Koha e fundit për esullim dhe ndërgjegjësim nacional!

Opinione

Koha e fundit për esullim dhe ndërgjegjësim nacional!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:54
Fatmir Bajraj

Dje na vrisnin armiqët tanë, me pas na vrisnin me dorën e zgjatur të tyre, derisa sot vrasim vetën, efekti është i njëjtë; dëmtimi i rëndë i qenjës kombëtare, dallon vetëm dora, arsyet dhe qellimi!

Tragjedia jonë nacionale në tri pamje :

Imazhi i parë:

Jo shumë moti, ish APJ, i kthente n'arkivole ushtarët shqiptar të vrarë nga nacional-shovenizmi serbo-sllav dhe regjimi kriminal i kasapit të Ballkanit, kryekrimineli Sllobodan Millosheviq, për ta dëmtuar qeniën tonë kombëtare dhe mbajtë n'robëri Kosovën dhe shqiptarët!

Imazhi i dytë:

Pas invadimit triumfalist të NATO-së, dhe çlirimit të Kosovës duke larguar përgjithmonë "çizmen" serbe nga Kosova me 12 qershor 1999, vrasjet e veprimtarëve & atdhetarëve të shquar, ushtarëve të lirisë dhe komandantëve me nam vazhduan, por jo nga Serbia, por nga dorë e zgjatur e saj për motive pushteti dhe kapitalizim të meritave për luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës.

Edhe kjo ishte në sherbim të armikut shekullor serb dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit, bazuar në memorandumet e ASHA të Serbisë për zhdukjën dhe shfarosjen e shqiptarëve!

Imazhi i tretë:

Sot vrasim bijën, motren, gruan tonë për motive të ulëta & ç'njerëzore, si pasojë e një mëndësie të mykur mesjetare dhe anakronike, shoqëruar me sjellje sadiste dhe akte makabre kriminale mbi gjininë e pambrojtur nga institucionet, shoqëria dhe vet shteti!

Kështu përmbushet n'plotëni synimi strategjik i armikut tonë shekullor serbo-sllav dhe memorandumet serbe nga "Naqertanja" e Garashaninit e deri të "Gebelsi" i Millosheviqit, presidenti serb, Aleksandër Vuqiq.

Mbi të gjitha, arrihet të dëmtohet qenja-gruaja shqiptare, e cila për shkak të aftësisë natyrore për lindje ishte halë në sy e anti-shqiptarit të egër, Vasa Qubrilloviq me të cilën ky i fundit kishte humbur "luftën"!

Nga tragjedia e parë, na ndihmuan fortë aletatët tanë që të shpetojmë nga ma e keqja, por nga dy perspektivat pasuese, zor se mund t'na shpetoj njeri, derisa vrasim vetën me dorën tonë.

Derisa kështu si jemi dhe si funksionojmë, nuk ndihmojmë vetën por bëjmë të kundërtën, atëherë praktikisht bëjmë punën e djallit dhe argatin  armiqëve tanë të përbetuar.

Image
Krimet serbe
Image
Krimet serbe
Image
Krimet serbe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat