Stop reklamat, emisionet dhe programet televizive që promovojnë shthurje morale

Opinione

Stop reklamat, emisionet dhe programet televizive që promovojnë shthurje morale

Nga: Skënder Kapiti Më: 31 janar 2023 Në ora: 12:10
Skënder Kapiti

Ju televizionet me programet që i servirni si “programe  te famshme” si “emisione të famshme”, si emisionet me te “pëlqyera e ndjekura “, si persona VIP “të famshëm” me injorancë të famshme  në fakt jini të tilla te “famshme”sepse “të famshëm” u bën juve dhe personazhet VIP tuaj promovimi i atyre veseve,  antivlerave dhe të asaj antikulture që mjerisht ka jo pak njerëz  që kënaqen, dëfrehen  dhe i shikojnë, i “votojnë” dhe  i duatrokasin ato,   por   që moralitetit, dinjitetit dhe intelektit normal njerëzor u shkaktojnë stres, neveri dhe vjellje shpirtërore pasi janë emisione e programe  boshe që orientojnë mbrapsht dhe shtrembër.

Ju televizionet  qe emetoni  programe amorale, vulgare, të pështira, të paturpshme e të ndotura, fallco e mashtruese, coroditëse ,injorante e të korruptuara ku domnojnë argëtimi, papërgjegjshmëria dhe jeta bosh e pa parime morale  jeni bërë pararojë që po i shërbeni degradimit të personalitetit, dinjitetit dhe moralitetit njerezor; ju po i shërbeni degjenerimit, prishjes dhe kalbëzimit  të familjes, shoqërisë dhe brezit të ri.Ju dhe emisionet e programet tuaja promovoni antivlerat me qëllim për të shkatërruar vlerat; promovoni mashtrimet dhe falsitetet kundër moralit dhe  dukjen mashtruese; promovoni pisllëkun kundër ndershmërisë e pastërtisë; promovoni edukimin dhe këndvështrimin e shtrembër kundër edukimit pozitiv, moral e fetar; ju promovoni dhe modeloni modelin e VIP-ave injorantë, banalë, hipokritë, mashtrues, të paskrupullt, antisocial a dehuman; emisione që fabrikoni paturpësinë dhe propagandoni një kulturë e sjellje  negative, të zhveshur shpirtërisht, moralisht dhe me edukatën e lakuriqësisë nxisni tradhtinë bashkëshortore, bashkëjetesën   dhe divorcin; emisione   të pa vlerë, antikulturë dhe të antitrashëgimisë së vyer njerëzore e kombëtare.Ju apo me sakt disa prej jush me anë të propagandës dhe emisioneve që emëtoni   qëllimisht injoroni dhe përjashtoni meritën, talentin, dhuntinë, profesionalizmin, ndërshmërinë, patriotizmin dhe kombëtarizmin e vërtetë dhe virtytin  sepse në televizionet dhe programet  tuaja militantojnë dhe  delitantojnë injoranca, halabakëria, mashtrimi, arroganca, hipokrizia dhe sponsorët e bartësit e tyre  që mbështesin,  përcjellin e fjalojnë zhurmshëm dhe banalshëm me opinione, fjalë,këngë,humor me  xheste e veprime skandaloze, imorale  e banale.

Shpresoj që publiku i shëndëtshëm moralisht e kombëtarisht t’i bojkotojë dhe  t’u kundërvihet këtyre televizioneve e programeve të tilla; uroj që publiku të mos ua mbushë sallat, të mos mashtrohet dhe as mos t’u dhurojë këtyre programeve e sharlatanëve duartrokitje, madhështi dhe as “statusin” e personazheve VIP.Ju ftoj në një pjesmarrje kolektive për të kufizuar dhe ndaluar përhapjen e këtyre të këqijave për ta ruajtur moralitetin njerzor.Shikoni se cfarë dëmesh publike e kombëtare të zor-riparueshme që që po i shkaktohen  shoqërisë; shikoni dhe dëgjoni se si fëmijët dhe rinia e shkollave: në shkollë , në rrugë dhe nëpër ambjete familjare e sociale shikoni se si po  imitojnë këta  VIP-a “artistësish” banalë të televizioneve; shikoni  se si vishen, se si dhe se cfarë fjalori banal përdorin; shikoni se ku po degradon respekti ndaj prindërve,  ndaj familjes;shikoni se cfarë këta modele fallsoVIP-ash që prodhon televizioni , shikoni se cfarë  ata të vetëkënaqur propagandojne si  sjellje, si shije  dhe si kulturë  harbuti, korrupsioni dhe interesi të korruptuar; me fjalët e fjalorin, me    dukjen dhe pamjen mashtruese të famës së bukurisë lakuriqe dhe artificiale. Këto jane disa televizione , por jo vetëm ata ,por te tilla ka edhe gazeta dhe kjo sepse të  tilla janë edhe  politika, pushteti dhe shteti i korrupsionit dhe i antidrejtësisë në shërbim të të ciëvë janë mediat si ortakë kundër publikut të shëndetshëm e patriotik, kundër  interesave të tij, kundër ndershmërisë dhe drejtësisë, kundër etikës dhe moralit, kundër te drejtës dhe të vërtetës. Me kalimin e kohës mëkatarëve mediatikë do t’u kthjellohet e pishmanohet ndërgjegja se   cfarë bëjnë, pasi pasojat e këtyre mëkateve ata do t’i pësojnë më shumë se kushdo tjetër.

”Triumfi” mediatik i kesi lloj fame  do jetë shumë i shkurtër dhe fundi do jetë i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë, ndërsa vepërmirët mbesin  në kujtesë dhe përkujtohen në histori sepse shëmbulli i atyre që bëjnë sjellje e  vepra të mira është vlerë, virtyt dhe dobi.E keqja është e lehtë dhe  largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat