Dosjet e spiunëve po zhduken, nuk po hapen

Opinione

Dosjet e spiunëve po zhduken, nuk po hapen

Nga: Ilir Vata Më: 8 janar 2024 Në ora: 15:25

Debati më i madh në pos-diktaturë ka qenë hapja e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe çuditërisht, qeveri pas qeverie në 33 vite, ende nuk ka marrë zgjidhje sepse politika ka ende frikë të përballet me të shkuarën.

Kurrë, shqiptarët nuk panë me sy të vërtetën, atë që hoqën gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Mijëra vite burg ose 143 mijë bashkë me internimin me tela me gjemba dhe ende nuk kemi një statistike të sakët se sa ishin në internim, sa ishin në burgje dhe sa u ekzekutuan.

Shifrat, janë të përgjithësuara, por jo me një dokumente zyrtarë. Kjo tregon se qeveritë në periudhën e tranzicionit kanë pasur më shumë interes të mbulojnë krimet se ra t’i nxjerrin në dritë ato.

Sot, Shqipëria nuk ka një statistikë të sakët sa vetë u ekzekutuan nga diktatura ndonëse kemi tre institute të të përndjekurve politikë, dhe një arkiv të qartë të dokumentuar.

Numri i të pushkatuarve është mbledhur nga shoqata në rrethe dhe institutet, kurrë nuk publikuan një shifër reale, as për të ekzekutuarit dhe as për varret e humbura. Kjo tregon se institute e të përndjekurve u shërbejnë qeverive dhe jo të përndjekurve?!

Të përndjekurit morën dëmshpërblimin 1/5 e asaj që u takon nga 50$ në 17.5 $ dhe më keq akoma u mbajtën parat e shtëpive të gjithë atyre që e morën falas kur shqiptarët i privatizuan shtëpitë që ua kushte dhe diktatura me 100$.

Ende të përndjekurit nuk kanë një statusit të tyren që në kohë të Ramiz Alisë, që të ketë efekte juridike, që të burgosurit dhe të përndjekurit të përfitojnë nga ligji.

Sot të burgosurit politikë nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga puna e papaguar, procesi i strehimit social është ndalur, por dhe problemet sociale, qendrat pos truam nuk ekzistojnë, kurimi falas apo rrugëtimi, mjekimit falas për ata që kanë dalë me sëmundje profesionale nga burgjet.

Procesi i shkollimit është ndërprerë, po ashtu edhe i punësimit. Ende të përndjekurit janë klasë e përmbysur si në diktaturë, urrehen si më parë dhe janë të përjashtuar nga administrata.

Nuk ka demokraci pa rikthimin e klasë së përmbysur në politikëbërje, sepse ajo është gjeneze e së djathtës, e demokracisë, kundërshtia e vërtetë e diktaturës.

Loja me hapjen e dosjeve dhe krijimin e Autoriteti të Dosjeve ishte një shpresë por doli një mashtrim i qeverisë sepse në vend që të hapte dosjet, po përdore sajesa ligjore që lënë dyshime se po zhduken dosjet e spiunëve të Sigurimit të Shteti.

U bë një përpjekje ligjore, dhe ligji i dha ekses cilido të shoh veten nëse ka qenë spiunë, e më pas u zgjerua gama për ti hapur akse dhe studimoreve dhe gazetarëve, por më një kufizim ligjor.

Ajo që duhet të kishte ndodhur është hapja e dosjeve për të gjithë por politika jo vetëm nuk është gati të përballet me të shkuarën, por kërkon të mbrojë krimet e diktaturës komuniste.

Prandaj, sot kemi ende 3000 doje të të burgosurve politikë të patrajtuara dhe nuk kanë marrë asnjë lekë në 33 vite nga rënia e diktaturës.

Prandaj, kemi 2500 persekutor të dekoruar në grup dhe madje marrin pension të veçantë, ndërsa ata që vuajtën në burgjet e diktaturës nuk marrin asnjë lekë shtesë, jo e jo pension të veçantë.

Prandaj, kemi në politike, administratë, qeveri, parlament, media spiunë të Sigurimit të Shteti dhe më keq akoma persekutorët tanë ata që kanë dëbuar, internuar, hetuar, torturuar e marrë pjesë në gjyqe politike janë pedagogë të s ë drejtës, avokatë, noter, gjyqtarë dhe prokurorë.

Katër draftet e grupeve të ndryshme parlamentare për hapjen e dosjeve janë ende në Kuvend dhe palët politike përveç kundërshtive kanë një të përbashkët të mbrojnë diktaturë, dhe prandaj jemi sot në një periudhë të tranzicionint pa fund, me një shtet hibrid dhe me tendencë autokratikë, në kufirin e diktaturës.

Institute e të Përndjekurve Politikë janë fasadë, janë pjesë e propagandës komuniste për të mos bërë transparencën me të shkuarën, dhe jo vetëm kaq por për të zhdukur dosjet e krimeve në diktaturë dhe të kriminelëve.

Socialistë mbrojnë ato persona që janë bërë milioner mbi vuajtjen dhe varret e të përndjekurve politike, po ashtu dhe demokratë mëkatarët kanë vërë t’u qajë mëkatin të përndjekurve.

Përfolet se në dosjet e spiunëve është futur dorë për të mbuluar krime, qeveri pas qeverie dhe socialistë si mëkatarë të vjetër po i japin dorën e fundit dhe mendohet që pas 5 vite dosjet të hapen për të gjithë por spiunë kanë qenë vetëm të përndjekurit.

Një politikë e ngjashme me 1945 kur erdhi në pushte diktaturë, një poshtërim, një hedhje hi mbi të vërtetë.

Pa kuruar të shkuarën, pa hapur dosjet e spiunëve të Sigurimit të Shteti, pa rivendosjes e klasë së përmbysur në administratë, në politikë nuk do ketë demokracia dhe Shqipëria do vazhdoi të tollovite në të shkuarën në ujërat e qelbura të diktaturës, dhe sido që pushteti të vijë ai ka një fytyrë, mbetje e diktaturës dhe sistemet do jen autokratike me orientim diktatorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat