Marrëveshja e Ohrit historike për shtetin e Kosovës!

Opinione

Marrëveshja e Ohrit historike për shtetin e Kosovës!

Nga: Prof.ass.dr.Nijazi Halili Më: 20 mars 2023 Në ora: 22:56
Autori Prof.ass.dr.Nijazi Halili

Marrëveshja  e Ohrit de jure e de facto e plotfuqishëm edhe pa nënshkrimin e palëve dhe në interes të shtetit të Kosovës!

Marrëveshja Kurti-Vuqiç,  një hap më afër Evropës, pasi u hap një  kapitull i ri për Kosovën.

Me ketë   marrëveshjeje  hapet rruga  drejtë anëtarësimit të vendit  në instancat relevante ndërkombëtare, NATO, BE, dhe në OKB!
Marrëveshja Kurti-Vuqiç është një arritje historike.

Nëse shikojmë në retrospektivë shumica e marrëveshjeve në mesë të pales Kosovare dhe asaj Serbe kishin ngelur pa u nënshkruar, nga pala serbe.

Si për shembull marrëveshja e Rambujës, e Vjenës nuk ishin nënshkruar nga pala serbe, por ato marrëveshje ishin bërë të plotfuqishme dhe fitues kishte dalur pala shqiptare!

Në shumicën e marrëveshjeve të arritura në mes të palëve me rëndësi është arritja e marrëveshjejes gojore kurse, nënshkrimi mbetet vetëm simbolikë, sepse në  takime të nivelit të lartë dhe me  ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, nënshkrimi mbetet vetëm simbolikë.

Autori është profesor i shkencave politike në Kolegjin Universum në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat