Armët që përdoren në Ukrainë ankth per Putinin, disa nga ‘next generation weapon’

Opinione

Armët që përdoren në Ukrainë ankth per Putinin, disa nga ‘next generation weapon’

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 3 tetor 2022 Në ora: 13:08
Armët që përdoren në Ukrainë

Veprimi i fundit rus për rajonet e Ukrainës lindore, tregon shenja se lufta do të vazhdojë me muaj në mos edhe me vite. Andaj, NATO-s do t’i duhet një strategji e re për ta fituar këtë lufte, dhe me këtë strategji duhet të mendoj edhe për armët e reja që s’janë dërguar ende, duke filluar nga Këmbësoria që të pajiset me automjete luftarake me te sofistikuara.Tanket e dhuruara nga Çekia, Sllovakia, dhe Polonia e që janë prodhim rus, në fazën e re duhet të zëvendësohen me “Abrams", tenk amerikan.

Meqenëse, Ukraina është në një pozite të vështirë sepse ajo jo vetëm që duhet të mbrohet por edhe t’i rifitoj territoret e okupuara nga Moska, asaj do ti duhen pajisje moderne të prodhuara nga vendet e NATO-s, gjithënjë sipas eksperteve. Është fati mirë se ushtarët ukrainas i kanë zotëruar  me sukses armët e avancuara nga Perëndimi si: Javelin, Himmars, dhe NLAW (sistem anti-tank) kjo e dyta prodhim britanik si dhe Stinger-in,  Starstreak (sistem portabël) i mbrojtjes ajrore si dhe Switchblade loitering munitions, thonë ekspertët ushtarak amerikan.

Në fazën e re të luftës në Ukrainë do të duhej të bëhen përpjekje që ushtria e Ukrainës të trajnoj si të përdori armatim më të avancuar, dhe me programe trajnuese. Ukraina mund ta fitoj Rusinë thonë ekspertët. Ata mendojnë se për të përdor tanket dhe artilerinë e prodhuar në perëndim merr disa ditë deri në një jave, por trajnimi që zgjat është ai i pilotëve që merr disa muaj, dhe kjo është e nevojshme meqë lufta do të zgjas shumë më gjatë se një program intensiv.

Lituania vetëm se ka pranuar që ti ushtroj ushtarët ukrainas në tokën e saj, dhe pas këtij trajnimi nuk do të duhet të dërgohen ekspertë të perëndimit në Ukrainë pasi ata mund ta bëjnë punën vetë, thonë analistë ushtarak. Ata vazhdojnë të sugjerojnë se armatimi duhet të vazhdoj pa pengesa burokratike ashtu si që është aprovuar edhe nga Kongresi amerikan. Ekspertët mendojnë se Ukrainës momentalisht do t’i duheshin  armë në vlere 30 miliardë me çmim të tregut të sotëm.

Aviacioni: Kontrolli i hapësirës ajrore është çelësi i suksesit për operacione ushtarake, dhe meqenëse Rusia ka superioritet kualitativ dhe kuantitativ në Forcat Ajrore, Ukrainës do t’i duhej të arrij një balancë të forcave me Rusinë në qiellin ukrainas por edhe të zë hapin dhe të marrin iniciativën, thotë media amerikane. Një opsion është që Ukraina të furnizohet me aeroplanë ushtarak F-15 dhe F-16 të SHBA-ve dhe një opsion tjetër është me aeroplanë ushtarak të Evropës, Typhoons.

Por jo vetëm kaq, Mbrojtja Ajrore e Ukrainës është kruciale që të furnizohet me pajisje të avancuara, dhe Ukraina vazhdimisht ka kërkuar të pajiset me sistemin mbrojtës ajror, si me atë amerikan Patriot, dhe atë norvegjez NASAMS, sipas eksperteve.

Armë kundër anijeve, meqë Forcat ruse i kanë vendosur një bllokadë detare Ukrainës duke i shkaktuar humbje të mëdha ekonomike dhe duke pas kontroll në Detin e Zi dhe Detin Azov, megjithatë Ukraina mund të përdori nga toka sistemet anti-anije në mënyrë efektive. Sipas disa informatave Mbretëria e Bashkuar është pajtuar t’i dërgoj Ukrainës raketa  Harpoon anti-anije, prodhim amerikan që do ta balanconte fuqinë detare në Detin e Zi.

Mjetet ajrore pa pilot (UAV), këto sisteme po ashtu do t’ia mohonin superioritetin Rusisë, si që ia mohoi droni turk Bajraktar, por flota Ukrainase po ashtu duhet të pajiset edhe me dronë amerikane MQ-9 Reaper dhe MQ-1 Preditor, pohojnë ekspertë të ndryshëm.

Në vazhdim të luftës do të duhej edhe pajisje me artileri për beteja të pozicionuara, ku artileria luan rol vital, si dhe Sistem i raketave me lansues të shumëfishtë M270 i prodhuar nga SHBA, dhe sistemi raketash i artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142, si dhe tanket dhe mjetet e blinduara të avancuara si M1 Abrams amerikan, Challenger 2 i Britanisë, Lecrec i Francës, apo Leopard 2 gjerman.

Armët e Perëndimit vetëm se kanë luajte një rol të rëndësishëm duke e ndihmuar Armatën ukrainase të ndali ‘blitzkrieg’-un rus, andaj vendet e NATO-s duhet të lëvizin në fazën tjetër të ndihmës së tyre me pajisje ushtarake për Ukrainën, theksohet në një shkrim të disa autorëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat