Kosova ka dështuar në ndërtimin e tri shtyllave të shtetit!...

Opinione

Kosova ka dështuar në ndërtimin e tri shtyllave të shtetit!...

Nga: Ismail Muqiqi Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:50
Ismail Muqiqi

Sistemi i Arsimit, Sistemi Shëndetësor dhe Sistemi i Drejtësisë janë tri shtyllat kryesore të cilat e mbajnë shtetin. Mjerisht po këto tri shtylla nuk arritën asnjëherë që të ndërtohen dhe të zhvillohen në harmoni me nevojat e kohës dhe me kërkesat e qytetareve të cilat u garantohen në Kushtetutën e Republikës. Kësaj radhe po shkruajmë për gjendjen në Sistemin e Arsimit të Kosovës. Më thotë mendja se Sistemi Arsimor ka mbet anash nga Institucionet e shtetit duke u degraduar në të gjitha nivelet. Kjo ka bërë që niveli i cilësisë nëpër institucionet tona shkollore të zbehet duke u klasifikuar si strukturë e anashkaluar nga institucionet e shtetit. Asnjëherë Sistemi i Arsimit nuk kishte prioritet. Hapja e Universiteteve – e Kolegjeve të ndryshme at hok pa Infrastrukturë përkatëse, pa kuadro të kualifikuara, profesionale, pa bazë të mirëfilltë ligjore janë vetëm disa nga dështimet e politikës në Sistemin Arsimor të Kosovës. Degradimin e gjendjes në këtë lami të shoqërisë e bënë me qëllim, ose pa vetëdije njerëzit e partive politike të cilët ishin në krye të institucioneve të shtetit. Këto Universitete apo Kolegje të cilat u hapën pas luftës u shërbyen interesave partiake dhe grupeve të caktuara, politike jo për shkollim të mirëfilltë të gjeneratës së re, por që përmes këtyre filialeve arriten deri tek diplomat Universitare, përmes të cilave arritën te bëjnë karrierë politike duke u kamufluar ndaj vlerave te vërteta. Kjo mënyrë e shkollimit i solli dëme dhe probleme të pariparueshme shoqërisë Kosovare. Kjo bëri që cilësia në nivelet e Arsimit nga Shkolla Fillore deri tek Universiteti të degradohet dhe rrënohet në shkallën më të ulët të nivelit të dijës. Krijimi i mbrapsht i politikave në Sistemin Arsimorë e solli Kosovën në fund të pusit në raport me vendet tjera të Ballkanit dhe Evropës. Duhet theksuar se ky degradim ua hapi derën individëve të cilët përmes nepotizmit arritën të bëhen Profesor ligjërues dhe asistent deri në krye të Universiteteve. Këta njerëz të pa përgaditurë në aspektin arsimorë dhe profesional, duke e ushtruar veprimtarinë e tyre nëpër institucionet shkollore po thuajse kudo e rrënuan etikën e profilit të personalitetit të mësimdhënësit të vërtetë. Politika kadrovike e partive nuk u ndal vetëm me kaq por ajo vazhdoj agjendën edhe në Shkollat Fillore, duke emëruar drejtor politikë, me libreza partiake. Duke i njohur një numër të drejtoreve nëpër shkollat tona, dhe nivelin e dijes, përgatitje profesionale, dhe autoritetin ne rrethin ku jetojnë më thotë mendja se nuk mund të shpresojmë se do të përmirësohet gjendja e përgjithshme në cilësinë e Arsimit kudo në Kosovë. Vite me radhë Sistemi i Arsimit në Kosovë ka mbetur i pa reformuar. Mjerisht Parlamenti i Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse për zhvillimin e Arsimit nuk e pamë të rrugës që të angazhohen për përmirësimin e gjendjes në këtë lami. Sot Kosova ka Shkolla Fillore me planë programe të cilat nuk garantojnë perspektivë për profilizimin e gjeneratës së re. Kosova sot nuk ka politikë të mirëfilltë në përgatitjen dhe shkollimin e kuadrave profesionale të cilat i duhen ekonomisë dhe industrisë, ashtu si i kanë vendet tjera të rajonit. Andaj është koha e fundit që Parlamenti i brishtë i Kosovës bashkë me institucionet përkatëse që mirën me çështjen e zhvillimit të Arsimit ta shtrojnë ne rend dite debatin e mirëfilltë për një reformë rrejncore, duke e formuar një këshillë kombëtarë i cili do të përbëjë nga ekspertët e shkencave të ndryshme që nga Shkolla Fillore deri tek niveli Universitarë. Patjetër institucionet shkollore duhet të lirohen sa më parë nga individët të cilët rastësisht përmes dyerve të politikës kanë depërtuar nëpër shkollat tona e të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin, etikën dhe nivelin moral dhe profesional për ti arsimuar dhe edukuar gjeneratat e reja. Është iluzion që cilësia në Sistemin e Arsimit të shkojë përpara pa mbikëqyrjen profesionale të punëtorëve të Arsimit nga ana e mekanizmave të këshillave pedagogjike të inspektorëve të Arsimit të cilët koha po tregon se janë të domosdoshëm ta monitorojnë procesin arsimor dhe edukativ në të gjitha shkollat dhe institucionet e Arsimit në Kosovë. Kush nuk i beson këtij vështrimi do ta lexojë monografinë për punën edukativo arsimore të ish Shkollës Normale të Prishtinës e cila ishte e nivelit të akademisë të një shteti të zhvilluar!...    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat