Janë tërbuar hajnat, e duan të vdekur Albin Kurtin

Opinione

Janë tërbuar hajnat, e duan të vdekur Albin Kurtin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 gusht 2023 Në ora: 16:10
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Bëri bujë deklarata e fundit e Faton Klinakut, realisht nuk më erdhi çudi duke njohur mendësinë dhe qëndrimet e tij.

Kështu që, nuk u befasova nga deklarata, më saktë kërcënimi ndaj kryeministrit Kurti.

Në rolin e u.d të veteranëve të luftës, Klinaku nuk ka përfaqësuar kurrë veteranët e vërtetë. Më tepër ka vepru si organ i PDK-së, se sa mbrojtës i të drejtave të vetetanëve.

Urrejtja patologjike e tij nda Kurtit ia ka vërbuar sytë, duke dal edhe nga pozita e tij me deklarata politike.

Aq larg ka shkuar Klinaku sa më parë në reagimin e tij shkruan se, Adem Demaçi ka qenë i dëshpëruar me Albin Kurtin, i njëjti e ka përça faktorin politik në Luginën e Preshevës dhe se pritet ta përçajë faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Imagjino çfarë deklarate, nuk lidhet asgjë ne veteranët.

Derisa, e fundit dhe skandaloze deri në kërcënim. "Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – janë fjalët që ka shkruar Faton Klinaku në Facebook.

Këtë postim ai e ka nisur duke thënë se një votues i Kryeministrit Kurti është aq shumë i dëshpëruar saqë ka thënë se nuk ka mbetur gjë tjetër, pos të largohet jashtë vendit.

E tmerrshme se si dikush që pandeh se përfaqëson veteranët e luftës bën kërcënime me vdekje njeriut që përfaqëson qeverinë e Kosovës.

Faton Klinaku është imazhi i njërit ndër mbetjet e adhuruesve të klanit "Pronto".

Me pak fjalë, Albini vetëm sa po ua nxin jetën atyre që shtetin e kanë vlerësu si vend pa zot shtëpie nga ku mund të gallabërohet çdo gjë, e ku drejtësia është po ashtu pjesë përbërese e shtetit të kapur.

Tani që ajo koha ka praruar, e kanë të vështirë të pajtohen me realitetin e ri. Albini nuk e ndal asgjë derisa me vete ka popullin dhe të vërtetën.

Ka edhe shumë të tjerë që kanë gllabëru, e duan të vdekur Albin Kurtin se s’po munden me vjedh. Janë mësu 20 vjet hajni, po u dhemb realiteti i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat