Zgjedhjet e sotme, dështim i madh i Vuçiqit

Opinione

Zgjedhjet e sotme, dështim i madh i Vuçiqit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 prill 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim, zgjedhjet 23 prill

Zgjedhjet e sotme në veri të vendit pa pjesëmarrjen e Listës Serbe shënojnë një realitet të ri në Kosovë. Serbët kanë vendosur bojkotimin e zgjedhjeve me urdhër nga Beogradi duke u thirrur në mungesë të kushteve. Derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e së dielës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku do të votohet për kryetarët e katër komunave.

Në mungesë të kushteve, janë vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri ku gjithsej do të ketë 19 qendra votimi, ndërsa policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për krijimin e një mjedisi të sigurt për procesin zgjedhor. Të gjithë, duke veçuar Përfaqësuesit e ShBA-së dhe Kosovës iu kanë dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve më veri.

Pavarësisht se zyrtarët serb në Beograd dhe veri kanë propaganduar për zgjedhjet që s[janë legjitime dhe s’duhet të mbahen dhe as të njihen, vet i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar para pak kohësh ka konfirmuar qëndrimin amerikan se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet e së dielës në veri të Kosovës nëse ato janë të lira dhe të ndershme dhe theksoi se i ka kërkuar Listës Serbe që të luajë rolin e saj.

Edhe Bashkimi Evropian ka mbështetur mbajtën e zgjedhjeve, njësoj si KE. Me të drejtë presidenti serb ka deklaruar për zgjedhjet e së dielës si “një ditë të rëndë” për popullin serb, pasi s’po arrin të realizojë qëllimin e tij për penguar zgjedhjet, rrjedhimisht të pengojë shtrirjen e sovranitetin të Kosovës edhe në veri.

E diela është goditje e fortë për Serbinë, hera e parë që zgjedhjet në veri po mbahen pa ndikimin dhe diktatin e Beogradin, shenjë e fuqishme e dobësimit të faktorit serb në këtë pjesë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat