Kimete Berisha e asociacionuara e pakicës serbe në Mitrovicë

Opinione

Kimete Berisha e asociacionuara e pakicës serbe në Mitrovicë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:51
Sulejman Mehazi

Opinionistja e mirënjohur Kimete Berisha në një shkrim të para disa ditëve thotë se "Pushteti m'i mori edhe shokët!", për fatin e saj të keq Kimete Berisha ka mbetur pa shokë e vetmuar kuku qyqe për shkak pushtetit të Albin Kurtit.

Mos u mërzit e dashur Kim se nuk je e vetmuar i ke me vete Prontot, vetëm se të janë larguar të mençurit dhe të guximshmit e Albin Kurtit që politikisht i rri në lule të ballit Vuçiqit, kurse ty të përkrahin plaçkaxhinjtë të korruptuarit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, bile të duartrokasin edhe serbët e veriut dhe të Vuçiqit për shrimet tua kundër Albin Kurtit.

E pyesim Kimete Berishën se pse kishte shumë shokë, shoqe e miq atëherë kur pushtetin e kishin Prontot, kurse tani me Kurtin Kimi i ka humbur shokët?, mos vallë Kimi i ka humbur shokët për shkak shkrimeve të prapshta, të palogjikshme e të pa arsyeshme?

Mos Kimit i pengon intelegjenca e përtejme dhe e jashtëzakonshme e kryeministrit të Kosovës Kurtit dhe shpreh xhelozi intelektuale ndaj tij dhe Vjosa Osmanit?, mos ndoshta Kimi mendon se duke kritikuar intelegjencën politike të Kurtit do përmbysë pushtetin e LVV-së për t'u bërë e madhe ajo para analfabetëve politikë të Prontove që zhvatën shtetin pamëshirshëm, po dhe shkonin sipas qejfit të presidentit të Serbisë Vuçiqit për  asociacionet puro serbe të qytetit të Mitrovicës së Kim Berishës. Kujdes Kim Berisha se do mbetesh e asociacionuara e pakicës serbe në Mitrovicë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat