UE akoma nuk e kupton poziten e ndermjetsuesit

Opinione

UE akoma nuk e kupton poziten e ndermjetsuesit

Nga: Luz Tomaj Më: 17 gusht 2022 Në ora: 06:11
Luz Tomaj

Vite me radhë, zhvillohet dialogu në mes Serbisë dhe Kosoves. Shtrohet pyetja se, a mos janë të njianshem, subjektiv apo, iu mungon profesionalizmi, njohuria mbi të Drejten ndërkombëtare, nuk e kuptoin se, dialogu konsiderohet dialog vetem në se drejtësia vjen në shprehje.

Ditë më pare, z. Borrell, në cilsi të udhëheqsit të politikes së jashtme të UE, ia dërgova nji E-mail dhe ia përkujtova se, Serbia, deri në vitin 1999, bëri krimin e gjenocidit, në Kosovë, në tegjitha lëmit të cilat I përmban definicioni I krimit të gjenocidit – vrasjeve massive, dhunimeve, shpërnguljes, nen presion, të gjysmes së Kosovarve, nga shtepijat e veta, te cilët strehoheshin në Shqipri, Maqedoni e gjetiu.

Në se UE I mungojnë njohurit historike, atëherë duhet përkujtuar edhe gjenocidet e kryera nga Serbia në v. 1912 dhe në vazhdim, vendimet e qeveris serbe sipas propozimit të Çubrilloviqit – v. 1937, veprimet e Rankoviqit pas Luftes II gjer me 1967 dhe, fundja krimet e Millosheviqit, të cilat, z. Borrell dhe z. Lajcak, edhe duhet me I mbajt në mend.

Insistoi se duhet shtruar edhe pyetja e njianshmeris eventuale. Z. Borrell vjen nga Spanja ndërsa, z. Lajcak nga Sllovakia. Po këto dy shtete nga BE, nuk e kan njohur pavarsin e Kosoves.

Bëhet pyetja se, a nuk e dijn apo nuk duan ta dijnë se ken e kanë përball gjatë dialogut. Presidenti serb – Vuçiq dhe Kryeparlamentari Daçiq, ishin bashkpuntorët më të ngusht të Millosheviqit.

Pretendimet aktuale të Serbisë, janë njisoi sikurse ato në të kaluaren historike. Insiston në Associacion te komunave serbe në Kosovë, të cilat as që e pranojn dhe rrespektojn shtetin e Kosoves. Janë vetizoluar dhe veprojn eksklusivisht sipas udhëzimeve të Beogradit. A nuk e vreni se Serbia pretendon të rrembej Republika serbska nga Bosnja, Malin e Zi dhe Kosoven, pretendon se edhe aty ku gjindet nji serb, duhet te quhet Serbi

Është koha e fundit që UE të kuptoi nji gjë të till dhe të ndryshon qendrimin në Dialog. Në të kundërten, I sygjeroi Kosoves ta rrefuzon ndermjetsimin e UE, t’ia parashtroi Serbisë, sa më pare, kërkesen për kompenzimin e dëmeve të luftes, të informon, në mënyrë detale – Agjencionin për gjenocid pranë OKB, për krimet gjenocidiale të Serbisë, ndaj shqiptarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat