Politika e kulaçit dhe e kërrbaçit!

Opinione

Politika e kulaçit dhe e kërrbaçit!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 gusht 2024 Në ora: 21:44
Ilustrim

-Nuk është vonë që të bëhet një regjistrim publik i të gjithë shqipfolsëve që malltretuan pa mëshirë të rinjët dhe të rejat e shqipes, në emër të ish fundit të patroitizmit jugosllav!

-“Në vitin 1980, 80% nga të burgosurit politikë ishin shqiptarë…)

-Ndërmjet viteve 1945 dhe 1990, mbi 8220 shqiptarë u dënuan me 66672 vjet e 7 muaj burg, ose 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj. Mesatarja e dënimit për individ ishte 7 vjet e 1 muaj.

-Në periudhën 1981–1990 janë dënuar 3348 persona me burgim dhe 23770 janë dënuar me 8 vjet. 10,000 të tjerë u dënuan për kundërvajtje ose 1,233 vjet. Në këtë periudhë u dënuan edhe 1346 ushtarë shqiptarë, ndërsa 63 u vranë në kazermat ushtarake. Nga marsi 1981 deri në tetor 1989, 584.373 shqiptarë u keqtrajtuan nga policia. U përdor dhunë, si kërcënime dhe rrahje deri në humbje të vetëdijes”! (Wikipedia ) Përndjekja e shqiptarëve në ish Jugosllavi (1941-1999)

Janë shumë, tepër shumë, sa që njeriu nuk din nga të filloj për denoncimin e tyre,( së paku moral)  por të mbetemi me shpresë se ligjet e shtetit, ndoshta në një të ardhme të afërt do bëjnë punën e tyre! 

Një pjesë e këtyre “trimave”  po besoj se nuk janë në jetë, me thënë të drejtën kjo do të ishte një barrë me e lehtë për familjet e tyre! Të tjerët që janë gjallë, ndoshta edhe sot krenohen përpara familjes, nipërve dhe mbesave për të mirat e trashëguara nga e kaluara e punës së “mundimshme dhe patriotike për sistemin e okupatorit”! Po besoj se edhe pinjollët e tyre fluturojnë dhe notojnë nëpër të njëjtit mund, prandaj është mirë që të nderohen me nofkën e bashkëpunëtorëve të ish pushtuesit. Është mirë po ashtu që kjo të kuptohet edhe nga familjarët e pa fajshëm, sepse heshtja “këtyre patriotëve me damkë” drejtë varrit është edhe më e dëmshme për të vërtetën e historisë! Të gjithë kan pas kohën e qenit që të reflektojnë për të mirë, sepse shqiptari din me falë shqiptarin kur është në pyetje liria dhe ardhmëria e vendit, por këtë nuk e bëri as një i vetëm, duke fillua nga gjykatësit, prokurorët, udëbashët dhe shumë të tjerë me këto epitete të lakmueshme të kohës që i shërbyen mbrapsht ardhmërisë së përgjithshme. Dihet se këta, dje ishin të mirë për familjen e vetë, gjatë luftës nuk hyri therrë në këmbë, pas luftës u futën në rradhët e para të sistemit, kurse sot jetojnë si është më së miri, por çka është më e keqja, këtyre u mungon çfarë do ndjenje për këtë lirinë që po gëzojmë! Liria e sotme nuk ka vlerë për këta zotërinjë me nofkë.

Këta janë përqarës për ardhmërinë e vendit, kur dihet se për këta, liria e tyre nën okupim nuk dallon fare me këtë lirinë e përgjithshme të fituar me gjak dhe mund, këta e kishin lirinë kur shumica ishte në robëri!

Dikush ndoshta hamendet për këtë vonesë por e vërteta qëndron për faktin se të gjithë të burgosurit e ndërgjegjjes që  përjetuan këto mizori barbara nga “tanët” nuk patën ego personale që të byryten sikurse kjo pjesa e atyre që pretendojnë sot me tapi, se janë autorë dhe aktorë të luftës dhe lirisë së vendit. Edhe sot ne vuajmë nga kjo modesti e shoqëruar me trauma sepse ende n’a duket e pa ndershme të shpalosim vuajtjet apo të krenohemi përpara atyre prindërve që i humbën më të dashurit e tyre nëpër burgjet e ish Serbosllavisë. Është ligështi të jemi egoistë, kur dihet se dhuna ishte sistematike, ishte prezente ndër breza, kurse ne ishim të fundit për fatin e mirë të kombit dhe shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat