Kush po cakton temat për çka të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë

Opinione

Kush po cakton temat për çka të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: Gani Mehmeti Më: 25 janar 2023 Në ora: 10:59
Gani Mehmeti

Me bashkëbiseduesin, a shkohet në dialog me vija të kuqe?

Me vetë përcaktimin e vijave të kuqe nga Vuçiq para disa ditëve dhe Daçiq sot, del se dikush është duke i përkrahur këta se në çka të nguilin këmbë që të mos pranojn dhe çka të kërkojnë, kur dihet mirë shkalla e jhegjemonizmit të serbëve ndaj tokave shqiptare.

Më 13 janar 2023 shkruan REL: Vuçiq e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, se për shtetin e tij çdo formë e njohjes formale apo joformale e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara paraqesin “vija të kuqe”.

A do të thoë kjo se Serbia nuk do ta njohë Kosovën? Dhe, për deri sa Serbia nuk e njeh Kosovën, a mund të ketë normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve, kur Serbia pretwendon në ndarjen e Kosovës, që deri atëherë edhe nuk do ta njohë Kosovën.

A ishte një provokim dhe një sfidim I Vuçiqit nda BE dhe ndaj vetë SHBA, kur këtë ia thotë në gojë Këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, në Beograd 12 janar 2022, ndërsa Chollet nuk reagon fare ndaj këtyre vijave të kuqe të Vuçiqit, dhe sërish, Vuçiqi konsiderohet si tepër konstruktiv në dialog nga emisarët e BE, Lajçak e Borell, tani edhe nga SHBA=të.

Pas Vuçiqit, lajmërohet edhe Daçiq:

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha në Bruksel se gjatë diskutimeve me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ua ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të mos kontestohet.

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq, raporton Tanjug. – shkruan BOTA SOT.

Këtu nuk ka nevojë për koment. Deri sa Serbisë i lejohen VIJAT E KUQE, përse Kosova nuk paska të drejtë. Derisa, Serbia pengon Kosovën të jetë shtet, përse Kosova të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, përse kjo nuk paska të drejtën e sajë të vë VIJA TË KUQE?

Dhe, nëse ndërmjetësuesit, bashkë me BE dhe SHBA, pranojnë kërkesat e papranueshme, aq më keq edhe VIJAT E KUQE të Serbisë, a ka kuptim dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ?

SHBA dhe BE, zgjohuni nga amullia, kujdes në kërkesat e Serbisë në dëm të Kosovës, se po kthehet atje ku ka qenë, me ndihmën tuaj, në realizimin e qëllimeve të saja ndaj Kosovës.

Urgjentisht duhet të kërkohet që Serbia ta largojë nga Kushtetuta e saj Kosovën.

Më në fund, këto të dyja do të ishin VIJA TË KUQE të KOSOVËS ndaj Serbisë:

Heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë e saj, dhe

Mosformimi i ASOCIACIONIT të komunave me shumicë serbe.

Apo, mos u shitën ndlrmjetësuesit e bisedimeve tek Serbia. Këtu ka diçka, se janë tepr të njëanshëm dhe të dëmsjhëm për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat