Urime 29 vjetorin Gazeta “Bota sot”

Opinione

Urime 29 vjetorin Gazeta “Bota sot”

Nga: Ejup Berisha Më: 9 korrik 2024 Në ora: 16:38
Autori Ejup Berisha

Kjo periudhë pune dhe funksionimi i Gazetës “Bota sot” në hapësirën mediatike shqiptare flet për një medie bashkëkohore që me sukses dhe vendosmëri ka përballuar dhe tejkaluar të gjitha vështirësitë, sfidat dhe pengesat e kohës.

“Bota sot” gjithashtu me guxim, trimëri dhe me sukses ka rezistuar ndaj okupimit serb dhe shtypjes së egër të sistemit okupues të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Kjo medie ka mbajtur forcën dhe guximin për të thënë lirisht fjalën dhe për të informuar realisht për të gjitha të këqijat që ai pushtet okupues ka bërë në Kosovë gjatë viteve '90.

Edhe pse ka pasur tentativa për ta heshtur, “Bota sot” ka qëndruar e vendosur për të zbuluar realitetin dhe të vërtetën. Ajo ka ruajtur forcën dhe guximin për të shprehur lirisht fjalën dhe informacionin e vërtetë, pa hezitim dhe pa frikë në hapësirën mediatike shqiptare.

“Bota sot” vazhdon misionin e saj për të hulumtuar, shkruar dhe prezantuar të vërtetën absolute, pa e ndryshuar dhe pa e shtrembëruar në asnjë shkronjë, pike apo presje. Ajo është, ka qenë dhe do të mbetet gazeta më e besueshme, më reale dhe më objektive, jo vetëm në Kosovë, por edhe në territoret ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët.

Gazeta “Bota sot” dëshirohet që të vazhdojë të rritet dhe të përhapet në hapësirën mediatike shqiptare dhe mbarëkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat