Letër publike për Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden

Opinione

Letër publike për Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 1 qershor 2023 Në ora: 21:47
Presidenti amerikan Joe Biden

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, miku i shtrenjtë dhe besnik i Kosovës dhe i mbarë shqiptarëve.

Shpëtojeni miqësinë tonë shqiptaro-amerikane që është vënë në rrezik nga sjelljet e papërgjegjshme të diplomatëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Chollet, Gabriel Escobar, Jefrey Hovenier dhe Christopher Hill, si edhe nga diplomatët pro serbë Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, të cilët në mënyrë tejet të gabuar dhe të padrejtë janë vënë në anën e Serbisë gjenocidale hegjemoniste, e cila nuk po i përfillë as SHBA-të, as BE-në dhe as NATO-n, sepse është e lidhur ngushtë dhe me shekuj me Rusinë gjenocidale hegjemoniste, të cilës në vazhdimësi refuzon t’i vendosen sanksione.

Këta diplomatë të sipër theksuar e kanë zgjedhur rrugën e gabuar për ta joshur Rusinë gjenocidale drejt Perëndimit, dhe për fat të keq janë duke e mbështetur çdo kërkesë të Serbisë gjenocidale hegjemoniste ndaj Kosovë demokratike dhe viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99.

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, ju si njohës i shkëlqyer i Kosovës dhe i shqiptarëve, ju kujtohen shumë mirë vrasjet, masakrat, dhunimet, rrëmbimet dhe dëbimet e më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë që i kreu Serbia gjenocidale hegjemoniste në Kosovë. Ju kujtohet që Kosova u çlirua me ndihmën e bombardimeve 78 ditore të NATO-s ndaj caqeve serbe dhe me ndihmën e ushtrisë së UÇK-së nga radhët e të cilës pati 2000 dëshmorë që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Serbia gjenocidale hegjemoniste në Kosovë kreu më shumë se 400 masakra duke vrarë e masakruar afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënës.

Serbia gjenocidale mijëra e mijëra kufoma të shqiptarëve nga Kosova i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur gjurmët e krimeve.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjernocidale hegjemoniste dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare.

Serbia gjenocidale hegjemoniste rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë më shumë se 1600 djemë e vajza, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia gjenocidale hegjemoniste e bëri shkrumb e hi Kosovën, dhe sot e kësaj dite për kundër mijëra e mijëra fakteve dhe inçizimeve filmike, nuk po e pranon se ka kryer krime në Kosovë dhe nuk po e pranon as edhe Masakrën e Reçakut, të cilën e konfirmoi në vend të ngjarjes edhe Willam Walker-ambasadori asokohe i OSBE në Kosovë, pas të cilit NATO i filloi sumet ajrore ndaj caqeve serbe.

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, Serbia gjenocidale hegjemoniste tashmë 24 vite pakicën serbe në veri të Kosovës po e shfrytëzon për ta destabiliuar Kosovën.

Serbia gjenocidale hegjemoniste në Mitrovicën e Veriut në Zveçan, Zubin Potok, dhe në Leposaviq, ka themeluar struktura paralele serbe dhe grupe të armatosura kriminale serbe dhe e ka zhvilluar kontrabandën e organizuar serbe.

Përkundër Kushtetutës demokratike të Kosovës, e cila të gjitha minoriteteve duke e përfshirë edhe minoritetin serb, u garanton të drejta më shumë se çdo pakicë tjerët në botë.

Pakica serbe në veri të Kosovës po urdhrohet dhe manipulohet nga Beogradi për padëgjueshmëri qytetare, kështu që tashmë 24 vite kjo pakicë serbe nuk po e paguan energjinë eklektrike që po e konsumon, dhe për këtë nga buxheti i Kosovës, janë shpenzuar dhjetëra milinë euro për t’ia paguar faturat e energjisë elektrike kësaj pakice serbe.

Një mbrëmje të shkurtit të vitit 2000 grupet e oranizuara kriminale serbe të orgnizuara nga Beogradi, i sulmuan shqiptarët autoktonë në veri të Mitrovicës, duke vrarë 10 shqiptarë të pafajshëm, duke plagosur dhjetëra të tjerë dhe duke dëbuar më shumë se 14 mijë shqiptarë autoktonë, të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre në veri të Mitrovicës

Serbia gjenocidale hegjemoniste në veri të Kosovës tashmë disa vite është duke ndërtuar koloni serbe në trojet shqiptare, ku në banesa të reja e të mobiluara dhe me pagë mujore pa punuar asgjë, po vendosën serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, Serbia gjenocidale hegjemoniste këtë pakicë serbe nëpërmjet grupeve kriminale po e shfrytëzon për të kryer vrasje, terror, trazira, tensionim të situatës dhe bllokim të rrugëve, me qëllim të bashkimit të kësaj pjesë të Kosovës me Serbinë, sepse në këtë pjesë ndodhen minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit.

Një tentativë e këtillë u krye edhe në kohën e Presidentit Donald Trump, John Bolton, Mathew Palmer i dërguari special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, i cili e ka bashkëshorten serbe, së bashku me emisarin pro serb Richard Grenell, në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin, Vlora Çitakun dhe Edi Ramën, hartuan planin për ndarjen e Kosovës, plan i cili nuk u realizua falë reagimit të ashpër të Angela Merkel-ish kancelare e Gjermanisë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale hegjemoniste, si ish ministër për informacionin i ish kriminelit Sllobodan Millosheviq po e vazhdon sot pikë për pikë doktrinën e Sllobodan Millosheviqit për ta krijuar Serbinë e Madhe.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në dialogun Kosovë-Serbi po këmbëngul që në Kosovë në komunat veriore të krijohet Asociacioni serb me kompetenca ekzekutive, që do të thotë krijimin e një Republika Serpska në Kosovë identike me atë në Bosnjë e Hercegovinë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq këtë e kërkon mbi bazën e një marrëveshje të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, marrëveshje të cilën e ka nënshkruar tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës po bën përpjekje që sovranitetin e Kosovës ta shtrijë edhe në veri të Kosovës, në zbatim të ligjit dhe të garantimit të rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë për të gjithë banorët, dhe për ta luftuar krimin dhe kontrabandën në veri të Kosovcës.

Krimineli Aleksandër Vuçiq për ta penguar një gjë të tillë vitin që shkoi organizoi protesta të dhunshme, bllokim të rrugëve dhe sulme ndaj policisë së Kosovës.

Krimineli Aleksandër Vuçiq urdhëroi edhe largimin e Listës Serbe nga Parlamenti i Kosovës dhe dorëheqjen e katër kryetarëve serbë në katër komunat në veri te Koaovës si edhe largimin e 600 policëve nga radhët e Polkicisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, për të mos i lënë këto katër komuna pa kryetarë, organizuan zgjedhjet lokale, të cilat me urdhër të Beogradit i bojkotuan serbët, dhe në këto zgjedhje fituan katër kandidatët shqiptarë.

Më 29 maj 2023 kryetarët shqiptarë duhej të fillonin punën, ndërsa serbët paralajmëruan protesta.

Për të siguaruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë u angazhuan Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.

Në këto protesta serbe, grupet e armatosura e të maskuara serbe i sulmuan ushtarët e KFOR-it, me armë dhe mjete të forta, me ç’rast pati 30 ushtarë të plagosur të KFOR-it, u dogjën vetura të Policisë së Kosovës, dhe u sulmuan edhe gazetarët me armë dhe gurë, duke i dëmtuar veturat e tyre.

Për kundër të gjitha këtyre sulmeve nga grupet e armatosura kriminale serbe, ushtarët e KFOR-it dhe Policia e Kosovës u treguan tejet të përmbajtur.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në vend që t’i tërheqën këto banda kriminale serbe, ai e rriti edhe gatishmërinë e ushtrisë serbe dhe urdhëroi që ushtria serbë të shkojë në kufirin Kosovë-Serbi, duke kërkuar që Kosova t’ tërheqë katër kryetarët shqiptarë, dhe policinë e saj nga këto katër qytete.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe BE-ja tërësisht i kanë mbështetur këto kërkesa anti demokratike dhe antikushtetuese të kriminelit Aleksandër Vuçiq.

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, ajo që e befasoi Kosovën dhe mbarë shqiptarët, ajo që e befasoi demokracinë e mirfilltë është fakti se Departamenti Amerikan i Shtetit dhe BE-ja në vend që ta ndëshkojnë Serbinë gjenocidale dhe hegjemoniste, e cila i organizoi këto protesta të dhunshme, ata e ndëshkuan Kosovën paqedashëse pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s.

Departamenti Amerikan i Shtetit, BE-ja dhe NATO, duhet ta mendojnë se çfarë kaosi kriminal do të ndodhë në veri të Kosovës nëse largohen kryetarët e rinj të porsa zgjedhur shqiptarë dhe nëse tërhiqet Policia e Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit, BE dhe NATO, duhet ta mendojnë se Serbia gjenocidale mund ta okupojë veriun e Kosovës, vetëm kur lumi Morava, lumi Ibër dhe Liqeni i Ujmanit të mbushen me gjakun e serbëve gjenocidalë hegjemonistë dhe agresorë.

Departamenti Amerikan i Shtetit pas protestave të dhunshme të bandave të armatosura serbe, deklaroi se, “SHBA e ka përjashtuar FSK-në e Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023”, se SHBA do të anulojnë vizitat ndërshtetërore mes Kosovës dhe SHBA-ve, dhe se do të pushojë edhe lobimi amerikan te shtetet mosnjohëse të Kosovës.

Kjo si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i dërguar kryetarët e tri komunave veriore me polici nëpër ndërtest komunale, gjë për të cilën SHBA-të e kanë këshilluar Kryeministrin Albin Kurti që të mos e bëjë”.

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, Departamenti Amerikan i Shtetit gabon nëse mendon ta mbështetsë Ramush Haradinajn - Kryetarin e partisë opozitare AAK, i cili me hajni, korrupsion dhe bashkëpunim me kapo-bandat serbe në veri të Kosovës është bërë milioner i pasluftës.

Departamenti Amerikan i Shtetit gabon nëse mendon ta mbështetën Memli Krasniqin - Kryetarin e partisë opozitare PDK të Hashim Thaçit, i cili po gjykohet në Gjyktën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, edhe pse kjo parti opozitare aspak nuk është reformuar dhe nuk është distancuar nga krimet, hajnitë dhe korrupsioni multi milionësh në kohën e Hashim Thaçit.

Departamenti Amerikan i Shtetit gabon nëse mendon ta mbështet Lumir Abdixhikun-Kryetarin e partisë opozitare LDK, sepse edhe kjo parti nuk është reformuar dhe distancuar nga e kaluara korruptive e ish kryetarit të saj Isa Mustafa.

Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku shpresojnë se Departamenti Amerikan i Shtetit do t’u ndihmojë të rikthehen në pushtet, pasi që janë duke e kritikuar padrejtësisht Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, që është qeveria më e pastër dhe më e pakorruptuar që ka pasur Kosova pas çlirimit dhe pavarësimit të saj, dhe që po e lufton me vendosmëri korrupsionin.

Sjelljet e papërgjegjshme të këtyre liderëve të opozitës në Kosovë, e inkurajuan Gabriel Escobarin, që muaj më parë me arrogancë të deklaroi se, “nëse Albin Kurti nuk e themelon Asociacionin serb në Kosovë, do ta themeloj unë me të tjerët”.

I nderuari ekselenca e juaj Joe Biden, unë jam një gazetar 78 vjeçar me një përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari hulumtuese, dhe qëllimi im është që të mos lejoni që të anashkalohet e të favorizohet Serbia gjenocidale hegjemoniste pro ruse, e të fajësohet Kosova paqedashëse demokratike pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.

Juve dhe familjes tuaj, u dëshiroj shendet, jetëgjatësi dhe lumturi, ndërsa popullit amerikan i dëshiroj prosperitet të mëtejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat