1 Gushti festa kombëtare e Zvicrës

Opinione

1 Gushti festa kombëtare e Zvicrës

Nga: Dedë Preqi Më: 1 gusht 2024 Në ora: 15:46
Dedë Preqi

Shteti i Svicres e fetson 1 gushtin, si ditën e saj kombëtare, e cila në vitin 1291, e firmosi Kartën Federale, si dokumentin e parë kushtetues të Zvicres, si një simbol i bashkimit të popullit zvicëran, me tiparet e shtetformimit dhe zhvillimit të shtetit të Zvicres demokratike.

Së pari nga formimi shtetit Zvicëran, filluan betimin tri kantone, Schvyz, Nidvalden dhe Uri, kur një grup njerëzish liridashës pa dallim u betuan me besnikëri në livadhin e gjelbër Rytlli, në Luzern, me çrast formojnë qeverinë svicërrane, duke e konsideruar zyrtarisht këtë dokument mbi të cilin ngritet shteti i tyre nga fundi i vitit 1800.

1 Gushti, 1891, u festua për herë të parë dhe nga viti 1899, kjo festë u shndërrua në festë kombëtare, e cila do kremtohet në gjithë teritorin e saj,  dhe në sëcilin kanton të këtij vendi, që përbëhët nga 26 njësi administrative, të quajtura kantone, kanë status të barabartë, ku sëcili e ka Kushtetutën e vet, Parlamentin, Qeverinë dhe Gjykatat.

Në shtetin e Zvicres, kjo festë sot do kremtohet me një ndjesi dhe krenari të jashtëzakonshme, për të arriturat dhe zhvillimin e këtij shteti në gjitha aspektet, dhe pikërisht ky vend ka arsye të festojë dhe të mburret me gjitha ato vlera njerëzore, që i ka krijuar përmes respektimit të ligjit dhe punës, duke e shkrirë këtë normë në fuqi ekonomike dhe aspekte tjera zhvëllimore.

Përveç tjerash, në këtë vend njeriu e përcepton botën si një tërësi e vlerave njerëzore në të cilën njeriu në rend të parë ndjehet i sigurtë, në një mënyrë e fiton edhe një domethënje të jashtëzakonshme, duke marrë si model ndërkombëtar shembullin e shtetit Svicërran, i cili mbetët i tillë për mirëqenjën dhe jetën njerëzore pa dallim.

Sëcili që e përjeton këtë festë në Zvicër, mund të përcjell me vëmendje edhe traditat e manifestimit të këtij vendi, duke filluar me organizime familjare dhe gjithë shoqërore në sheshe rurale dhe urbane, si dhe traditën e gjuatjes së fishekzjarreve, poashtu edhe me përgaditjet e ushqimeve e pijeve të ndryshme dhe kjo të ngjall një ndjenjë gëzimi, ku sëcili bëhët padyshim pjesëmarrës i kësaj feste madhështore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat