Një luftë eventuale në Kosovë, nuk do të ishte e izoluar!!

Opinione

Një luftë eventuale në Kosovë, nuk do të ishte e izoluar!!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 15:42
Skënder Mulliqi

Vitet e 90-ta të shekullit të kaluar shënuan  fillimin dhe fundin e Jugosllavisë  të Titos.U shpërbe më dhunë nga Serbia më shumë viktima  në njerëz dhe të mira materjale, një krijesë artificale, e cila qëndrojë në këmb të qelqta për afër 50 vite.Kjo krizë e viteve të 90-ta sikur po na përseritet.

Serbia sërish po tenton të kthehet në Kosovë ,përmës luftës të cilën njehërë e humbi më shqiptarët në vitin 1999.Nese atëherë kishim luftë mbrenda territorit të ish-Jugosllavisë, një luftë eventuale e re në Kosovë, nuk është e mundur të jetë e izoluar.Nuk ka mundësi të jetë konflikt i kontrolluar i armatosur, siq po thojnë disa ekspertë ushtarak.Lufta e re do të pëfshinte mbarë rajonin e Ballkanit.Në këtë kontest edhe janë duke punuar më të madhe, diktarorët Putin dhe Vuqiq.

Mali i Zi që shumë kohë po kërcënohet nga politikat radikale serbe , kështu edhe BH-ja, përmes Millorad Dodikut të Republika Serpska, i cili në mënyrë përmanente po kërcënon më shkëputje, duke u bazuar në forcën e Rusisë dhe të Serbisë.Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët , po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës.Po tentojnë të fitojnë territore të reja përmës Asociacionit të komunave në shumicë serbe.Dhe,këtë e dimë të gjithë neve, por edhe Serbia së nuk do të ndodhë më kurrë pushtimi i tokave shqiptare.Serbisë dhe Rusisë shumë po ju ngutet të përfitojnë  në rajonin e Ballkanit , duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë.Po tentojnë hapazi të frikësojnë jo vetëm shqiptarët por edhe  mbarë bashkësinë ndërkomnëtare.

Këto janë logjika të ndyta  serbasllave nga të cilat nuk po heqin dorë edhe pas së shumë vitësh të shtegtimit të Kosovës në liri dhe pavarësi.Në këtë situatë të krijuar lufte nga Rusia dhe Serbia, neve duhet ruajtur qetësinë, por edhe të ndërtojmë unitetin që nuk po e kemi në momentet më të rëndësishme historike, siq jemi edhe tash.Shqiptarët nuk do të lejojnë më  të janë mish për top.Nese, lufta na imponhet së natyrisht luftën nuk e dëshiron askush, atëherë nuk na mbëtet asgjë tjetër veq të mbrohemi.

Shteti i Kosovës nese dikush ka dyshime, do  të jetë i vendosur në mbrojtjën e integritetit dhe sovranitetit, duke mos lejuar një tjetër Republika Serpska edhe në Kosovë, e cila për fat të keq po në imponohet …!Të jemi të vendosur që mos të lejojmë kurrë më aksione ushtarake  të “  Tokës së Djegur” por tash jo nga krimineli,Sllobodan Millosheviq, por nga pasardhësi i tij në pushtet, Aleksander Vuqiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat