Kampet e Putinit të mbushura me fëmijë ukrainas

Opinione

Kampet e Putinit të mbushura me fëmijë ukrainas

Nga: Dedë Preqi Më: 22 mars 2023 Në ora: 14:35
Dedë Preqi

Mediat ukrainase, por edhe Gazeta e famshme britaneze « The Times »  si dhe mediume të tjera të perëndimit, japin lajmin e trishtë të kohës së sotme, që shkruajnë për fëmijët e Ukrainës, të cilët janë më qindra prej tyre të rrëmbyer nga familjet e veta dhe shkollat, duke i vendosur nëpër kampet e tmereve ruse, duke kaluar pothuaj tërë vitin të fshehur, ku shumica e tyre vuajnë nga këto tmere nën thellësitë dhe podrumet nën tokë, pa e parë as diellin me sy.

Dhe një raport që del nga Universiteti kërkimor në Yale të Nju Havenit SHBA, thotë se janë afro 6000 fëmijë, deri të moshës 17 vjeçare, që mbahen në kampe të sistemuara nga qeveria federale ruse me urdhër të Putinit, duke deklaruar se këta fëmijë ukrainas janë në pushime shkollore, që në realitet janë të rrëmbyer për qëllime tjera dhe të planifikuara nga regjimi i Putinit.

Dhe sipas komisioneres Ukrainase, për të drejtat e fëmijëve z.Herasymchuk, thotë se regjimi i Rusisë, po i përdor pesë metoda të rrëmbimit të fëmijëve ukrainas. Së pari ua vrasin prindërit dhe fëmijët e tyre i marrin kinse për t’i mbrojtur, së dyti marrja direkte e tyre me dhunë, së treti, i ndajnë fëmijët prej prindërve pa i pyetur fare, së katërti, vendosja e fëmijëve në kampe filtrimi dhe marrja e fëmijëve në familje, kinse për t’i dërguar në pushime shkollore, duke i dërguar me dhunë afro 16 mijë fëmijë, në zonat që i kontrollon Rusia.

Duke u nisur nga ky imazh i keq dhe i rrezikshëm në përgjithsi për të drejtat njerëzore, kur në një vend apo në një shoqëri këto të drejta zbatohen kundërligjshëm dhe dhunshëm, sikur në këtë rast dhe raste tjera, duke ua  cënuar të drejtat dhe lirinë edhe fëmijëve, të cilët janë ardhmëria dhe bazamenti i çdo shoqërie në botë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një koncept të shëmtuar dhe kancerogjeno shoqëror, ndaj sëcilës duhet të kemi një qëndrim serioz dhe gjykim të përgjithshëm ndaj akteve të tilla kriminale, të cilat duhet të dënohen në çdo mes dhe rreth njerëzor.

Në forma dhe strategji të tilla me fëmijë, në mars të vitit 1990, në Kosovë, e filloi luftën regjimi i Millosheviqit, duke i helmuar nxënësit, studentët, punëtorët dhe të tjerë, në gjithë teritorin e Kosovës, me çrast u helmuan me llojin e helmit ushtark, të ashtuquajtur « sarin »  dhe « dimetil » mbi 7400 nxënës shqiptarë nëpër shkollat tona, të cilët e kërkuan ndihmën mjekësore, por vetëm mjekët shqiptarë ishin në shërbim të tyre, sepse të tjerët, apo mjekët serb i refuzonin, duke e quajtur situatën si një një trillim dhe mashtrim i shqiptarëve.

Prandaj, Gjykata Ndërkombëtare Penale, këto ditë e lëshoi urgjentisht një urdhër arrest ndaj presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin, duke e akuzuar për krimet e luftës në Ukrainë, një aktakuzë të tillë e muar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, në prill të vitit 2001, ndaj kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili nuk e priti dënimin e merituar, por e dënoi vetëvetën në çelinë  e burgut në Hagë, që e njëjta gjë do ta priste një ditë edhe kriminelin Vlladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat