Rusia e tërhoqi njohjen mbi Serbinë!

Opinione

Rusia e tërhoqi njohjen mbi Serbinë!

Nga:   Sherif Ramabaja Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:53
Sherif Ramabaja

Rusia dhe kryetari i saj Putin, të demoralizuar me mossuksesin e Serbisë, për t`i mbrojtur interesat e saj në Ballkan kanë vendosur të tërheqin njohjes e saj. Kështu do të dukej një lajmë i rrejshëm që Serbia për çdo ditë lanson në informacionet e saj shtetërore kundër Kosovës.

 Më poshtë do të tregojmë arsyet, pse Rusia po e bënë tërheqjen e njohjes ndaj Serbisë:

Rusia kishte shpresuar se përmes Serbisë do t`i ruaj interesat e saj në Ballkan.

Sebia lejoj shpartallimin e ish Jugosllavisë.

Serbia lejoj që Slovenia, Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi të bëhen anëtare të NATOS.

Sebia është fajtore për dështimin e grusht shtetit në Mal të Zi dhe humbjen përfundimtare të këtij vendi, që ishte nën ndikim dhe synimin rus.

Serbia është fajtore për atë se askund nuk lidhet : her turret majtas herë djathtas. Synon të ulet në dy e më shumë karrige.

Sebia është fajtore se i filloi disa lufta me popujt me të cilët bashkëjetonin dhe i humbi që të gjitha.

Serbia është fajtore se me shekuj kishte falsifikuar historinë, sidomos ndaj shqiptarëve dhe asgjë sarriti.

Serbia është fajtore se me luftën speciale që po e bënë ndaj Kosovës nuk po korr sukses.

Sebia është fajtore se po e gënjen popullin e vetë për sukses ndaj politikës së saj, po në realitet është vetëm një zë dëshprimi.

Serbia është fajtore se botën nuk po arrinë që ta bind për „Të vërtetën e saj“.

Serbia është fajtore se lejoj dhe akoma po lejon zgjerimin e NATOS në Ballkan.

 Serbia është fajtore se Rusia e humbi edhe Maqedoninë.

 Serbia është fajtore që nuk arriti t`i zhduk shqiptarët me përpjekje shekullore kurse tash po i hakmerren. Kosova u pavarësua, kurse shqiptarët po e synojnë Nishin, vendlindjen Konstantinit të Madh.

Serbia është fajtore se përkundër Srebrenicës që i pushkatoi 8000 djem, vajza, fëmijë, pleq e plaka, nuk arriti ta mbaj Bosnen.

Serbia është fajtore se Kroacisë nuk mundi t`i shkëpuste territore.

Serbia është fajtore se përkundër gjenocidit ndaj popujve të tjerë, nuk arriti t`i mbante nën sundim.

Serbia është fajtore se ne, shkaku i saj, po e humbim Ballkanin dita ditës.

 Serbia është fajtore që Sputnik (Fake News), spo korr suksese.

Serbia është fajtore sepse është dashur të marr mësime nga ne, si po veprojmë me Ukrainën, Sirinë, EU, SHBA etj.

 Pas të gjitha këtyre dështimeve të Serbisë si në planin e brenshëm dhe të jashtëm ne vendosëm që ta tërheqim njohjen diplomatike për te. Çka do të ndodhë në të ardhmen me Serbinë, ne nuk mbajmë përgjegjësi.

 Pas dhënjes së këtij lajmi, fqinjët e Sebisë i përgaditën pjatat, pirunët dhe thikat që të drekonin së bashku.

PS.

 Harruam që ta cekim taksën 100% ndaj Serbisë, teneqet, dinarin, Banjskën etj. Pra edhe këtë lejoj Serbia që t`i ndodhë, nga kush? Nga Kosova !!! ( edhe ushtria e Kosovës po armatoset me dronë e raketa antitank ...

Vuçiq o Vuçiq, çka do mbetet nga Serbia, po mbet pa Luginën, Sanxhakun, Vojvodinën etj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat