Daçiqi me gojën plot dialog për përfitime në dëm të Kosovës!

Opinione

Daçiqi me gojën plot dialog për përfitime në dëm të Kosovës!

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 24 janar 2023 Në ora: 00:45
Gani I. Mehmeti

Daçiq, sonte tregoi realitetin se çka duan në Serbi në dialogun me Kosovën. Sonte ka qenë real në fjalën e tij, prej kur e mbaj mend në politikë. Sonte e pranoi se Kosova nuk është serbe. Sonte ai tregoi se dialogu i tyre me Kosovën nuk është asgjë tjetër, përveç një plaçkë, sikur në treg, të marrësh sa më shumë dhe sa më lirë, merr sa të mundesh. Ai shikon interesin kombëtar e shtetëror serb me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm!

Ky është shkaku i dialogut të Serbisë me Kosovën, jo se nuk kanë të drejta serbët në Kosovë, që janë më të avansuarit nga pakicat në botë.

Le të tregojë dikush se çfarë të drejtash e lirish kanë më shumë serbët në Serbi e që iu mungon serbëve në Kosovë!

Pra, jo se Kosova ka qenë ndonjëherë serbe, siç kanë trumpetuar e trumpetojnë ende nëpër zyret evropiane, pse iu shkohet fjala e iu plotësohen kërkesat.

As se serbët në Kosovë janë të rrezikuar, edhe pse nuk respektojnë shtetin ku jetojnë, edhe pse kanë bërë krime e bëjnë edhe tani. Ata mbajnë vetëm flamujt serbë, jo edhe të Kosovës, pse nuk e njohin shtetin e Kosovs dhe asgjë, askush nuk ua thotë asnjë fjalë.

Në anën tjetër, Vuçiqi që i dirigjon kriminelët, pse edhe vet është i tillë, trajtohet si konstruktiv, pse ka Rusinë dhe armatimin që e ka marrë prej saj dhe prej Kinës, pse është bërë fuqi baroti në Ballkan.

Pse, lufta e tretë botërore, nëse nuk ka nisur, mund të niset me Kosovën, ose, duhet thënë krejt siç kërkojnë serbët e Kosovës përmes Serbisë.

Ja ajo çka tha Daçiq:

“Dua të theksoj edhe një herë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

Sigurisht, në të gjitha këto duhet të merren të gjitha aspektet, duke pasur parasysh edhe interesat tona kombëtare edhe shtetërore, por edhe për të ardhmen e vendit tonë, si të arrihet një zgjidhje kompromisi me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm”, u tha Daçiç gazetarëve, shkruan Euronews Serbia.

Pra, nuk i intereson dëmitimi i Kosovës me atë çka do të fitonte Serbia prej saj, vetëm ajo të ketë përfitime sa më të mëdha.

SHBA dhe BE, merrni këto seriozisht, se Kosova është e vogël të japë territor qoftë sot, qoftë nesër, përmes asociacionit. Prandaj, eleminojeni Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përndryshe, mbajeni mend se, Serbia do të kërkojë edhe referendum për bashkimine komunave në veri të Kosovës me Serbinë, e ju do t’ia aprovoni, me çka do ta dmtoni shumë Kosovën. SHBA dhe BE, përse heshtni e nuk i ktheni shqiptarët e ndjekur nga Mitrovica veriore, pse nën tytat dhe përcjelljen e mbrojtjen e KFOR-it serbët realizuan ndjekjen e tyre.

SHBA dhe BE, përse heshtni atëherë për shqiptarët në Serbi ndaj të cilëve bëhet krim, diskriminim e ndiqen me qëllim që të shpërngulen. Mos i mbyllni syt përpara realitetit fatkeq të tyre në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat