Idoli im, idoli yt, vlera e lirisë në ankand!

Opinione

Idoli im, idoli yt, vlera e lirisë në ankand!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Përballja me të vërtetën, për vlerat e kombit dhe lirinë që gëzojmë, peshohet sa për sy e faqe dhe vetëm në vigjilje të festave kombëtare.
Partitë e politikës ditore nuk kan kohë, sepse janë në kërkim të flamurtarit t’lirisë dhe sakrificës?

Duan me çdo kusht t’a identifikojnë me vetëveten!

E kërkojnë te vetëvetja por por nuk e gjejnë dot, pa shkelë mbi tjetrin, e djeshmja e tyre nuk është në harmoni me të sotmen, interesi dhe lakmia ua ka verbue sytë dhe mendjen!

Kjo përkujdesje e shëmtuar, ky kërkim është n’rrugë pa krye, dhe drejtë një fushe të minuar nga kjo mendje e krisur!
Sa mirë bashkëpunojnë grupet e politikës kur e gjejnë interesin personal dhe partiak, por nuk gjejnë kurrajo dhe mund për të ardhmen e kombit, përparimin, harmoninë shtetërore dhe shqiptarinë!

Vlerat e kombit shqiptarë, si një tërsi e botëkuptimeve mbarëshqiptare, prehen në qetësi!

Të madhërishmit e shqiptarisë, muarën me vete dhembjen, sakrificën dhe idealet e kombit, por amaneti i tyre mbeti në karantinë!

Nuk del dot nga aty, përderisa vlerave tona kombëtare, vetëm emri u lakohet për interesa të ngushta lokale dhe partiake!

Sot nuk bëhesh trim dhe as hero kur përulesh ose nuk përkulesh përpara ndonjërit lapidar të kombëtarëve tanë!

Politikan jo se jo!

I madhë bëhesh kur e vazhdon dhe përparon rrugëtimin e tyre.

Si kan fytyrë të kërkojnë votën, rreshtimin dhe përvetësimin e masës për kohën e kryer, kur të tashmen nuk e respektojmë?

Vlera e lirisë ka mbërri në ankand publik!
Nuk n’a duhet sepse s’jemi mësue n’liri!
Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat