A janë vajet e opozitës shqiptare për mikun apo armikun?

Opinione

A janë vajet e opozitës shqiptare për mikun apo armikun?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

T’a diagnostifikosh vetëveten me diçka krejt të përkryer për shetin dhe kombin, dhe në të njëjtën kohë të i bësh argatin Serbisë së Vuçiqit, kjo nuk kuptohet nga askush, kjo është hutia vetë edhe për ndërkombëtarët, dhe shqiptarët që e duan Shqipërinë dhe Kosovën.

Ec e bjeri në fije këtij lamshi të dredhur e të përdredhur në këto vitet e demokracisë!

Është e mundëshme që në këtë drejtim të kësaj ç’mendie për pushtet të shtyhesh tinëzisht nga një presion i disa faktorëve të egoizmit personal, të cilët mjegullojnë paraprakisht të vërtetën për shtetin me shëmtinë e grykësisë!

Këto veprime të turpshme të egoizmit, e dominuan edhe votën e lirë dhe përbaltën shtetin dhe kombin!
Vërtetë është hall i madhë të ndjehesh i përkryer, i pa gabueshëm, i fortë dhe i pasur! Vequri këto të cilat të bëjnë të ndjehesh me krahë edhe ndaj demokracisë!

Pasuria, është diagnoza e vërtetë e sëmundjes e cila rrëmben krenarinë për shtetin. Opozitës së djeshme i shëmbëllen pozita e sotme me këto sëmundje të trashëguara!

Mungesa permanente e llupës së kontrollit shtetëror për të gjurmuar pasurinë e fituar pa djersë për njerëzit e politikës, vazhdon nëpër të gjitha qeveritë!
Pra, keqpërdoruesit e pushtetit nga ish pushtetet, të cilat dergjen sot në opozitën e Kosovës dhe të Shqipërisë janë në hall. Problemi është se si të rrjeshtohen nesër në Tiranë, përpara tubimit të vendeve Europës.

Ata në Shqipëri duket sikur i duartrokasin të keqes së shtetit, kurse këta tanët në Kosovë nuk zgjedhin mjete për të shantazhue pushtetin e Albinit!
Mosmarrëveshjet e shqiptarëve për të vërtetën e shqiptarisë edhe në këtë datë shpalosin të vërtetën e kaosit ndërshqiptar!
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat