Unë Vuçiqi, nuk e firmosi kapitullimin e Serbisë!

Opinione

Unë Vuçiqi, nuk e firmosi kapitullimin e Serbisë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:40
Aleksander Vuçiq

Mua nuk ma hedhë dot kush. Në Washington e pata firmosur marrëveshjen para Trumpit dhe Grenell me Kosovën, po ajo kohë ka perënduar. Unë e dija se Trumpi dhe Grenell nuk e kishin gjatë, prandaj firmosja gjithçka që më vënin përpara.

Tash kur EU dhe SHBA janë ngritur në këmbë dhe më kërkuan që ta firmosja marrëveshjen me Kurtin, ua punova dy herë. I lash me gishta në gojë, sikurse ua bënte Milosevici në Rambuje.

Unë para se të udhëtoja në Ohër ua bëra me dije se nuk merrni firmë nga unë. I lodha dhe i vura në gjumë për 13 orë që të gjithë, derisa e pranuan asociacionin për të cilin ne serbët kemi ngulitur këmbët, sikurse gomari në baltë.

Serbinë nuk e jap unë, por as Mitrovicën. Ne e kemi aty minierën e arit. Për te ne e kemi pushtuar dhe kolonizuar Kosovën me 1912. E kemi shpallur tokë të shenjtë serbe, zemra e Serbisë, Jerusalemi ynë etj.

 Nuk themi kot, jetën e japim e Kosovën se japim. Milosi ynë e pranoi Hagën, i pranoi akuzat, e pranoi burgosjen, e pranoi njollosjen, po nuk e dorëzoi Kosovën dhe në momentet e fundit vdiq me Kosovë në gojë.

E çka mendoni ju se unë jam më i dobët se Milosi! Jo kurrsesi. Ju nuk më njihni mua akoma.

Unë kam derdhur miliona që ta përfitoi Ramën. Unë kam derdhur miliona që Shqipërinë ta gjunjëzoi, ashtu siç është sot.

 Unë kam derdhur miliona që t´i blej kokat shqiptare. Unë kam derdhur miliona që t´i orientoi shqiptarët drejt myslimanizmit. Unë kam derdhur miliona që të investoi në ndërtimin e xhamive.

 Unë kam derdhur miliona që juve t´u ligjërojnë hoxhallarët mbi myslimanizmin dhe surratin fetar. Unë kam derdhur miliona që ju t´i përqafoni shkollat e kuranit.

 Unë kam derdhur dhe derdhi miliona që femra e juaj të mbulohet, jo vetëm me shami, po edhe me ferexhe e burka të Afganistanit.

Unë derdhi miliona që t´i riaktivizoi Esadat brenda jush. Unë derdhi miliona që ju ta merrni botën në sy.

 Unë derdhi miliona që Shefqet Krasniqi dhe çiftët e  tij, t´u ligjërojnë juve nëpër xhami, radio dhe televizionet e juaja.

Unë derdhi miliona që ju të mbeteni në prapambeturi. Unë derdhi miliona në përçarjen tuaj. Unë derdhi miliona në vëllavrasjen tuaj etj.

Por po ashtu dua t´ua bëj me dije se sa ta keni adoleshent Kurtin në pushtet, nuk do ta firmosi asnjë marrëveshje me Kosovën.

Unë po ashtu ua bëra me dije se Lufta e Tretë Botërore është në prag, prandaj unë nuk do ta nënshkruaj kapitullimin dhe poshtërimin e Serbisë.

Unë gjykoi sipas parimeve të mia: nuk ka dorëzim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat