Nuk janë vetëm kundër Xhafer Devës, janë edhe kundër Ibrahim Rugovës!

Opinione

Nuk janë vetëm kundër Xhafer Devës, janë edhe kundër Ibrahim Rugovës!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:21
Autori Prof. Dr. Enver Bytyçi

Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj, ia hoqi emrin e Ibrahim Rugoves një rruge kryesore të Tiranes! Në vend të emrit te Rugoves ai riktheu emrin e kohës së qoftë largëtit, "4 shkurti"! Me një gur ai u përpoq të vras dy armiqtë e komunizmit dhe dy burrat me të shquar të dijes, kulturës dhe nacionalizmit shqiptar:

1. Ibrahim Rugovën, këtë gjeni të shqiptarizmit, emri i të cilit ishte në rrugën kryesore të Tiranës dhe

2. Xhafer Devën, të akuzuar nga komunistët e dikurshëm e këta të sotmit si vrasës të asaj që ata e quajnë "masakër" e 4 shkurtit!

Ibrahim Rugova është simboli i nacionalizmit modern shqiptar. Ështe njeriu që mundi dhe demaskoi propagandën anti-shqiptare të Serbisë. Ai është personaliteti që pati vizionin, kurajën dhe trimërinë të projektojë Kosovën e lirë, demokratike e të pavarur. Ibrahim Rugova ishte i vetmi shkrimtar dhe politikan i Kosovës që injoroi nderimin e diktatorit Hoxha, gjate vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1991. Këto nuk ia falin atij rilindasit e komunizmit dhe të mafias në Shqipëri.

Xhafer Deven e akuzojne se "bashkepunoi me gjermanët"! Dhe kush? Ata që bashkëpunuan me Titon, Rankoviçin dhe Stalinin kundër Kosovës si dhe këta që ndjekin pikë për pikë këto aleanca të dikurshme! E akuzojnë së "bëri masakrën e 4 shkurtit"! Madje kanë caktuar edhe nje shifër të viktimave, 84 veta. Por emrat e tyre kurrë nuk i bënë të njohur! Kurrë nuk i nderuan familjet e këtyre viktimave, sepse nuk ekzistojne kaq shumë. Ndoshta një e dhjeta e tyre. Edhe ata në shenje hakmarrjeje për aktet terroriste te komunisteve të kohes së luftës së Dyte Botërore.

Xhafer Deva në fakt ishte atdhetar, patriot, nacionalist, organizator i Lidhjes se Dyte të Prizrenit! Ishte ideatori i bashkimit të Kosoves me Shqiperinë. Prandaj dhe e denigruan dhe vazhdojnë ta denigrojnë pa limit!

Rilindasit do ta çojne Shqiperine në situaten e viteve 1943-1945, kur baballarët e tyre bënë luftën civile kundër shqiptarëve në Shqipërinë e Veriut dhe atyre të Kosovës. Rilindësit janë të gatshëm që për të ruajtur lidhjet e vjetra me Serbinë e Rankoviçit të bëjnë gjithçka për ta ndihmuar Aleksander Vuçiqin. Rilindësit janë të gatshëm të nderojnë çdo terrorist, por jo edhe dijëtarët, vizionarët, ideatorët dhe guximtarët e nacionalizmit shqiptar! Për rilindësit si Erion Veliaj, Edi Rama dhe të tjerë, nacionalizmi e ka emrin atdhe, komb, territor, liri, nder, familje. Ndaj janë kundër këtyre koncepteve. Perversiteti dhe lufta kundër principeve të nacionalizmit është ideja, mendimi dhe veprimi i tyre!

Kësisoj mos prisni nga keta bastardë të ardhur prej bastardizmit të nderojnë dhe respektojnë figurat gjigande të popullit e kombit shqiptar. Prej Mehdi e Mit'hat Frasherit, prej Xhafer Deves e Mustafa Krujes e deri te Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat