Kur Zoti dhe populli (nuk) harrojnë!

Opinione

Kur Zoti dhe populli (nuk) harrojnë!

Nga: Agron Shabani Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:49
Autori Agron Shabani

Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit', as gjarpri nuk e sulmon gjarprin; ka paqe mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm "kafshët e larta" njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqe dhe qetësi me njëri tjetrin." (Erasimo Roterdamski)

"Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetes, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato."( George Wilhelm Friedrich Hegel)

Ndaj, "mos insistoni kurrë për t'i ushtruar ose stërvitur derrin (thiun) dhe gomarin (magarin) për higjienë ose pastërti, si dhe për të kënduar me nota muzikore, sepse do i mërzisni dhe skandalizoni akoma me shumë edhe derrin, edhe gomarin." (P. Dickinson)

Se këndejmi, "Hekuri ndryshket ose pëson korrozion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahet në mungesë të lapsit dhe ngjyrave...Kështu është edhe me mosveprimin ose pasivitetin e njeriut, i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik, i thanë ose i tretë energjinë e trurit, energjinë e trupit dhe energjinë e shpirtit." ( Leonardo Da Vinçi)

U mor vesh se "ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. "Shpirtrat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër". (Stefan Zweig)

Ndaj, as rilindja ose ringjallja shqiptare ose kosovare, asnjëherë nuk ishte finale, absolute ose komplete, por e pjesshme ose relative. Mbase, me licencë turke ose neootomanike.

"Gafat dhe shakatë e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lenë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë nuk kam respekt për ata që mund të kenë me shumë respekt për të tjerët, se sa për njerëzit ose vetveten e tyre."( Fjodor Dostojevski, “Shënime nga nëntoka” )

"Sidoqoftë, unë shkruaj ndryshe nga ato që flas, flas ndryshe nga ato që mendoj, mendoj ndryshe nga ato që them si dhe nga mënyra se si duhet të mendoj ose gjykoj...Kështu që gjithçka procedon ose interferon në thellësinë më të errët shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjik të palës tjetër kundërshtare në domenin (kontekstin) e njohur antropofetar, antropokulturorë, antropolitik etj."( Prelufim nga një metaforë e njohur nga Franc Kafka)

Disa "misionar" ose klerik fetar të religjionit ose konfesionit mysliman, të cilët në kënetën ose moçalin e turbullt filoturk ose neootomanik, e shohin edhe qiellin në ujë dhe peshqit në qiell: Pa fije turpi ose skrupujsh njerëzorë, u thonë mediave, gazetave ose portaleve të ndryshme shqiptare ose kosovare se :"turkun, boshnjakun, romin, ashkaliun ose egjiptianin e fesë myslimane, e kanë vëlla, ndërsa shqiptarin e fesë katolike, ortodokse ose protestante, e kanë fqinjë ose komshi (kojshi)!"

Bile, disa shkojnë edhe me largë me imagjinatën, fantazinë, fobinë, paranojën, nebulozën, skizofreninë (shizofreninë), shizmën, stigmën, idiopatinë ose kurvërinë e tyre pseudofetare, antikombëtare dhe kontrakulturore, kur thonë se: "pa u bërë kaur ose shk.. (serb) nuk mund të bëhesh kurrë i krishterë ose katolik"!!!

Shih ti demagogët dhe hipokritët e ndryshëm stupid, nebuloz, mediokrit, blasfemik dhe apostazik, të cilët me hajmelitë, tefterët, ajetët dhe paratë e pista të turkut (sulltanit) dhe dreqit e të birit, në trojet ose trevat e njohura iliro-shqiptare, përditë "celebrojnë", "ligjërojnë" dhe predikojnë blasfemisht dhe antishqiptarisht edhe kundër Zotit, edhe kundër popullit (kombit), edhe kundër atdheut, edhe kundër historisë, kulturës, traditës, origjinës, gjenealogjisë dhe gjakut të pastër të shqiptarit! Sepse, si duket janë sperma, kërma, fosile ose kopil turku ose të dikujt tjetër.

Ndërkohë që Albin Kurtit dhe shtetit e pushtetit të tij "ligjor, pan shqiptar dhe demokratik", iu mekët zëri dhe stepët goja në "korin" ose "koncertin e madh" të britmave, ulërimave, lehjeve ose llomotitje të vazhdueshme ose sistematike (ham-ham-ham ose llam-llam-llam) të këlyshëve ose zagarëve të ndryshëm të Turqisë, Rusisë dhe Serbisë që lehin ose ulurojnë përditë për Erdoganin, Putinin, Vuçiçin dhe Daçiqin neper gazeta, portale, agjenci lajmesh dhe radio-televizione të Kosovë dhe Shqipërisë-para syve të amerikanëve, gjermanëve, anglezëve (britanikëve), francezëve, italianëve, austriakëve, NATO ose Perëndimit.

Sipas politologëve dhe socipsikologëve të specializuar dhe kompetent: “Ju mund t'i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktët e ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake, historike, gjeografike dhe të tjera, por jo edhe luftën, religjionin, shkencën, teknikën, politikën, diplomacinë, kulturën ose informacionin nga njerëzit e sëmurë, suicid, të paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jointelegjent, cinik, injorant, ireverzibil, skizofren, neurofren, oligofren, disfunksional ose inkompetent etj...

Shihet qartë se në mozaikun ose "fotosintezën" e sotme të Kosovës dhe Shqipërisë, e sidomos nepër portale ose gazeta të ndryshme (si "analist, publicist, opinionist" etj.)-pos tjerash, keni edhe plot persona ose individ të ndryshëm të prekur ose goditur nga çrregullimet e brendshme dhe të jashtme (...) me pasoja, ndikime, interferime ose reflektime të pashmangshme edhe në "mozaikun" ose "panoramën" e gjithmbarshme të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej. Gjithnjë fjala mbi disa specie ose "kafshë të larta fetare, kulturore, informative ose politike" të mbrojtur, privuar ose imunizuar nga karantenat, izolimet, hospitalizimet, analizat, anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, inteligjente, profesionale etj.


U mor vesh se sipas Vangut, Bodlerit, Konfuqit dhe të tjerëve: Njeriu është një udhëtar i ndërgjegjshëm dhe i përkohshëm në kohë dhe hapësirë, i cili mund të kaloi rrugën e tij jetësore ose profesionale me më pak ose me më shumë sukses, kënaqësi, famë ose lumturi objektive dhe subjektive. Varësisht prej fatit, inteligjencës, intelektualitetit dhe profesionalizmit të tij.

Se këndejmi, njerëzit e sëmur psiçkisht ose mendwrisht e sidomos paranoidët (paranojakët) ose maniakët e ndryshëm depresivë, violent, infatnil ose psikopatologjikë: Në radhë të parë janë persona ose individ të kompleksuar, ndërlikuar, paranojak, inhibilitiv, aglutinativ dhe tepër in kompakt, asocial dhe irevezibil, të cilët funksionojnë, interferojnë, veprojnë ose reagojnë midis (mjedis) inferioritetit, stupiditetit, nebulozitetit, fatalitetit, inhibilitivitetit, maliciozitetit, superioritetit dhe supersticiozitetit....Midis instiktit, qetësisë, urtësisë, skizofrenisë, idiopatisë, brutalitetit ose agresiont...Duke u shfaqur, paraqitur ose prezantuar herë si viktimë (viktima) dhe herë si agresorë. Reagojnë ndaj vërejtjeve, kritikave, këshillave, sugjerimeve të ndryshme ose rekomandimeve (qofshin ato shkencore ose metodologjike, apo miqsore ose dashamirëse) -me emocione, instinkte, ndenja turpi, inati, urrejtje, xhelozie, fobie, paranoje, hakmarrjeje, shpifjeje, linçimi, izolimi, denigrimi, stigmatizimi, demonizimi (satanizimi) dhe poshtërimi të përgjithshëm ndaj atyre i qortojnë, kritikojnë ose këshillojnë. Kanë një shqisë, "intuitë" ose "sens" të theksuar prepotence, megalomanie, cinizmi dhe injorance që iu shihen ose vërehen edhe në sy, në buzë, në vetulla ose qepalla. Besojnë dhe janë të bindur marrëzisht, instinktivisht ose verbërisht se mund të njihen, pranohen, vlerësohen, kuptohen, çmohen ose respektohen vetëm nga elita, gjegjësisht nga figurat ose personalitetet e posaçme ose të veçanta, e jo nga populli (publiku) ose opinioni i gjerw publik. Kërkojnë respekt maksimal, si dhe një trajtim të posaçëm nga të tjerët, gjegjësisht nga populli, shteti, pushteti, familja, farefisi, shoqëria ose mjedisi i gjërë qytetar, sepse mendojnë dhe janë të bindur marrëzisht dhe verbërisht se janë të "zgjedhur dhe merituar" (si në "sfilata mode" ose "pasarela" të ndryshme) -për pushtet, sundim, autoritet të përgjithshëm (global ose universal), pasuri dhe karrierë të pakufishme ose infinitive. Janë ziliqarë, kompleksiv, introvert, flegmatik, inatçi, xheloz, hakmarrës, dinastik, linçues, komplotist, konspirativ dhe dekonspirativist të parikuperueshëm-ndaj atyre që i vëjnë në dyshim "sinqeritetin, patriotizmin, intelektualizmin, profesionalizmin ose vlerat dhe meritat e tyre çlirimtare, profesionale, intelektuale, inteligjente, shtetërore, nacionale, politike, diplomatike" dhe të tjera! Nejse....!

Se këndejmi, mendimi, besimi, shpirti dhe intelekti i njeriut, janë të saktë, por të pafund. Një mendim racional, një besim ose religjion integral (integrativ), konvencional, kontemplativ, komprehensiv, intrinznik, ekstrinznik, një analizë, sintezë ose studim i thellë shkencorë ose metodologjikë, jo vetëm populli nwn ose kombin tonë, por mund t'i vejë në lëvizje integrale, konvencionale dhe pozitiviste edhe shtetet, popujt dhe kulturat tjera.


Apo, në pamundësi të vazhdueshme ose sistematike për të parë, kuptuar, vështruar ose reflektuar së i tërë ky univers i mrekullueshëm dhe i pafund së bashku me jetën, qenien, materien (shpirtin), mendjen (intelektin), trupin, organizmin ose ekzistencën tonë, nuk janë ngritur dhe krijuar rastësisht, na duken argumenti më i fuqishëm dhe kryesorë për të besuar në prezencën ose ekzistencën e pasosur ose absolute të Gjeniut Suprem ose Arkitektit të Lartë të jetës, botës, natyrës dhe intelektit tonë njerëzorë.

Prandaj, është pasaktësi dhe "blasfemi e sofistikuar" të flitet dhe të shkruhet mbi qytetërimin ose civilizimin tonë njerëzorë, pa i njohur dhe respektuar sekretët dhe gjenialitetin e ligjeve dhe fenomeneve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore së bashku me holistikën dhe primatologjinë e njohur të njeriut, kulturës dhe evolucionit të përgjithshëm të civilizimit tonë njerëzor.

Robert Brifault- historian ose dijetar i njohur, pos tjerash thotë :“ Është mjaft e qartë se civilizimi botëror, nuk do të arrinte deri aty ku ndodhet sot, para se të njihte, provonte, kalonte ose kapërcente fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore që ndodhën të fshehura ose maskuara nga arsyeja dhe logjika (koshienca) e njeriut ose civilizimit tonë me një "vello të mistershme" ose enigmatike.

Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore ose esenciale (substanciale) të

filozofisë së përgjithshme, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit të saj në kërki­met shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues ose inovator së bashku me metodat e reja diskurseve dhe ekskursive të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit.


Ndaj, e vetmja fuqi e njohur natyrore dhe mbinatyrore që mund t'iu ndihmojë dhe ofrojë mbrojtjen e duhur dhe më të sigurt, përveç Zotit (Hyjit), është fuqia e mendjes (intelektit), shpirtit dhe besimit tuaj. Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë të njeriut të ditur, të përkushtuar, besimtar, racional dhe inovatorë .


Të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kamotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e shkencës, industrisë ose teknologjisë së lartë: Student, akademik ose ekspert të njohur ose eminent nga i tërë globi dhe kontinenti ynë, si të thuash për çdo vit, ua mësyjnë akademive ose universiteteve më njohura të botës për të parë, njohur dhe kuptuar formulën ose maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (Hyjit) tonë­ Përbashkët ose Universal. Filozofia fetare ose religjioze, pos tjerash na mëson ose udhë rrëfen se cila është lidhja shpirtërore, emocionale, transhendente (transcendente), intrinznike, ekstrinznike dhe koshiente ose logjike ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit.

Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes 'institucionëve mendore dhe shpirtërore' të Dërguarit të Zotit (Njeriut) dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin.

Për me tepër ndërkaq, nëse feja ose religjioni mysliman ndër shqiptarët, dikur janë diktuar dhe imponuar me tehun e shpatës ose forcën e armës (sidomos nga turqit osmanlinj dhe pushtues tjerë nga Lindja): Arsimi, shkenca, teknika, edukata, kultura, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarëdhëm botërorë ose planetar, ishin një fitore ose triumf i përgjithshëm i shoqërisë së re njerëzore ose qytetare, e cila i kishte (i ka) rrënjët e forta dhe të shëndetshme ku parimi ose postulati i njohur i lirisë së ndërgjegjes, arsyes dhe besimit, i cili përbën gurin ose bazamentin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë edhe në "kulturën ekskluzive" të Perëndimit, edhe në "kulturat ekzotike" të Lindjes.


Ndonëse, me rastin e revolucionëve dhe restaurimëve të njohura shkencore, industriale, kulturore dhe politike në Evropë ose Perë­ndim, sikur ishin përzier ose gërshetuar në sfond të të gjitha kombet, shtetet, kulturat e ndryshme dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre. Rezultat i kësaj ishte shpirti dhe fuqia e njohur krijuese ose inovatore së bashku me vullnetin, kurajën ose guximin e lartë reformatorë ose revolucionar.


Ndërkohë që nga puçja ose pikëtakimi frytdhënës dhe empirik i këtyre parimeve dhe elementëve (instrumenteve) të njohura reformatore (restauruese), revolucionare dhe evolutive, lindën dhe u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, teknikës, kulturës, industrisë, teknologjisë së lartë etj. Pati zbulime të reja dhe forca ose energji

të reja krijuese ose inovatore dhe kështu me radhë.

Por, ja që dikush ëndërron (blafemisht, apostazisht, diabolikisht, negativisht ose iraciinalisht) edhe në vendin e punës, në shkollë, xhami, mejtep, parlament, qeveri, diplomaci, në dialog me Serbinë, stacioneve ose korridoreve të huaja etj.

Ani ëndrrat....!!!!

Apo, "njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë' si dhe në vetveten tënde objektive dhe subjektive, dhe mos i vritë kurrë kohën dhe ëndërrat tua!" (hedonizmi, alkimizmi ,agnostocizmi dhe eshatologjia fetare ose religjioze si opium ose dehje ekstaziko-ekstatike)

Se harrova: Vetëm në ëndrra jemi të lirë, të pasur, të lumtur, të fuqishëm dhe të barabartë me të tjerët. Apo...!?

Se këndejmi, njerëzit ose personat e ndryshëm gjatë tërë jetës së tyre, sipas psikologëve ose shkencëtareve të ndryshëm i kalojnë afro gjashtë (6) vite të jetës së tyre në ëndërr ose duke parë ëndërra të ndryshme kolor, bardh e zi... Varësisht, prej situatave shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike etj.

Ndryshe nga kjo, e kemi thënë ose cekur shpesh së sprovat ose provokimet me të rënda për individin dhe kolektivitetin, pos skamjes dhe robërisë, janë ato kur nuk dinë, nuk munden, nuk duan dhe nuk guxojnë të jetojnë të lirë, të, pavarur, sovran, autonom dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës!

Në të kundërtën, vetëm femrat (gratë) dhe gjinekologët ose psikologet e ndryshëm, e dinë se sa të "rëndësishme" ose "relevante" në disa raste janë rrenat ose gënjeshtrat e stisura, rimuara, sajuara, retushuara, valorizuara ose glorifikuara! (....)

U mor vesh se aty ose atje ku drekojnë bashkë padituria, rrena (gënjeshtra), urrejtja dhe xhelozia së bashku me interesat e ndryshme klanore, tribale, provincialiste, farefisnore, partiake, karrieriste, priftërisë, politike, para politikë dhe të tjera të grupit ose individit, mashtrimi dhe tradhtia e lartë shtetërore dhe nacionale, ndodhën të ulura këmbëkryq.

Do shtuar në fund se ideologjinë e importuar filoturke, kalifatike ose panotomanike së bashku me xhamiat, mejtepët, klerikët (imamët, hoxhallarët, ose misionarët) e huaj....Në Kosovë dhe Shqipëri, i sollën, promovuan dhe faktorizuan Hashim Thaçi, Edvin Rama dhe Behgjet Pacolli si investitori, menaxheri dhe sponsorizuesi i tyre kryesorë. Shtoja këtu edhe biznesmenët ose afaristët e ndryshëm turq dhe të tjerë si pronar firmash, koncernesh ose kompanish të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.. Apo, si zotër shtëpie, kapitali dhe pasurie të shqiptarëve!!!


Ç ‘është e vërteta, askush nuk është kundër islamit ose myslimanizmit autoqefal, integral dhe konvencional të shqiptarëve, por kundër islamit ose muslimanizmit ekstrem ose radikal me ngjyrime, parulla dhe slogane të ndryshme filoturke, kalifatiste ose panotomanike.


Në fakt, shkenca dhe feja, nuk janë në luftëra ose konflikte të ndryshme me njëra tjetrën, përveç atyre që nuk i njohin dhe i keqkuptojnë, keqpërdorin dhe i keqinterpretojnë ato. Dhe, aq me pak feja islame ose myslimane me fenë kristiane ose katolike. Absolutisht kurrë! Jo çfare.

Kur'ani thotë: " Ata që ecin ose lëvizin në kërkim të dijes ose diturisë, Zoti (Allahu) ua bën ose mundëson të ecin ose lëvizin drejtë 'kopshtit të madh' të parajsës ose xhenetit."

Ungjilli thotë: "Të mençurit ose të diturit, janë pasardhës ose trashëgimtar të bekuar të engjëjve dhe profetëve. Prandaj, kushdo ose secili prej tyre që angazhohet në fushën e dijes ose diturisë, merr bekimin e Zotit (Hyjit) dhe rrugën e parajsës..."

Se këndejmi, një besimtar i vërtetë, dhe një shkencëtar ose dijetar i madh, nuk ngopën kurrë së kërkuari dhe fituari dritën e madhe të besimit, dijes ose diturisë, deri në çastet ose momentet e fundit të jetës së tyre, para se të kalojnë në amshim, xhenet ose parajsë. Shkenca dhe feja ose religjioni, në instancë të fundit, janë gjithmonë në ujdi, përputhje dhe pajtim të plotë me njëra tjetrën, ose me njëri tjetrin.

Revolucioni i madh shkencorë, kulturorë dhe politik në Evropë, në Lindjen e Mesme, SHBA-së dhe gjithandej, siç dihet ka nisur ose filluar menjëherë pas etapave (periudhave) të njohura të Humanizmit, Renesansës ose Rilindjes së përgjithshme gjatë shekujve XIV (14), XV (15), XVI (16), XVII (17) dhe XVIII (18)....

Thuhet se fillimtar ose nismetar të tyre ishin Galile Galileu, Leonardo da Vinçi, Vesaliu, Nikolla Koperniku, Mikelangjello Bonaroti, Mondino de Luzzi dhe kolos të tjerë europian, të cilët mësimet e para thuhet se i kanë marrur nga shkencëtarët ose dijetarët e njohur arab ose myslimanë si Ibn Xhulxhuli, Ebu Xhafer el Xhezeri, Abdel Latif el Bagdadi, Ibn Rushdiu, Maimonidezi, Aviceni, Al Kindi, Ibn Baggi, Al Gazali, Averi ose Averosi, Al Hvarzimi, Al Fargani, Ibn Halduni, Ibn Arabi, Al Biruni , El Hakimi, Al Mansuri ( themelues ose arkitekt të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabi ose Al Xhebrili ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit ), si dhe plot të tjerë në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gnoseologjisë, didaktikës, anatomisë, kirurgjisë, diseksionit (obduksionit), fiziologjisë, oftamologjisë, gjinekologjisë, bakteriologjisë, onkologjisë, higjienës, farmakologjisë (farmacisë), ortopedisë, otolarinolaringologjisë, psikologjisë dhe të tjera.

Ndaj, kur shohim (shikojmë), lexojmë dhe mësojmë mbi historinë dhe kulturën e përgjithshme arabe ose myslimane: Shohim dhe kuptojmë se arsimi (arsimimi), shkenca, edukata dhe kultura e gjithëmbarëshme në Lindjen e Mesme, respektivisht në botën arabe ose myslimane, janë shfaqur ose paraqitur në të njejtën kohë me librin e shenjtë të Kuranit. Bile, thuhet ose tregohet se si Profeti Muhamet (s.a. u.s.) -pas çdo falje të mëngjesit (sabahut) i lutej Zotit (Allahut) me këto fjalë :" O Zot i Dashur dhe i Madhërishëm, të lutëm Ty për dije ose dituri të vlefshme, për mendje pjellore, shpirt të pastër, vepra të mira dhe të lejuara, si dhe për bereqete dhe furnizime të mira!", fund i citatit.

P. S. Me shfaqjen e librit të shenjtë të Kuranit, si dhe me ardhjen ose përhapjen e fesë islame ose muslimane, thuhet se bota arabe u ngritë, përformua dhe civilizua shumë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme shkencore dhe humaniste. Duke e ngritur në instancën me të lartë, rëndësinë e madhe në fushën e dritës së dijes ose diturisë, si dhe duke i ndjekur dhe zbatuar me përkushtim dhe devocion të plotë rregullat, parimet, urdhrat dhe mësimet e njohura nga libri i shenjë i Kur'anit.


Pos Universiteteve dhe Kalifatëve të njohura të Bagadit dhe Damaskut, si dhe "Dinastive" të njohura Omejada, Abasida dhe Fatimida, një rol të madh asokohe ka lujtur edhe Andaluzia (në Spanjën e sotme), e sidomos metropola e njohur e Kordobës (Cordoba) si qendër e madhe shkencore, bibliotekare ose univerzitare e arabëve ose muslimanëve në mesjetë, e cila dikur ka qenë epiqendër ose pikë qëndrore e studimeve, hulumtimeve dhe zhvillimeve të njohura epokale dhe revolucionare në fusha dhe drejtime të shumta të shkencës dhe kulturës. E sidomos në fushën e mjekësisë (medicinës), astronomisë, artit, letërsisë dhe filozofisë.

Arabët ose myslimanët, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në shkencën, mendimin dhe intelektin e njohur evro­perëndimorë. Në astronomi, ata ishin të parët që ndanë globin tokësor në meri­dia­në. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhte eklipsi i Diellit dhe i Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm. Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Ata ishin të parët që i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithë botërorë, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. Ibn Ruzhdiu, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. Ndryshe nga kjo, Revolucioni i njohur dialektik dhe metaestetikë" së bashku me Logjikën e Re ("Logicae Novae") shkencore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose myslimanë në mesjetë.

Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substanciali tetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar në "kopshtin" e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose myslimanë. Respektisisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose myslimanë në mesjetë. Për këtë fakt, në vargun e shumë syresh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull "Profeti Muhamet dhe Karli i Madh", Herman dhe Ante Dalmatinski në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë nga Kroacia (Dalmacia) të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë , Bertrand Raselll, Julian Schnieder, si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond.

Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e " Dinastisë Omejada", gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të Kordobës" (në Spanjën e sotme): Universiteti dhe Biblioteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 8OO.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj.: Ishte Universiteti dhe biblioteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë. Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.

Meqë fjala mbi "Dinastitë" ose "Kalifatet" e njohura "Omejada" dhe "Abassida" të Damaskut (Siri) dhe Bagradit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në vazhdim se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi, asokohe rrënzë brigjëve të njohura të Lumenjëve të famshëm të Babilonisë (Tigrit dhe Uufratit)-metropolën e njohur të Bagdadit, e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropolë të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquartë kohës nga Arabia, Përsia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinë e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte "gjuhë e lartë"shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë. Asokohe qyteti ose metropola e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropola më e madhe dhe më e famshme e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur në msjetën e vonë. Përkatësishtë, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kalljës) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera. Krahas qytetit ose metropolës së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e "Kalifatit Abassida" me seli në Bagdad ( kryeqytet i Irakut), aty ishte edhe qyteti ose metropola tjetër fetare, shkencore, universitare ose kulturore e Damaskut ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab "Omejada" me seli në Damask (kryeqytet i Sirisë). Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropola të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe me gjerë.

Në anën tjetër ndërkaq, Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, respektivisht deri në shekullin XVI (16): Mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të pëlleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e përgjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga feja ose religjioni.

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

Ndryshe nga kjo, rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (myslimanëve) ose ebrenjve. Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si "skolastikë jetësore" për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale dhe praktike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkencëtarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose myslimanë. Ndonëse, parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni në fillim, nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nëpër shkollat ose universitetet mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.

Ndërkaq, në periudhën e renesancës, kirurgët do quhen ose titullohen si 'mjeshtër' ose 'maestro të zanatit ose profesionit' dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, gjer në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Universitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Evropë, të shkencëtarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose universitetet e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si "teatro të anatomisë dhe kirurgjisë"! Edhe në Universitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit. Në Moskë, Kijevë, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainës dhe Polonisë në vitin 1669, ose në Zagreb (Kroaci) etj.., gjithashtu, por me dekrete të posaçme mbretërore ose perandorake.


Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi (Itali), gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur "De Humani Corporis Fabrica"; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si "Hipokrati anglez ose britanik" , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.Filozofia dhe psikologjia thonë, duke pohuar njëzërit: " Ata gjëra ose ato çështje që nuk i njohim dhe nuk i dimë, por që na përsëriten dhe kujtohem më se shumti dhe më së shpejti, janë pikërisht ato që kemi dëshirë t'i harrojmë sa me parë.

Disa "patriot" ose "intelektual alien", anonimus ose klandestin në Kosovë dhe emigracion, si duket në mungesë të edukatës, kulturës, diturive ose njohurive elementare në fushën e shkencës dhe fesë ose religjionit: Në "stilin ose manirin" e "kalorësve" ose "gardianëve" të paautorizuar të fesë turke ose myslimanë: Iu kanë shpallur "luftëra moderne" të kryqëzatave edhe fesë dhe kulturës islame ose myslimanë, edhe fesë dhe kulturës së krishterë ose katolike!


Ç ‘është e vërteta, mund të këtë qytete ose vendbanime të ndryshme pa lumenj, pa ura, pa kështjella, pa mure ose fortifikata të ndryshme, por nuk ka si të thuash asnjë qytet ose vendbanim të mundshëm, pa libra, pa shkolla, pa librari, biblioteka, pa mësim, pa lutje, pa faltore, pa tempuj ose pa shtëpi të Zotit dhe të kultit. Dhe, kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi lidhjen e përjetshme në mes dijes dhe besimit të njohur njerëzorë.

Në fakt, turqit osmanlinj, dikur kanë qenë pushtues dhe zullumqarë të egër të shumë popujve dhe vendeve arabe ose myslimanë, ashtu siç kanë qenë pushtues ose sundimtar të egër të shqiptarëve dhe shumë popujve të tjerë evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat