Kombi shqiptar duhet të flas me një zë të vetëm?

Opinione

Kombi shqiptar duhet të flas me një zë të vetëm?

Nga: Miftar Zagragja Më: 10 shtator 2022 Në ora: 10:10
Miftar Zagragja

Sakrifica dhe flijimi për kombin do të ishte fati më i madh i jetës për të gjitha ata që më të vërtetë e duan dhe e nderojnë atdheun e tyre, në të kundërtën, të qenit shqiptar vetëm në rrafshin deklarativ është një hiçgjë.

Shumë breza shqiptarësh ëndërr të tyre e kanë pasur që, duke i mbrojtur tokat e të parëve të tyre, qoftë me pushkë apo me dije, ta shohin Kombin Shqiptar të përparuar dhe të barabartë me të gjithë popujt e civilizuar dhe të përparuar të Evropës Perëndimore.

Kohëve të fundit, përfaqësuesit politikë- shtetëror të Kosovës, me veprimet e tyre të pamatura po bëjnë lojëra të rrezikshme në kurriz të cenimit dhe dëmtimit të interesave jetike, jo vetëm të Kosovës, por të mbarë Kombit Shqiptar.Takimet të njëpasnjëshme me Serbinë per ballkanin e hapur, duke mos përfillur vullnetin e popullit shumicë të Kosovës, si dhe duke mos e analizuar gjendjen e zbatimit të tyre në terren, po ndikon që problemet vetëm të shtohen e assesi të gjejnë zgjidhje.

Politik-bërësve duhet t’ua bëjmë me dije edhe një herë,se me vendimet e tyre është e lidhur jeta jonë, e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë, por edhe e ardhmja e popujve që jetojnë në Ballkan. Nuk mund të ketë Evropë Juglindore të civilizuar e demokratike,përderisa shumë pjesë të Kombit Shqiptar ende gjenden nën thundrat e pushtuesve shekullorë.

Zotërinj të politikës, Ju duhet që detyrat tuaja t’i realizoni denjësisht, në të kundërtën do të vihet në pikëpyetje e gjitha e ardhmja jonë si shtet dhe si komb. Mendoj se fillet e shumë problemeve gjenden te qëndrimet e pamatura dhe tejet agresive të Deputetve, të cilet duke vepruar kokë më vetë e ka sjellë Kosovën në një rrugë pa kthim, pra në një gjendje jashtëzakonisht të vështirë.

Pse deri më sot, Ju zotri Edi Rama, por as bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk keni e ngritur zërin dhe nuk keni kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë shqiptare së Toplicës, Kurshumlisë, Nishit, Vranjës,Leskocit,...etj.?!

Ju z.Edi Rama, e dini fare mirë se asgjë tjetër nuk u jep fund vuajtjeve tona, asgjë tjetër nuk mund të jetë e pranueshme për vuajtjet dhe mjerimet tona, përveç deklarimit publik të një të vërtete historike.

Z.Edi Rama duhet t’i thoni përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, se ju vini nga vende të lira,prandaj edhe populli ynë e meriton lirinë, në kuptimin e saj të plotë. Mos hezitoni te nderuar! Ju përfaqësoni një popull të lashtë, një popull autokton, andaj, popujt e tillë janë të denjë ta gëzojnë plotësisht lirinë e tyre.

Z.Politikan të Kosovës kujdes me vizatime e rivizatime kufijsh, Ju lutem të keni kujdes të madh që mos ta na përsëriten tragjeditë historike, si ajo e vitit 1913, sepse në të kundërtën ato do të vijnë furishëm dhe vështirë se do t’u bëjmë ballë stuhive të tilla.

Lëshimet historike mund të përmirësohen (kompensohen) vetëm me veprime të matura, sepse vetëm kështu bëhet historia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat