Atdheut po i paraqitet sërish rreziku!

Opinione

Atdheut po i paraqitet sërish rreziku!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 11 janar 2023 Në ora: 09:45
Skënder Mulliqi

Sikur për disa njerëz nuk kemi çka të rrëfejmë për të mirë. Nëse dikujt ia rrahim kokën më qekan, më qëllim që ai të lënë budallëkun, ai e shton budallakun edhe më shumë!

Kjo është logjikë e mjerë, që po na mbytë që shumë kohë, nga kategoritë e caktuara të njerëzve të politikës, biznesit, të mediave të shkruara dhe elektronike…Mos t’ju mundojë më shumë lexues të nderuar, më medimet që nuk na duhen. Jetën publike shumë e kanë ‘grabitë” të padijshmit, materialistët, lumpen intelektualët e injorantët, të cilët po na “dhunojnë “ trurin e shëndoshë.

Detyra morale e qytetarëve është të bëhën pjesë e jetës shoqërore dhe politike , për ta bërë këtë jetë shumë më të mirë. Sikur po na mungon logjika dhe brenga për fatin tonë! Nese flasim për moralin qytetarë, shumë është tretuar.

Mjaftë gjatë na kanë ngre për hunde gjysmë të arsimuarit, që pa dijen na kanë shitur për etikë! Mjaftë gjatë dëgjuam gjuhë të pa artikuluar, dëgjuam veprime qorre…!Gati të besojmë edhe atë se toka nuk është si globi, por është si pllakë!

Bukur shumë hymë në vallen e banaliteteve që na i servirën për shumë vite. Është koha e zgjimit për të gjithë. Daullet po binë për të gjithë ata që kanë vesh dhe sy, por edhe dy fije mend në kokë! Të luftojmë që të ndihemi shumë më mirë…!Të luftojmë o njerëz që të mbrojmë tokën tonë nga armiqët serbosllavë…! Atdheut po i paraqitet sërish rreziku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat