Për Angelo Michaele Ristuccia - komandant i KFOR-it në Kosovë

Opinione

Për Angelo Michaele Ristuccia - komandant i KFOR-it në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:51
Rexhep Torte

-Fajtorë për përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës janë Serbia hegjemoniste dhe Rusia ekspansioniste, e jo Kosova dhe shqiptarët.

I nderuari general Angelo Michaele Ristuccia - Komandant i KFOR-it në Kosovë, tensionet në Veri të Kosovës eliminohen vetëm me neutralizimin, paralizimin dhe zhbërjen e strukturave paralele serbe, bandave kriminale serbe, si edhe me zhbërjen e agjenteve serbë dhe rusë të instaluar nga Serbia hegjemoniste në Veri të Kosovës.

Këtë mund ta realizojë vetëm policia e Kosovës e ndihmuar nga KFOR-i, EULEX-I dhe nga FSK-ja, duke u vendosur në vendet e caktuara në Veri të Kosovës ku ndodhen këto grupe kriminale dhe agjentura serbo-ruse.

I nderuari general Angelo Michaele Ristuccia, e lexova me kujdes intervistën tuaj dhënë për “Euronews Serbia”, të transmetuar më datë 7 dhjetor 2022, në WEB faqen e “Bota Sot” të mediumit më prestigjoz dhe të pavarur mbarë shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër.

I nxitur nga kjo intervistë, unë nga pozicioni i përvojës dhe moshë s’ime 78 vjeçare, ku më shumë se gjysëm shekulli kam kaluar në gazetari investigativ, fillimisht po jua bëj një pyetje: Vënieni dorën në zemër dhe mendoni, si do të silleshit ndaj Serbisë agresore gjenocidale, po qe se Serbia gjenocidale do t’i kishte kryer ndaj familjes T’uaj, apo ndaj kombit T’uaj vrasjet dhe masakrat e afër 15 mijë njerëzve të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të fëmijëve duke pi qumqsht në gjoksin e nënës.

Po qe se Serbia kriminale, do t’i kishte dhunuar në mënyrën më shtazarake 20 mijë motra tuaja të pafajshhme.

Po qe se Serbia kriminale, do t’i kishte rrëmbyer nga shtëpitë 1643 njerëz të pafajshëm, fati i të cilëve nde nuk është zbardhur.

Po qe se Serbia kriminale, ta kishte bërë shkrumb e hi vendin tuaj, siç e bëri Kosovën në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

Pas 23 viteve nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale në Kosovë, kriminelët serbë nuik e kanë dalë para ligjit dhe nuk e kanë marrë dënimin e merituar për krimet e bëra, por përkundrazi kriminelët serbë në Serbi emërohen në poste udhëheqëse.

Tashmë edhe pas 23 viteve nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale në Kosovë, kriminelët Aleksandër Vuçiq -President i Serbisë dhe Ivica Daçiq- ministër i Jashtëm i Serbisë, që të dy bashëkpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, në vend që të jenë prapa grilave në Gjykatën Speciale për krimet e Luftës në Hagë, ata e udhëheqin Serbinë e sotme me idetë e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, duke synuar ripushtimin ose copëtimin e Kosovës tashmë shtet i lirë dhe i pavarur.

I nderuari general Angelo Michaele Ristuccia, unë duke e njohur historinë e gjenezës së kombit tim shqiptar të cilit i takoj, me përgjegjësi maksimale morale e njerëzore Ju them se në historine e kombit shqiptar nuk mund të gjeni as edhe një fakt që shqiptarët të kenë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Përkundrazi në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në konferencën e Ambasadorëve në Londër 1920, padrejtësisht për t’ia plotësuar Serbisë kriminale orekset hegjemonite, më shumë se gjysma e trojeve shqiptare dhe e kombit shqiptar, pa vullnetin e tyre mbetën jashtë Shqipërisë amë, dhe sot Shqipëria e ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Duke e njohur në thelb gjenezën e serbëve, po ju them se serbët janë popull pa identitet, janë mbeturinë e hordhive të egra të ardhura në Ballkan nga Karpatet.

Serbët gjatë tërë histirisë së tyre i kanë sulmuar popujt e tjetë me luftëra, masakrime dhe dëbime për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë, dhe më së shumti i kanë sulmuar dhe okupuar trojet e kombit shqiptar, që është komb autokton në Ballkan.

Nuk ekziston asnjë periudhë në historinë e serbëve që të mos kenë nxitur dhe filluar luftëra të përgjakshme okupuese.

Kjo u dëshmua edhe në fundshekullin e 20-të kur krimineli Sllobodan Millosheviq me doktrinën e tij “kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm”, i shkaktoi luiftërat gjenocidale, në Kroaci, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbët nuk janë trima siç po dëshirojnë të tregohen, arta janë frikacakë dhe e njohin vetëm gjuhën e forcës, këtë e dëshmon fakti se vetëm frikacaku kërcënon me agresivitet dhe me luftë.

I nderuari general Angelo Michaele Ristuccia, ju vetë jeni i pranishëm në veri të Kosovës dhe e shikoni që po proteston pakica serbe duke bllokuar rrugët, duke sulmuar me armë policinë e Kosovës, e cila përpiqet për sundimin e ligjit dhe për luftimn e grupeve kriminle dhe të kontrabandës, ose siç e patë edhe vetë djegien e automjeteve dhe të pronave të serbëve të cilët i vendosën targat legjitime RKS në automjetet e tyre.

Kjo pakicë serbe i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë të garantuara me Kushtetutën demokratike të Kosovës.

Kjo palicë serbe tashmë 23 vite nuk po i paguan energjinë elektrike dhe ujin që i shfrytëzon, e që dhjetëra miliona euro paguhen nga buxhti i taksapaguesve të Kosovës.

Dialogu skandaloz Kosovë-Serbi

Kanë kaluar 11 vite që në Bruksel po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, i shoqërur me favorizinm të Serbisë kriminale dhe me shantazhim të Kosovës viktimë.

Kjo ka fillur me pro serbët Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, dhe aktualisht me Joseph Borell e Miroslav Lajçak, pro serbë të dëshmuar, të cilët gjithmonë po e fajësojnë Kosovën konstruktive, dhe asnjëherë nuk e fajësojnë Serbinë kriminale dhe pro ruse.

Insistimi i Josep Borrellit-Shefit për Politikë të Jashtme në BE, i Miroslv Lajçakut- emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe i Gabriel Escobarit- të dëguarit Special të SHBA-ve për Ballknin Perëndimor, që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave serbe, që është kërkesë e kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe e Serbisë kriminale, e favorizon tërësisht Serbinë kriminale, e cila synon që përmes Asociacionit ta dëmtojë dhe ta mbajë nën kthetra funksionimin e shtetit të Kosovës, ngjashëm siç po vepron Republika Serpska në Bosnjë-Hercegovinë.

Themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Veri të Kosovës, don të thotë depërtim direkt i Serbisë dhe i Rusisë kriminale në Kosovën pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.

Serbinë e diciplinojnë vetëm sanksionet dhe gjuha e forcës

SHBA, BE dhe NATO duhet të angazhohen për zhbërjen dhe arratisjen nga Veriu i Kosovës të strukturave paralele, të grupeve kriminale, të kontrabandistëve serbë dhe agjentëve serbë e rusë që i ka instaluar Serbia kriminale, e jo ta kushtëzojnë padrejtësisht Kosovën.

Christopher Hill- ambasadori i SHBA-ve në Beograd dhe Jeffrey Hanevier-ambaadori i SHBA-ve në Prishtinë, për fat të keq janë bërë propagandues të kërkësave të Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës viktimë.

Ambasadorin Cristopher Hill dhe ambasadorin Jeffrey Hanevier, nuk i dëgjuam, asnjëherë ta kritikojnë Serbinë kriminale për asgjë, as edhe për ndërtimin e kolonive serbe në pronat e shqiptarëve në veri të Kosovës, ku në shtëpi të reja e të mobiluara dhe me një pagë mujore pa punuar asgjë po vendosin serbë që kurrë më parë nuk kanë banuar në Kosovë

Edhe pse e dinë shumë mirë se pas çlirimint dhe pavarësimit të Kosovës grupet kriminale në veri të Kosovës me vrasje e dhunë i dëbuan më shumë se 14 mijë shqiptarë autoktonë, të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

I nderuari general Angelo Michaele Ristuccia, Serbia kriminale mund të detyrohet vetëm me sanksione dhe forcë që të kthehet kah Perëndimi dhe NATO, ndërsa me butësi e ledhatime, Serbia kriminale nuk do ta braktisë Rusinë kriminale dhe nëse në Rusi mbetëm edhe një rus i vetëm.

Shqiptarët në Ballkan duke i llogaritur edhe shqiptarët që Serbia kriminale i dëboi në Turqi, bëhen 12 milionë shqiptarë, dhe se edhe për shqiptarët ekziston pika e vlimit, që do të shpërthejë si vullkan i fuqishëm në mbrojtje të dinjitëtit si komb fisnik, paqedashë dhe autokton në Ballkan.

Serbisë kriminale pa marrë parasysh armatosjen dhe kërcënimet ndaj Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, po t’ia heqish hungarëzt e Vojvodinës, shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshëvës, i mbesin shumë pak erbë për të luftuar siç mendon Serbia kriminale hegjemoniste dhe krimineli hegjemonist Aleksandër Vuçiq, dhe se ky do të jetë edhe fundi i Serbisë kriminale që po kanoset me armatimin rus e kinez dhe me luftë.

Këtë duhet ta kenë parasysh SHBA-të, BE-ja e NATO, e jo t’i shkojnë pas politikës së Serbisë kriminale dhe të Rusisë kriminale.

Angelo Michaele Ristuccia- komandanti i KFOR-it në Kosovë, në intervistën dhënë për “Euronews Serbia”, veë tjerash theksoi se, “Kjo është një përvojë sfiduese për mua për shkak të mamdatit të fortë dhe kompleksitetit të detyrave që i ka KFOR-i. Komuniteti dhe aktorët në këtë fushë janë heterogjenë që kanë interest e tyre që ndonjëherë mbivendosen. Komplekse për shkak të tensioneve që lindin ndonjëherë në popullatë.

Përbushja e detyrae të KFOR-it, don të thotë të igurojë mjedis të sigurtë dhe të kontribuojë në lirinë e lëvizje në mbarë Kosovën.

Situata është shumë kompleke sepse në veri njerëzit dolën nga institucionet që çuan në një vakum dhe njerëzit ndjejnë pasiguri dhe frikë në këtë moment.

Mendoj se ka një retorikë të panevojshme nga të dyja palët që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në këtë situatë. Kjo nuk shërben në zvillimin e dialogut dhe arritjen e rezultateve. Ftoj palët që të shmangin çdo lloj deklarate që mund të çojë në përshkallëzim.

KFOR-i është përfshirë në takime me të gjithë aktorët për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të krijur bazë për diplomatët dhe politkanët për të zhvilluar dialog, për të siguruar një të ardhme për të gjithë njerëzit në Kosovë”, deklaroi general Ristuccia.

I nderuari general Angelo Michaele Ristuccia, Serbia kriminale Kosovën e ka pasë okupuar dhe Kosova u çlirua falë luftëtarëve të UÇK-së, ku ranë dëshmorë 2000 luftëtarë trima, dhe falë sulmeve ajrore të caqeve serbe në Serbi, Kosovë dhe në Malin e Zi.

Serbia sot në Veriun e Kosovës po i pëdorën të njejtat metoda siç i pëdorte ish krimineli Sllobodan Millosheviq në vitet e 90-ta rë shekullit të 20-të, me frikwsimin dhe këcënimin e serbëve të Kosovës që të shkojnë të protestojnë në Beograd, se gjoja janë të kërcënuar nga shqiptarët, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë.

Kjo dëshmon se për tensionimin e situates në Veri të Kosvës janë të vetmit fajtorë grupet kriminale serbe të organizuara dhe të mbeshtetura nga Beogradi, e jo Kosova e cila e mbron ligjin dhe Kushtetutën e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat