Pas Vuçiqit konferencë shtypi organizoi edhe Daçiq

Opinione

Pas Vuçiqit konferencë shtypi organizoi edhe Daçiq

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:46
Sherif Ramabaja

Të dashura media të lira të Serbisë dhe ndërkombëtare. Të dashur mysafir dhe diplomat të akredituar në Serbi. Sot ndjej kënaqësinë t´ua prezantoi suksesin e arritshëm të qeverisë sonë.

 Kurti dhe qeveria e tij, por po thuaj e tërë Kosova tallej mbi pretendimet e Vuçiqit dhe Bërnabiç – kës mbi tërheqjet e njohjeve dhe deklaratën e Interpolit mbi Kosovën. Si çdo herë Kurti pa turp kur janë në pyetje Vuçiq dhe Bërnabiç – ka, ishte munduar t´i demantonte paraqitjet e tyre, duke u munduar që t´ua merrte fytyrën, gjoja mbi gënjeshtrat e tyre.

Daçiq që njihet si zëdhënës i kryekriminelit Miloseviq, dora e djathtë e Putinit të vogël (Vuçiqit), apo siç e quajnë Anonymous, fashist dhe kukulla e Putinit, me pompozitet e kishte thirrur këtë konferencë shtypi.

Krejt kjo ishte organizuar me shpejtësi, pasi para mediave dhe botës Vuçiqit dhe Bërnabiç – kës u kishte shkuar fytyra, duke u dal gënjeshtrat fushës për dritë.

Daçiq që në qarqet politike dhe diplomatike provinciale njihet edhe si i vetëquajtur këngëtar, pasi duke ua fshirë trurin, me ëndje i argëtonte Thaçin e Ramën, duhej ta shpëtonte shefin e tij nga ky turp.

 Shpejt e shpejt ishte angazhuar dhe pasi kishte marr kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Togos zotin Robert Dyssey, e kishte ftuar fluturimthi për vizitë në Beograd.

Ministri Dyssey kishte reaguar, por Daçiq i kishte bërë presion mbi bizneset e dyshimta dhe ai sa mbyllë dhe hap sytë, kishte arritur në kryeqytetin serb.

Shkurt ia kishte rrëfyer ngjarjen dhe ia kishte përgatitur shkrimin e shkurtë se çka duhej të deklaronte.

Pasi gjithçka ishte gati Daçiq i lumtur i kishte ftuar mjetet e informimit, qendrat televizive, Ambasadorët e Quintit, përfaqësuesit e EU, përfaqësuesin e SHBA, përfaqësuesin e NATOS, ambasadorin rus etj.

Së pari fjalën e kishte marr Daçiq duke i përshëndetur të pranishmit. Sot kemi rastin që t´ua shpalosim një të vërtetë të madhe mbi Serbinë dhe popullin serb, deklaronte me krenari.

Para dy ditësh makineria e Albin Kurtit e demantonte shefin tim dhe kryetarin e Serbisë Vuçiq si dhe kryeministren Bërnabiç – kën si manipulues dhe gënjeshtar, mbi tërheqjet e njohjeve mbi Kosovën.

Por sot unë në këtë rast të drejtpërdrejtë para tërë botës, po ua dëshmojmë se të gjitha ato që i ka thënë Vuçiq dhe Bërnabiç – ka janë të vërteta.

Tash unë do ua prezantoi mysafirin tonë Ministrin e Punëve të Jashtme nga Togo, zotin Dyssey i cili me fjalën e vetë do të dëshmoi se ky shtet, e ka tërhequr njohjen mbi Kosovën. Ne po dëshmojmë edhe një herë se jemi serioz në punën tonë dhe këtë e dëshmojmë edhe me fakte.

Zoti Dyssey e keni fjalën i tha Daçiq mysafirit nga Togo. Përshëndetje, tha Dyssey i shqetësuar.

Unë ndodhem për vizitë në kryeqendrën e Vendeve të Painkuadruara në Beograd. Unë i falënderoi miqtë tanë për këtë pritje shembullore dhe derisa jam për vizitë këtu, po e shfrytëzoi rastin t´u njoftoi se shteti im Togo, e përkrah një Serbi të bashkuar.

Gazetarët pas përfundimit të fjalisë së ministrit Dyssey filluan të vërshojnë me pyetje, po Daçiq ndërhyri dhe nuk lejonte kurrfarë pyetjesh, e mos të flitej për përgjigje.

Njëra nga pyetjet që vërshoi ishte: çka do të thotë një Serbi e bashkuar dhe çka përfshinë.

Një tjetër pyetje blic ishte: Serbia e bashkuar, a do të thotë – bota serbe.

Tjetra po ashtu që u dëgjua: Serbia e bashkuar, a e përfshinë Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën serbe në Bosnje.

Edhe një pyetje që u regjistrua nga kamerat televizive: ku ndodhen dhe ku përfundojnë kufijtë e Serbisë së bashkuar.

Për çudi u dëgjua edhe një gazetar shqiptar i cili ia drejtoi një pyetje Vuçiqit: Zoti Vuçiq, pse po manipuloni dhe po bëni propagandë. Ja ku e kam deklaratën tuaj kur keni deklaruar në vitin 2019 se Togo, qysh atëherë e ka tërhequr njohjen.

Daçiq e shpejtoi hapin edhe më shumë, mysafirit të tij ia hodhi dorën krahëve dhe me shpejtësi u larguan nga vendi.

Kështu pra përfundoi konferenca e shtypit, që pretendohej se e shpëtonte fytyrën e Vuçiqit dhe Bërnabiç – kës. Në realitet nuk u kuptua, ua shpëtonte fytyrën, apo turpëroheshin  edhe më shumë, po të tillët janë mësuar me këtë.

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat