Këshilli nacional, përfaqësues i vetëm adekuat

Opinione

Këshilli nacional, përfaqësues i vetëm adekuat

Nga: Gani Qarri Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:50
Gani Qarri

Siç deklarojë me plot të drejtë, këto ditë edhe përfaqësues i lartë i legjislaturës së 20-të, të Bundestagut Gjerman,Josip Juratoviq , edhe në Kosovë, njëjtë si në Kroaci, në vend të asociacionit me shtrirje territoriale në mese 11 komuna të Kosovës, përfundimisht Kosova në asnjë mënyrë, nuk duhet, e në anën tjetër, as nuk mund të lejojë të krijohet, tjetër organizëm, përveç një Këshilli Nacional Serb, kur dihet se në aspektin ligjor, edhe Këshilli Nacional, funksionon si një lloj asociacioni pa kompetenca ekzekutive dhe përfaqëson të gjithë pakicën nacionale serbe, pa definime territoriale brenda Republikës së Kosovës.

Kështu që duke pasur parasysh aktin barbar të sulmit terrorist të grupeve kriminale serbe me në krye, kryekriminelin serb Milan Radojçiq, i cili në fakt oficiel, deri dje, ishte edhe nënkryetar i "listës srpska" që vepron si dorë e zgjatur e Serbisë fashiste në Kosovë, Qeveria e vendit në koordinim me SHBA-të dhe shtetet mike evropiane si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Austria etj, nga e cila vijnë publikisht zërat më të fortë, por edhe nga vende tjera evropiane, për shpalljen e "listës serbe" organizatë terroriste, shteti ynë fillimisht duhet të marrë një vendim ligjor, se si të veprohet me një grupim të të tillë të dyshimtë, jo vetëm politik, por edhe paraushtarak,si “lista srpska” dhe vetëm pastaj të studioj mundësit adekuate për formimin e organit përfaqësues të pakicës serbe në Kosovë,i cili gjithsesi nuk mund dhe as nuk duhet të lejohet, të jetë më shumë se një Këshill Nacional.

Shto kësaj edhe sjelljet e pareshtura agresive të Serbisë hegjemoniste ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Kosovën Lindore, si dhe veprimet e të ashtuquajturës “lista srpska”, si dorë e zgjatur e Serbisë, brenda vendit tonë, kjo mënyrë veprimi, tanimë është bërë jo vetëm e domosdoshme, por edhe akt i patejkalueshëm, nëse nuk duam që serish, të përsëriten aktet terroriste serbe në Kosovë, kur dihet se jo vetëm, por veçanërisht me rastin e sulmit terrorist kundër Policës së Kosovës, nga nënkryetari i “listës serpska” Milan Radojçiq dhe kriminelët e tjerë serb, ata praktikisht veprojnë si krah i armatosur i "listës srpska" ndërsa "lista srpska" si krah politik i terroristëve serb.

Madje, duke qenë se, as pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës, “lista srpska” nuk është distancuar nga akti terrorist dhe as nga kryekrimineli Milan Radojçiq dhe në vend të dënimit të aktit terrorist të kriminelëve serb, Goran Rakiq & C0, solidarizohen publikisht edhe me sulmin e tyre terrorist ndaj policisë së Kosovës, duke shpall tre ditë zie, për terroristët, dëshmon se tani kur "mbrojtja civile" dhe e ashtuquajtura "brigada e veriut" janë shpallur organizata terroriste, dhe nuk mund të veprojnë lirshëm në brendi të Kosovës, " lista srpska" do ta luaj rolin e tyre, dhe të gjeneroj vetëm probleme, parapërgatitjen e akteve kriminale dhe sulmeve tjera terroriste në Kosovë.

Sulmi terrorist nga kriminelët serb me në krye kryekriminelin Radojçiq, dëshmoi edhe faktin se, terroristët, duke parë se kanë humbur mbështetjen e pakicës serbe, duan me çdo kusht, që ti përdorin kishat dhe manastiret ortodokse, për ti nxitur njerëzit me çdo mjet e mundësi, në veprime të kundërligjshme kriminale dhe sulme terroriste me armë, kundër policisë së shtetit, ligjit e kushtetutshmërisë dhe institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës.

Prandaj, nën survejim të vazhdueshëm të organeve të sigurisë dhe institucioneve të mbrojtjes nacionale, duhet të vendosen urgjentisht kishat dhe manastiret ortodokse, për të mos lejuar më, që ato njëjtë si deri më tani, të kthehen në depo të municioneve e armatimit ushtarak, dhe strehë e bunker fetaro-politik për veprimtarinë kriminale të terroristëve serb, në Kosovë.

Kurse pas ngjarjeve të fundit, asociacioni, në format dhe mënyrat çfarë e kërkon Serbia hegjemoniste, duhet të hidhet kategorikisht poshtë dhe mënjanohet me çdo kusht, dhe në vend të asociacionit, i cili në fakt vendos vetëm bunkerizimin e Serbisë brenda territorit në Kosovë, akt prej të cilit, nuk do të gjejnë kurrë më qetësi, qytetarët as institucionet e Republikës së Kosovës, mund të formohet një këshill nacional për pakicën serbe, njëjtë siç është vepruar në Kroaci, vend ku që nga paslufta e viteve të 90-ta, e këndej, nuk është shënuar më kurrë, asnjë incident i vetëm me kriminelët dhe terroristët serb.

Andaj ashtu siç deklarojë këto ditë edhe Josip Juratoviq përfaqësues i lartë i legjislaturës së 20-të, të Bundestagut Gjerman, edhe në Kosovë, njëjtë si në Kroaci, në vend të asociacionit me shtrirje territoriale në 11 komuna të Kosovës, përfundimisht Kosova në asnjë mënyrë, nuk duhet, e në anën tjetër, as nuk mund të lejojë të krijohet, tjetër organizëm, përveç një Këshilli Nacional Serb, që në aspektin ligjor, edhe Këshilli Nacional, funksionon si një lloj asociacioni, pa kompetenca ekzekutive dhe përfaqëson të gjithë pakicën nacionale serbe, por pa definime territoriale brenda Republikës së Kosovës.

Ndërsa statuti i organit koordinues të Këshillit Nacional Serb, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin për të drejtat e pakicave kombëtaren në Kosovë, bazuar në praktikat e Bashkimit Evropian, i pranuar edhe nga faktori ndërkombëtar, njëjtë siç ka ndodhur me Kroacinë, gjë që ka mundësuar edhe pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Kështu që pas Kroacisë, formimi i Këshillit Nacional të pakicës serbe, edhe në Kosovë, nuk është më vetëm propozim i kryeministrit Kurti, por edhe prioritet i shtetit të Kosovës, si shembulli më i mirë i praktikave të BE-së, për rregullimin me ligj të të drejtave, të pakicës serbe në vendin tonë, për të përfunduar njëherë e përgjithmonë, veprimtarinë kriminale të terroristëve serb dhe pamundësuar historinë e trishtë të ndërhyrjeve të pandërprera ekspansioniste të Serbisë hegjemoniste në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat