Kosovë, nxjerri sytë vetvetes dhe ec përpara

Opinione

Kosovë, nxjerri sytë vetvetes dhe ec përpara

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Atëherë, kush do n’a mbajë për krahu?

Nëse një shtet nuk ratifikon një marrëveshje ndërkombëtare, në thelb nuk është i detyruar të ndjekë marrëveshjen. Serbia i është përmbajtë këtij parimi në raport me Kosovën!

Asnjë marrëveshje deri më sot nuk është ratifikue në parlamentin e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë, Kosova “detyrohet” për diçka të tillë!

Arsyeja pse Serbia funksionon kështu është për shkak të parimit të sovranitetit, dhe qëllimit se nuk bisedon me një shtet sovran!

Si mund të quhen për neve, detyrime të obligueshme ndërkombëtare, përderisa nuk jemi anëtare e Kombeve të Bashkuara!

Sot dhe dje, ato që jemi duke ndëgjue dhe duke i lexua në media të shkruara dhe elektronike, për qështjen e komunave të banuara me serb në Kosovën tonë, është një hop me top, pa kapërcyer lumin!

Arsyetimi i detyrimit është se, SHBA-të garantojnë “sikurse për Dejtonin e Bosnjës” për të cilin garancion jemi të vetëdijshëm!

Kjo është friga, dhe skepticizmi ndaj të pa besëve sllav!
Loja, peshku në det, tigani në zjarr, është vetëm një dëshirë subjektive!
Pse,trumbetohet në favor të kësaj kërkese t’përbindëshit, thuaja se, Serbia është ajo që dirigjon kërkesat e politikës globale në emër të amerikanëve dhe Europës?

Për të arsyetue këtë ledhatim, ishte dashtë me qenë Serbia në NATO dhe në Europën e Bashkuar!

Ishte dashtë me qenë në anën e atyre që dënojnë gjenocidin dhe krimin!

Ishte dashtë me qenë pionier i paqes dhe mirëqenjes në Ballkan!

Ishte dashtë me qenë në anën e të gjitha atyre kombeve që vuajnë nga diktatura dhe hegjemonia! Ishte dashtë me qenë kulmi i demokracisë ndërkombëtare! Ishte dashtë me qenë një nga solidarizuesit më të mëdhenjë për Ukrainën!

Politika e Serbisë është një kërmë e vërtetë e cila kundërmon nëpër tanë Ballkanin dhe më gjerë!

Ajo është Rusia e Putinit e cila mëton të kthejë mbrapa rrotën e historisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat