Arsimi në Kosovë po përjeton kataklizëm

Opinione

Arsimi në Kosovë po përjeton kataklizëm

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 shtator 2022 Në ora: 08:07
Adem Bytyçi

 Sa i përkët cilësisë së arsimit jemi në vendin e fundit krahasuar me shtetêt e rajonit.

Në vend që të gjejmë mënyra për ta ngritë cilësinë e arsimit i mbyllem shkollat për rritje rrogash.

Kjo që po ndodhë të ne nuk rastisë të ndodhë në shtetet në të cilat vetëdija nacionale e institucioneve shtetërore dhe atyre sindikale është në nivelin e duhur!

Thua se, nuk e kuptojmë faktin: Për ta rrënuar një komb duhet t'i goditët arsimi, kështu veproi kundër nesh edhe Millosheviqi, edhe pse nuk ia arriti qëllimit.

As kush nuk do të mumd ta imagjinonte, se arsimi te ne pas kaq vitesh çlirim nga Serbia, përsëri do të atakohet si në kohën e Millosheviqit, por kësaj radhe nga vetë ne.

I vetmi popull në rajon jemi që i marrim më shumë se sa i japim shtetit, nëse vazhdojmë me këtë trend asnjëherë nuk do ta kemi një shtet të fuqishëm ekonomikisht, i cili do mund t'ju garantonte një jetë dinjëtoze qytetarëve të vetë.

Nuk ka fuqi mendore dhe as argument tjetër që arsyeton mohimin e të drejtës së fëmijēve për të vijuar shkollimin, kjo nuk do të thotë se punëtorët e arsimit nuk meritojnë të kenë rroga më të larta .

Pas përfundimit të luftës është ditur se do të ketë shumë anomali në arsim, posi që asnjëra qeveri e pasluftës nuk e ka pasur arsimin prioritet, duke mos përashtuar as qeverinë aktuale .

Të gjithë ata që po derdhin lotë krokodili për rrogat e ulta të punëtorëve të arsimit aktualisht, kur ishin në pushtet në vend që të përmirësonin pozitën materiale punëtorëve të arsimit, ngritnin rrogat vetes .

Në vendin tonë koeficijenti i dallimit të rrogave të pushtetarëve dhe katagorive tjera të punëtorëve duke përfshi kêtu edhe punëtorët e arsimit është mzerabël , ky Koeficient duhet të ndryshojë urgjentisht në favor të atyre kategorive të punêtorëve të cilët i kanē rrogatë shumë të ulta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat