Në Parlamentin e RK-së të triumfojë forca e diturisë së mendjes, jo forca trupore e shtazërisë

Opinione

Në Parlamentin e RK-së të triumfojë forca e diturisë së mendjes, jo forca trupore e shtazërisë

Nga: Sami ARIFI Më: 20 korrik 2023 Në ora: 17:10
Autori Sami Arifi

Gjithmonë mençuria mund egërsinë, fuqia e mençurisë së mendjes dhe e arsyes mund forcën fizike të shtazërisë…

Në kohët e hershme u formuan tempujt e diturisë përmes zhvillimit të mendjes, mendja është komanduesi kryesor i forcës, assesi forca trupore nuk është komandues i mendjes…

Aty ku forca trupore është komandues i mendjes aty mbretëron çmenduria, janë prezente pasojat dhe të këqiat që i bartë mbi supe populli ynë…

Parlamentarë të nderuar të RK-së, Parlamentet e shteteve të qytetëruara janë vendi i kuvendimeve të përfaqësuesëve të popullit për të gjetë rrugë ndriçuese që t‘ju lehtësohet rruga e jetës qytetarëve…përmes, diturisë, forcës së mendjes, jo assesi përmes forcës trupore të shtazërisë, sepse forca e mendjes komandon trupin, kur trupi komandon forcën e mendjes atëherë në Parlamet paraqiten gjestet e egërsisë së shtazërisë…siç u dukën në seancën e Parlamentit të Kosovës.

Uroj që në kuvendet tjera parlamentarët ta kuptojnë këtë, ndërsa në zgjedhjet tjera populli të jetë vigjilent dhe kurrë më mos t‘i votojë ata që nuk kanë forcën e mendjes…

Uroj që forca e shtazërisë kurrë më mos të shkelë derën e Parlamentit të RK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat