24 orë afat nga ndërkombëtarët, a do të dorëzohet Albin Kurti?!

Opinione

24 orë afat nga ndërkombëtarët, a do të dorëzohet Albin Kurti?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:31
Autori Faton Mehmeti

Përfaqësuesi amerikan dhe ai evropian duan të kthehen me "trofe" në vendet e tyre, me marrëveshje konkrete sa i përket Asociacionit të komunave serbe e që lidhen me situatën në veri tw Kosovws. Rezistenca e kryeministrit Kurti po i vështirëson përpjekjet e tyre, andaj edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet sot dhe nesër, si afatin e fundit ndaj Albin Kurtit e të cilit i bëri me dije se më nuk e presin.

Situata në veri ështē skenar i Vuçiqit për Asociacionin nga i ciki duket se kanë ranë në ndikim edhe ndërkombëtarët, me Asociacionin si zgjidhje për të ç'tensionuar situatën në veri.

Prandaj, z.Escobar ka theksuar se Qeveria Kurti duhet që menjëherë të dalë me një draft për Asociacionin.

“Ata duhet të paraqesin menjëherë një draft që do ta sjellë atë në jetë. Tani, menjëherë dhe ata e kanë një, ata thjesht nuk duan ta paraqesin atë”, ka thënë Escobar.

Duket se z.Escobar harron se Kurti ka paraqitur modelin kroat të Asociacionit, nga i cili model nuk do të cenohet sovraniteti i vendit. Nuk duhet asnjë model nga i cili vensi rrezikohet shumë, me gjithë respektin dhe admirimin për SHBA, Kosova nuk duhet të bëj asnjë veprim që bie ndesh me kushtetutën e saj.

Presioni ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës pa i bërë presion Serbisë për ndērhyrje në njē shtet tjetër me bandat e saja është i padrejtë, mbi të gjitha trimëron ata për vazhdim të veprimeve të tilla.

Nuk dyshoj se SHBA po e drejtojnë raportin dhe angazhimin tonë me Kosovën për përfitim të Serbisë, të cilën gjë e theksio edhe vet Escobar, e papranueshme se si ende nuk e kanë kuptuar se Vuçiqi qëndron pas gjithë situatës në veri, presioni të ushtrohet tek ai jo tek Kosova.

Asociacioni të jetë sipas modelit kroat apo ndonjë të tillë, jo sipas ekzistuesit të 2013, me vegëzat dhe prapavijat e Serbisë për të ardhmen e krijimit të autonomisë për veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat