“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo…!”

Opinione

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo…!”

Hasan QYQALLA Nga Hasan QYQALLA Më 20 gusht 2022 Në ora: 07:31
Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviqi u tregua "aktori" më i suksesshëm në postin e kryeministrit të Malit të Zi, por me skenar e regji të Serbisë.

Abazoviqi u ngrit në skenën politike duke mohuar identitetin kombëtar të PËRSONALITETEVE SHQIPTARE, siç është p.sh. Gjergj KASTRIOTI.

Sa fitoi partia e tij (e emëruar kot së koti) dhe u bë pjesë e Parlamentit Të Malit të Zi, ishte vendimi i tij dhe partis së tij se kush do jetë në krye të Qeverisë përkatësisht Kryeministër. Atëkohë përmendte shuma marramendëse parash, kinse i ka ofruar ish lideri i Partisë në pushtet Millo Gjukanoviq.

Por nuk u "shit" Abazoviqi, mbase kishte ngritë çmimin e "kartelës" së paritsë së tij, sipas instrukcioneve të partisë pro-serbe! A ka dyshime, që lozi shumë mirë rolin e "aktorit" Abazoviqi?!

Absolutisht, të gjitha mëdyshjet shkojnë andej. Kjo mbase, strategjia politike serbe gjithëmonë ka investuar në çdo formë për t'ia arritur qëllimeve të tyre. Dyshohet se Abazoviqi, mbante takime të fshehta apo nën tavolinë me komunitetin e shtetin serb. Mbase, nuk ka si të jetë ndryshe matematikisht, kur rrëzon Qeverinë që vetë e solli në pushtet, pastaj lindën "mosmarrëveshje" gjatë qeverisjes me partnerin, dhe arriti të bind opozitën, pas prishjes së koalicionit me SPS-in, për ngritjen e votbesimit ndaj Qeverisë aktuale sipas procedurave normative.

Gjithësesi, zgjuarësia e tij edhe përfiton nga ngashërimi i opozitës dhe euforia e komunitetit të bashkëkombasëve tanë, që ta kemi edhe një Kryeministër shqiptar në Ballkan. Skenari i Serbisë, po realizohej në mënyrën më të mirë të mundshme, gjersa zgjedhja e tij si Kryeministër i Malit të Zi, shpërtheu si "bomba atomike" në Hiroshimë. Të gjitha mediat e shkruara, portalet e televizionet sa nuk dolën jashtë sistemit në "aut" prej ngarkesës me urime, përgëzime, lavdërime, e deri te intervistat në shumë televizione e portale...!

Sikur u bë "hero i shekullit të ri"! Natyrisht, katalogut serb iu përgjigjë besnikërisht, duke kryer misionin që me vite e kishte të hapur Kisha Ortodokse e Malit të Zi me Kishen Orthodokse të Serbisë, që sipas histirianëve Kisha Ortodokse e Malit të Zi daton prej shekujsh. Kjo mosmarrëveshje ishte kthyer në "mollë sherri" mes dy shteteve.

Ishte Kryeministri shqiptar Abazoviq që uli "armët" mes klerit fetar serb e malazez dhe siç njihet tani më, nënshkroi marrëveshjen në dëm dhe disfavor të shtetit që përfaqëson! Ku është llogjika e besimit ndaj Abazoviqit tani!? Serbia realizoi një synim hyjnor prej vitesh, pa e vënë "dorën në zjarr", me nënshkrimin e "haxhi" Qamilit, pardon Abazoviqit. Edhe mu në fundjavë iu kujtua se po bie nga froni i Kryeministrit të Malit të Ti, vetëm se është "shqiptar", ndërkaq klimat e të dy partive më të mëdha në Malin e Zi, janë të njohura tani më edhe për naivët e fundit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat