PD e Shqipërisë nuk ka ide dhe platformë për bashkim të saj dhe as për të marrë pushtetin

Opinione

PD e Shqipërisë nuk ka ide dhe platformë për bashkim të saj dhe as për të marrë pushtetin

Nga: Skender Kapiti Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:00
Autori Skender Kapiti

Partia Demokratike nuk ka as ide dhe as platformë se si mund të bashkohet,por nuk ka as platformë për të ardhur në pushtet, dhe as nuk di për t’a shfrytëzuar gjëndjen dhe pakënaqësinë gjithkombëtare kundër qeverisë aktuale. 

Kjo për faktin se sot Partia  Demokratike rezulton të jetë vetëm si parti e deputetëve dhe e shkëputur tërësisht nga baza dhe antarësia, ku 90% e deputetëve të saj janë kot në parlament dhe vetëm sa i bëjnë dëm PD-se dhe demokratëve.  

Më shumë ide dhe vullnet për të bashkuar PD-në dhe për marrë pushtetin ka në bazë dhe te antarësia e PD-së se sa te deputetët dhe te strukturat lart të saj, mirëpo zërin e tyre  nuk e dëgjojnë atje lart.

PD-ja merret me vetveten, me trille e retorika, me alibira e fantazira justifikimesh duke kërkuar e gjetur dhe duke u marrë me  “armiqt e brendshëm” dhe nuk merret me thelbin ,që si opozitë të gjitha energjitë duhen përdoruar kundër këtij pushteti. 

PD, segmente të saj vazhdojnë e merren  kundër  SPAK-ut, SHBA-ve dhe kundër drejtësisë. 

Partia Demokratike  ka arritur deri aty sa që asnjëri të mos ketë  autoritetin ,as besimin dhe as aftësinë për të berë bashkimin e demokratëve.  Në këto kushte mendoj se zgjidhjen do e japin SHBA-të, të cilat t’a ndihmojnë PD-në për  të dalë nga kriza duke  propozuar, ofruar dhe mbeshtetur një  kryetar të PD-së dhe për kryeministër të Shqipërisë. 

Kjo sepse Partia Demokratike tani po na rezulton me një politikë të tillë:  “cdokush vetëm për vete dhe kundër  të tjereve”. Këtë po e tregon dhe verteton sjellja e deputetëve aktual të PD-së, të cilët  më shumë  merren me njëri-tjetrin  se sa kundër korrupsionit të qeverisë dhe për interesin publik dhe të demokratëve.

Pra duhet që 90%e këtyre deputetëve të PD-së të mos jenë më deputetë të Partisë Demokratike, pra duhet që ashtu sikurse VETTING- u në drejtësi që po pastron sistemin e drejtësisë duhet po kështu që të veprohet edhe në PD, duhet  Vetting-u politik brënda saj.Pas kësaj atëhere PD  formon ide e platformë besimi e shprese për ndryshimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat