa është efektive të pritet diçka nga Meta, i cili nuk ka kurrfarë force politike. Së fundi ai u shpall edhe si ish bashkëpunëtor i SHIKUT, po mbetet të vërtetohet ishte kjo vetëm për njollosjen e figurës së tij, apo ka diçka të vërtetë, që nuk do t´i befasonte shqiptarët.

Lind pyetja, a është shteti amë Shqipëria dhe shqiptarët të dënuar me këto figura politike të diskredituara të cilat do ta udhëheqin shtetin dhe shqiptarët, apo mund të lindin forca të reja politike, të cilat do të mund t´i merrnin fatet e popullit në duar.

Gjendja nuk është më e mirë as në Kosëvë dhe Maqedoni, ku komandantët e luftës të diskredituar në plaçkitjen e pasurisë së Kosovës, do të përpiqen që edhe me djallin të bashkohen, vetëm që ta rrëzojnë qeverinë e Kurtit, për t´i shpëtuar përgjegjësisë.

Ekziston vetëm një mundësi për shpëtimin e shqiptarëve, forcimi i shtetit ligjor ashtu siç po kërkojnë SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare. Kjo reformë e kërkuar, po shtyhet me vite në shtetet shqiptare. Është duke u sabotuar nga ata që kërkojnë kaosin, në mënyrë që të vepronin jashtë sistemit ligjor, sepse ndryshe nuk do të munden që ta ruanin pushtetin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat