Ishte koha kur Kadri Veseli me sy e mbyllte intervistën në RTK

Opinione

Ishte koha kur Kadri Veseli me sy e mbyllte intervistën në RTK

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 korrik 2024 Në ora: 16:45
Autori Faton Mehmeti

Radio Televizioni i Kosovës ka qenë i kapur nën ndikimin e politikës. Pikërisht këta që akuzojnë drejtuesit e RTK që i shërbejnë qeverisë veç se citoi një medium nga Bosnja ku përmendi dy portale kjo nuk e bën RTK të politizuar. Mbase, u dhemb përmendja e dy portaleve të afërta me opozitën, e nëse kthehemi në retrospektivë të kujtojmë si funksiononte RTK është e llahtarshme.

RTK jepte kontrata për njerëz të afër të PDK-së, siç ishte rasti kur i dha kontratë 80 mijë euro Fisnik Ademit, anëtar i PDK-së, që vazhdonte të bënte propagandë përmes rrjeteve sociale për të votuar PDK. Pastaj nepotizmi aty ishte i tmerrshëm, punësimet ; kunata (motra e gruas) e ish kryeministrit Thaçi, Nerxhivane Gërxhaliu si dhe kunata (motra e gruas) e Gani Thaçit (vëllai i Hashim Thaçit), Kaltrina Gashi etj.

Për faktin se aty ishin punësuar njerëz pa kredibilitet nuk prodhonte programe cilësore edhe pse kishte diku afër 800 punëtorë. Prandaj RTK kishte rënë aq poshtë sa shikueshmëri e saj krahasohej me televizione lokale, pasi shkalla e besimit në këtë institucion televiziv kishte rënie të vazhdueshme. Militantët e Kadri Veselit e Hashim Thaçin ishin bërë gazetarë, e të cilët publikisht shpreheshin "e dua me loçkë e shpirt Kadri Veselin e Hashim Thaçin".

Mjaftonte mbyllja e syrit edhe aty intervista përfundonte, në vend se të ishte televizion publik ishte mjet propagande për ish pushtetin e kohës. Sot, mund të ketë gabime, lëshime nga njerëz të RTK, por është shumë më mirë se çka qenë. Kukuvajkat e opozitës për RTK janë më shumë vajtim i mungesës së përdorimit të saj për interesa të tyre, siç e kanë përdorur për shumë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat