Serbia e do Rusinë, BE e ledhaton - Kosova e do BE-në, ajo e injoron

Opinione

Serbia e do Rusinë, BE e ledhaton - Kosova e do BE-në, ajo e injoron

Nga: Faton Mehmeti Më: 31 korrik 2024 Në ora: 09:28
Autori Faton Mehmeti

Shqiptarët e Kosovës gjithnjë i kanë ruajtur lidhjet me perëndimin duke shpërfaqur kështu gjenezën e saj të qytetërimit. Në këtë kuptim, edhe është e natyrshme lidhjet e saja shpirtërore me perëndimin, derisa serbët kanë orientim të mbrapsht kundër perëndimin e pro Rusisë. Kështu del edhe sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), qytetarët e Kosovës kanë shprehur një mbështetje masive për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.

Respektivisht, 92% e kosovarëve do të votonin për anëtarësimin në BE nëse sot do të mbahej një referendum, ndërsa 94% do të mbështesnin anëtarësimin në NATO. Krejt e kundërta rezulton në Serbi, ku 84 për qind e qytetarëve atje e kundërshtojnë anëtarësimin në NATO. Konkretisht dy të tretat e qytetarëve kundërshtojnë çdo lloj të bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe NATO-s, derisa pëlqimi për Rusinë është afër 90%.Kjo dëshmohet edhe me faktin se 

40% e deputetëve serbë janë anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë. Kjo edhe nënkupton se përkundër që Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, kjo gjë s'ka ndodhur dhe as që pritët të ndodh.

Përkundër kësaj, BE ende vazhdon ta ledhatojë Serbinë, gjë të cilën e përdor Serbia për të përfituar. Mercenarët serbë vazhdojnë të luftojnë në përpjekjet e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, dhe askush nga BE nuk e dënon as nuk ia përmend Serbisë këtë fakt. Kosova me synime në NATO dhe BE, Serbia kundër tyre, ky është realiteti i dy shteteve me synime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat