25 vite nga Epopeja e Familjes Jashari!

Opinione

25 vite nga Epopeja e Familjes Jashari!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 5 mars 2023 Në ora: 10:24
Adem Jashari

Qerek-shekulli, nga qëndresa heroike e familjës emblematike  të Shaban Jasharit nga Prekazi legjendar kundër armikut shekullor serbo-sllav, në një përballje dhëmb për dhëmb deri n'frymën e fundit dhe rënjës epike n'alltarin e lirisë.

Qerek-shekulli pas:

Jo Epopeja e UÇK-së, por Epopeja e familjës Jashari, e Shaban Jasharit me të bijtë; Hamzën e Ademin, me gra e burra të familjës, me nipa e mbesa!

Levizja e jonë nacionale për liri & pavarësi në krye me presidentin historik Rugova, ishte ngjizje binomike e të dy krahëve të aktivizmit & rezistencës kundër armikut shekullor serb; rezistenca paqësore-aktive politike dhe ajo e armatosur, si vazhdim i politikës me mjete të dhunës por imediate.

Familja Jashari ishte një familje me një histori të ndritshme dhe me taban kombëtar në luftë kundër pushtuesve të huaj në të gjitha përiudhat e rënda dhe të errëta për kombin dhe atdheun e robëruar, dhe e tillë mbeti sot e gjithë ditën, duke dhënë provat me bindëse në ndjenjën e atdhedashurisë dhe sakrificës sublime, vlera këto të trasheguara e t'përcjella breza pas brezi!

Komandanti legjendar, Adem Jashari, babai i tij, Shabani, si dhe Hamza, ishin institucionalistë dhe me bindje të djathtë politike, dhe vetëkuptohet, ishin kundër ideve majtiste-komuniste dëmet e së ciles i kishte vuajtur populli shqiptar në ish Jugosllavinë titiste dhe dhe me theks të veqantë, Serbisë Rankoviqiste dhe Millosheviqiane.

Adem Jashari, sikurse edhe Hamza e bab Shabani ishin ushtarë të Republikës së Kosovës, pra ushtarë të atdheut me Komandant Suprem, Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, të cilin, jo vetëm e respektonin, por edhe e vlersonin & çmonin deri në admirim!

Rënja e Ademit, pasoj rënjën e Zahirit dhe i parapriu asaj të Saliut, tre këta themelues dhe themeltarë të rezistencës së armatosur në kuadër të levizjës sonë nacionale për liri & pavarësi, tani heronjë të Kosovës!

Adem Jashari kurrë  nuk ishte antar i LPK-së dhe as i UÇK-së, pra kurrë nuk kishte në uniformën e Tij emblemë të UÇK-së, të dizajnuar nga ata të cilët abuzuan me rënjën e Ademit & familje, ata të cilët e sabotuan dhe i'a ndaluan edhe fondet e destinuara për rezistëncë dhe në fund, abuzojnë duke e quajtur komandant legjendar të UÇK-së, për të përvetësuar dhe keqpërdorë rezistencën, meritat dhe emrin e Tij dhe të familjës së Tij zulmëmadhe!

Komandanti legjendar, Adem Jashari, kurrë nuk ishte pjesë e strukturave "politike & luftarake" të LPK-së, dhe aq më pak të ishte subordinuar hierarkisë se strukturave të tilla klandestine, të cilat nuk njihnin Republikën e Kosovës, institucionet dhe as presidentin e Republikës së Kosovës për Komandant suprem të forcave të armatosura, konform Kushtetutës së Republikës së Kaqanikut, siq quhej Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe nga ky fakt,  nuk ishte ushtar dhe as Komandant legjendar i "formacionëve të tyre ushtarake"!

Zatën, në Prekazin legjendar, kemi:

Epope të Familjës Jashari dhe jo Epope të UÇK-së!

Levizja e armatosur e Republikës së Kosovës, e Komandantëve: Sali Çekaj, Adem Jashari & Zahir Pajaziti, nuk quhej UÇK, por krahu ushtarak i levizjes nacionale t'shqiptarëve të Kosovës për liri & pavarësi n'krye me Presidentin Rugova.

25 vite nga rënja e familjës Jashari, përkatësisht ; rënja për t'mos vdekur kurrë e Shaban Jasharit me Hamzën, Ademin dhe gadi e gjithë familja e Bac Shabanit, dhe kësaj sakrifice sublime të kësaj familje, tanimë emblemë të shqiptarisë, i m'vishet një "epitet", duke vënë n'lajthitje në mënyrë abuzive me qellim përvetësimi të meritave të kësaj familje, përkatësisht; rënjën heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari & famijës së Tij.

Epopesë së kësaj Familje me nam, nuk i rri  epiteti si "Epope e UÇK-së", ngase nuk i rri mirë dhe s'i ka hije mashtrimi, gënjeshtra dhe përvetësimi hileqar nga ana e matrapazëve politik të cilët synonin pushtetin mbi të gjitha!

Ademi, Hamza & bshkëluftetarët e Tij, s'ishin pjesëtarë të UÇK-së, ngase të tillë s'kishte, dhe këtë fakt e dijnë gjithë shqiptarët bashkëkohës të kësaj familje, sikurse e dijnë edhe bashkëluftetarët e Ademit & Hamzës dhe vet Baca Rifat.

 Ata që Ademin pas rënjës, e quajtën "Komandant Legjendar të UÇK-së", e kishin me hile dhe me hile e kanë edhe tani pas qerek-shekulli  nga rënja dhe sakrifica sublime e familjës së Shaban Jasharit.

 Ata që mashtrojnë kur thojnë se Ademin Jasharin e njihnin si Komandant të UÇK-së, atëherë nuk e ndihmuan, përkundrazi, e dekonspiruan, i'a vodhën fondet dhe në fund e tradhëtuan duke e lënë vetëm!

Të tillëve, Ademi dhe bashkëluftetarët e Tij, kurr s'ua panë hajrin.

Historia e rrëjshme nuk i sherben askujt, as familjës Jashari dhe  s'na nderon as neve si komb & atdhe.

Përfundimisht është koha t'thuhet e vërteta lakuriq, sepse vetëm atëherë prehën të qetë n'alltarin e lirisë, dëshmorët e kombit dhe vetë   Kryetrimi - Heroi, Adem Jashari.

Lavdi e nderime t'përjetshme, familjës së Shaban Jasharit

Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat