Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë është një absurditet i paparë diplomatik dhe logjikisht i papranueshëm. Territoret ku jeton pakica serbe në Kosovë janë territore shqiptare të okupuara nga serbet. Edhe territoret në Luginën e Preshevës që aktualisht administrohen nga Serbia janë territore shqiptare të okupuara nga serbët, që logjikisht duhet t’i kthehen Kosovës.
Deklarata e James O’Brien- Nën sekretar Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro Azi dhënë mediave gjatë ditëve të Samitit të NATO-s në Uashington, është mesazh i fuqishëm kundër Serbisë gjenocidale e hegjemoniste dhe kundër kurtheve të kriminelit Aleksandër Vuçiq-Presidentit të Serbisë dhe kundër kriminelit Marko Gjuriq-ministër i Jashtëm i Serbisë, i cili në vitin 2008 në Beograd i organizoi protestat anti amerikane dhe ia vuri flakën Ambasadës së SHBA-ve.
Aleksandër Vuçiq krimineli dhe ministri e bashkëpunëtori i kriminelit Sllobodan Millosheviq, që me ardhjen e tij në pushtet e lansoi kurthin e tij okupues që në dialogun Kosovë-Serbi duhet të arrihet kompromis, sepse sipas tij Kosova nuk mund të merr gjithçka e Serbia asgjë.
Ky kompromis idiotesk që synon të arrijë Serba gjenocidale nënkupton ri okupim të Kosovës ndaj duhet të rikujtojmë se Serbia gjenocidle në Kosovë nuk ka asgjë të vetën, sepse në Kosovë çdo gjë ishte e okupuar nga Serbia, përveç shpirtit liridashës dhe atdhetarizmit shqiptar në Kosovë.
Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Ilire-Dardane dhe asgjë serbe.
Gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99 ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnjë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunuan në mënyrën më makabëre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1560 djelmosha autoktone të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Kosova u bë shkrumb e hi dhe më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë morën rrugën e eksodit.
Rezistenca e armatosur e UÇK-së dhe bombardimet 78 ditore të NATO-s e detyruan Serbinë të tërhiqet nga Kosova dhe Kosova u çlirua nga okupimi shekullor serb.
Serbia në Kosovë kreu më shumë se 400 masakra, në mesin e tyre edhe masakrën e Reçakut, të cilën e konstatoi në vend Wlilijam Walker- asokohe i dërguari special i OSBE-së në Kosovë, i cili për këtë masakër menjëherë e informoi selinë e tij, dhe mbi bazën e kësaj informate Bill Clinton-Presidenti i SHBA-ve i dha urdhër NATO-s që të kryejë bombardimet e caqeve serbë në Kosovë, Serbi dhe në Malin e Zi, gjë që solli lirinë e shumëpritur.
Serbia gjenocidale pas të gjitha këtyre mizorive të kryera në Kosovë, lë që nuk e pranon gjenocidin, lëre më që nuk u ka kërkuar falje publike shqiptarëve për krimet e kryera, por edhe dialogun e imponuar Kosovë-Serbi po e shantazhon dhe po e manipulon me të vetmin synim që ta dëmtojë Kosovën dhe t’ia shkëputën veriun Kosovës, së bashku me minierat e Trepçës dhe me Liqenin e Ujmanit.
Territoret edhe në Kosovë edhe në Luginën e Preshevës janë territore shqiptare
Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Kosovës viktimë është një absurditet i paparë diplomatik dhe logjikisht i papranueshëm.
Territoret ku jeton pakica serbe në Kosovë janë territore shqiptare të okupuara nga serbët. Edhe territoret në Luginën e Preshevës që aktualisht administrohen nga Serbia janë territore shqiptare të okupuara nga serbet, që logjikisht duhet t’i kthehen Kosovës.
Serbia territoret e saj duhet t’i kërkojë në Karpatet prej nga serbët erdhën si hordhi të egra në Ballkan dhe me gjenocide i okupuan territoret shqiptare që shtriheshin gjer përtej Nishi, kjo është e vërteta historike.
Kjo e bën të pakuptimte dialogun Kosovë-Serbi që tashmë po zgjatën 12 vite dhe që Serbia ka për qëllim gllabërimin e Veriut të Kosovës, qoftë nëpërmjet shkëmbimit të padrejtë të territoreve, qoftë nëpërmjet themelimit të padrejtë e të rrezikshëm të Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, sepse Kosova e ka Kushtetutë më demokratike në Evropë, e cila tërë entiteteve u garanton të drejta të barabarta.
Krimineli Aleksandër Vuçiqi-ish ministri dhe bashkëpunëtori i kriminelit Sllobodan Millosheviq në vazhdimësi deklaron se Serbia karshi SHBA-ve dhe NATO-s ushtarakisht është neutrale dhe se po bashkëpunon me NATO-n.
Serbia gjenocidale në të njëjtën kohë gjithnjë e më shumë po e forcon bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën duke i shpeshtuar vizitat e ndërsjella, duke blerë armatime dhe duke e zgjeruar bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën në të gjitha fushat, gjë që është në kundërshtim të plotë me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.
Në 75 vjetorin e themelimit të NATO-s dhe në Samitin që NATO e mbajt ditë më parë në Vashington, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë shpërndau në “Facebook” një citat të James O”Brien-Ndihmës Sekretar i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkan dhe EuroAzi, ku flet për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë multi - etnike dhe të ndër-veprueshme me NATO-n.
“Mendoj se Kosova asnjëherë nuk i ka prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por as edhe me amerikanët. Kosova ka të drejtë për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera. Rezoluta 1144 e vitit 1999 ka vendosur një proces politik për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës. Ky process eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në nje proces që është transparent dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kosova që mendoj në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne do të vazhdojmë ta përkrahim nga SHBA-të”, deklaron Jmes O’Brien, transmetoi “Bota Sot” me datë 10 korrik 2024 në WEB faqen e saj Lajme-Politika dhe Lajme-Aktuale.
Kjo deklaratë e James O’Brien dhënë në kuadër të Samitit të NATO-s në SHBA, përbën një demaskim argumentues dhe flakaresh për Serbinë gjenocidale dhe për kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Marko Gjuriq, të cilët me kurthe e mashtrime përpiqen që tu imponohen SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s se gjoja po mundohen për paqe, ndërsa flirtojnë në vazhdimësi ditë e natë me Moskën dhe Pekinin, që janë kundërshtaret kryesorë të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.
Të rikujtojmë se Serbia gjenocidale vetëm me ardhjen e Donald Trumpit si President i SHBA-ve në vitin 2020 filloi t’u afrohej SHBA-ve.
Ana Bërnabiq - kryeministre e Serbisë gjenocidale asokohe deklaronte , “Akulli ndërmjet Serbisë dhe SHBA-ve ka filluar të shkrihet. Tani SHBA-të nuk po na e kthejnë shpinën, së paku e kanë durimin të na dëgjojnë”, deklaronte Bërnabiq.
Abdullah Hoti-asokohe kryeministwr i Kosovës me papërgjegjësinë e tij dhe i mashtruar nga Richard Grenel, e kryesoi delegacionin e Kosovës dhe para presidentint Donald Trump e nënshkroi marrëveshjen tejet të dëmshme për Kosovën.
Donald Trump e shfrytëzoi Abdullah Hotin vetëm për propaganda parazgjedhore, ngjashëm siç i rekrutoi edhe disa persona naivë e të papërgjegjshëm që të lobojnë nëse Donald Trump e realizonte qëllimin ogurzi në Kosovë t’i jepej çmimi NOBWL për paqe.
Por fitorja e Joe Bidenit, e kandidatit të demokratëve në zgjedhjet presidenciale asokohe ia përmbysi Donald Trumpit këto plane të rrezikshme për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë gjenocidale.
Të shpresojmë që Joe Biden për hir të paqes e demokracisë të jetë triumfues edhe në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA në nëntor të këtij viti.