Lule Grenelli, çfarë therre Gabrielli

Opinione

Lule Grenelli, çfarë therre Gabrielli

Nga: Dedë Preqi Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:27
Dedë Preqi

Nuk duhet ne shqiptarët ta humbim durimin dhe të abuzojmë me fjalorin tonë, duke përdorë emitime, apo etiketime për njerëzit që po mundohen të na ndihmojnë dhe ti zgjedhin problemet tona, apo të gjejnë një zgjidhje për çështjet tona, në veçanti ato probleme që ekzistojnë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku përveq BE-së, janë të angazhuara edhe SHBA-të, të cilët përmes emisarëve të vet të posaqëm që i kanë caktuar për Ballkanin, përkushtim dhe konsideratë të veçantë kanë ndaj Kosovës, në zgjidhjen e problemeve të saj, që kanë me Serbinë.

Prandaj, nuk mund të thëmi se për ne, do të ishte më i mirë, apo më i keq njëri apo tjetri, dhe të thëmi, « lule Grenelli, çfarë therre do me dalë Gabrielli » , apo anasjelltas, por në fillim, pa një keqkuptim dhe nënçmim ndaj popullit dhe shtetit Amerikan, të cilët duhet ti çmojmë deri në shpirt, si popullin dhe shtetin më të preferuar në botë, dhe më të cilët jemi dhe mbetëmi në miqësi të përhershme me këtë popull miqësor e fisnik, i cili në kohëra të nevojshme dhe më të vështira e kemi pasë pranë në çdo rrethanë.

Shumë herë flasim pa lidhje dhe për çështje tejet të ndieshme, por edhe të pa këndshme, kur bëhët fjalë për njerëzit e shtetit dhe të politikës amerikane, që të bejmë një dallim dhe krahasim në mes tyre, por si gjithmonë i kemi pasë në krahun tonë, në veçanti kur janë cënuar apo kërkuar të drejtat e shqiptarëve në Konferencat e rëndësishme ndërkombëtare, amerikanët ishin të parët që na ndihmuan, të cilët do i kemi miqë të përhershëm, jo vetëm atëherë kur duhet të na ndihmojnë, siq thotë një fjalë popullore kur duhet ta « thyej» kokën dikush për ne, por edhe në momente tjera në jetën normale.

Në këto rrethana në të cilat po kalon sot Kosova, edhe mbas një përplasje dhe lufte tragjike me Serbinë, populli dhe shteti i këtij vendi po përballet akoma me pasojat e kësaj lufte, e cila po e rëndon dhe po e lëndon kohën që po vjen, si një e ardhme e frikshme nga problemet që po prodhon e përditshmja ndaj këtij populli, i cili në vend që të merret me mirëqenjen dhe jetën e vet normale, i imponohet të përballet me të kundërtën e saj, sepse po i lëkundet stabiliteti dhe po i kërcënohet liria e integriteti nga i njëjti armik, që dje e masakroi dhe e dëboi nga trolli i vet stërgjyshor, vetëm me ndihmën e fuqisë Amerikane, së bashku me forcat e NATO-s, ky popupull i shpëtoi edhe asgjësimit.

E pa mundur që mos ta hedhim vështrimin në kohën e pas luftës dhe mundësia që të thëmi diçka për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, para së gjithash me rëndësi është paqja dhe marrëdhëniet e ndërsjella në mes këtyre dy vedeve, në mënyrë që liria dhe demokracia në mes palëve të dominojë dhe të vihet në veprim me seriozitet dhe me vendimmarrje të rëndësishme, duke pranuar gabimet dhe tragjeditë e shkaktuara ndaj njëra-tjetres, poashtu edhe « kërkimfalja », do të jepte shembullin më të mirë për palën dëmtuese dhe për agresorin, që të krojohet hapësira e lirë në të cilën njeriu mund të jetojë në paqë dhe me dinjitet.

Mirëpo, nëse do të afroheshin njëra dhe tjetra, apo me njëri-tjetrin, shenjat treguese të Serbisë, janë shumë largë, dhe aq largë, sa që Serbia, nuk dallon me kohën e Millosheviqit, nëse do të shqyrtoheshin veprimet dhe sjelljet arrogante të Vuçiqit dhe qeverisë së Serbisë, ndaj shtetit të Kosovës, me format denigruese e shantazuese ndaj shtetit të Kosovës, e cila po e përdor Listen serbe, në organizimet e qytetarëve serb të veriut dhe si vegla, për t’a destabilizuar Kosovën.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj, nga njëra anë afirmohet një ekzistencë e pavarur e shtetit të Kosovës, e shkëputur nga ndikimet e drejtpërdrejta të së kaluarës së hidhur dhe ai i fundit nga regjimi serb, ndërsa nga ana tjetër shohim përditë pengesa dhe prigje të pa kalueshme, që po i fut Serbia, në rrugë, duke e penguar Kosovën dhe shtetin e saj në çdo hap të integrimeve dhe formave tjera zhvillimore të këtij vendi, që ta minimizojë me çdo kusht shtetësinë e saj, që qon edhe në ndarje të këtij vendi, siq është e planifikuar përmes themelimit të Asociacionit një etnik të komunave me shumicë serbe.

Shteti demokratik i Kosovës, është duke ndjekur vetëm rrugët paqësore dhe miqësore, me çdo vend të rajonit e botës, por edhe në raport me Serbinë, më në fund nuk ka rrugë tjetër, vetëm të përballet me forcat e veta intelektuale e politike, të cilat janë ato që janë, që do ti shkriente deri në fund apo deri në më të voglin e vet për të drejtat e veta, por nuk ka fuqi ushtarake dhe teknike të përballet me agresorin Serbi, dhe asnjë agresor tjetër, dhe mbështetja e saj e vetëme në SHBA-të, të cilat janë alfa dhe omega e gjithë të ardhmës së këtij vendi dhe shteti, që të ekzistojë dhe të qëndrojë në këmbët e veta dhe mos të nëpërkëbët, apo të bie nën thundrën e agresorit Serbi.

Është e ditur dhe e kuptueshme fare mirë se edhe pa Evropën dhe angazhimin e saj, Kosova, nuk mundet të merr oksigjen dhe të jetojë e lirë dhe pa të cilën nuk mundet të bëhët shoqëri e lirë e demokratike, poashtu dhe integrimi i saj në një mjedis shoqëror e të civilizuar, siq është BE-ja, ku si shtet i pa varur dhe i integruar, do të formësohet dhe avansohet më tutje në integrimet tjera, sikur që është edhe NATO-ja, e cila do ia zgjidhte të gjitha problemet sa i përketë sigurisë dhe ruajtjes së integritetit teritorial të saj.

Natyrisht se ka edhe forma negative nga emisarët që dërgohen nga BE-ja, por edhe nga SHBA-të, si mungesë angazhimi dhe respekti, pa përgjegjësi pune dhe anashkalim të çështjeve me rëndësi, që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve nacionale e të tjera, por duket se ka edhe shumë diçka pozitive, sidomos te përfaqësuesit e shtetit amerikan, të cilët nuk e lënë pas dore çështjen e Kosovës, pa i dalë deri në fund, dhe është më se qartë se udhëheqja e kryetarit Baiden, është e përkushtuar dhe në dispozicion sikur më parë, këtë e ka jo vetëm nga eksperienca, por nga vullneti dhe nga tradita e këtij vendi.

Prandaj, edhe z.Gabriell Eskobar, si përfaqësues i shtetit amerikan dhe i dërguari posaqëm për Ballkanin perëndimor, këto ditë vizitoi Kosovën, së bashku me emisarin e BE-së, Llajçak, dhe dy përfaqësues të tjerë, njëri nga Franca dhe tjetri nga….të cilët po mbledhin informacione dhe po holumtojnë të shikojnë rrugën më të mirë në zgjidhjen e e problemit në mes këtyre dy vendeve, dhe sipas tyre, duke potencuar se propozimi « franko-gjerman » do të ishte rruga më mirë dhe më e përshtatshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe drejtë një paqëje të qëndrueshme.

Z.Gabriell Eskobar, ndër të tjera tha, bashkësia ndërkombëtare kërkon nga të dyja palët një marrëveshje të qëndrueshme, dhe nga Kosova, të kryej detyrimet e saj, për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe nëse kryeministri Kurti, nuk do të pajtohet me këtë, Kosova është e pajtur për një çështje të tillë, dhe ne do ta bëjmë, duke gjetur partner të tjerë…

Dhe lind pyetja, se cilët janë ata partnerë të tjerë, që do të bëhën partner të pajtimit të kësaj çështje shumë problematike, ndër të tjera po dihet se, partneri i parë është Vuçiqi dhe Serbia, ndërsa partnerët tjerë janë opozita e Kosovës, e cila vetë kjo opozitë e sotme në krye me PDK dhe LDK, përmes përfaqësuesve të saj nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët e nënshkruajnë një marrëveshje e tillë që e lejon themelimin e këtij Asociacioni të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, pa miratimin dhe pëlqimin e popullit të këtij vendi.

Duke marrë parasysh një Asociacion një etnik serb në Kosovë, ku shumica e popullit shqiptarë në Kosovë, është e shqetësuar për një çështje të tillë, që mund ta rrezikojë të ardhmën e këtij shteti, dhe në këtë rast mjaftë të ndieshëm të vihet populli dhe shteti përpara një opsioni vendimtar, sikur do të thotë, « merre me detyrim », por jo me vullnet dhe me miratim, që nuk e ka domethënjën e natyrshme, duke ditur se kjo sjellje nuk është realiste dhe një e arritur, që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve, apo pajtimin dhe të shpëtohet nga konfliktet dhe mosmarrëveshjet e mundshme, apo si një dukuri mbi të cilën duhet të ndërtohet ekzistenca e ardhshme, kjo më shumë do ta dëmtonte një shoqëri të tillë se do të ia zgjidhte problemet, duke pasë parasysh biografinë dhe historinë e këtij popullit, të kaluarën e tij me plot konflikte dhe lufta të pa drejta e gjenocidiale ndaj popujve tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat