A është lojë apo e vërtetë “dissi” mes Vjosës dhe Donikës?

Opinione

A është lojë apo e vërtetë “dissi” mes Vjosës dhe Donikës?

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 09:59
Autori Faton Mehmeti

Incidenti në aeroportin e Shkupit bëri që ministrja Gërvalla t'i dalë në krah presidentes Osmani, edhe pse kjo nuk largon mjegullën e raporteve mes tyre. Një “diss” i Donika Gërvallës për Vjosa Osmanin erdhi në prag të takimit që e para e vendit pati me krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja në Kosovë, ndër të tjera ministrja me ironi e quajti presidenten si person që bën veç “llafe-llafe”. Për të vazhduar pastaj me replikën e Presidentes ndaj Gërvallës me këngën e Dafinës "me kast, mjeshtër i mashtrimeve".

Ende nuk dihet se a ishte vetëm humor mes dy bashkë-partiakëve apo divergjencat janë aq të thella sa nuk mbahen brenda mureve të institucioneve të shtetit. Dihet se Vjosa ka shërbyer si balancuese e divergjencave mes qeverisë dhe SHBA, dhe se a po mundohet që njëra apo pala tjetër të tregohet më arrogante ndaj tjetrës, këtë nuk e dimë me saktësi! Ajo çfarë dimë dhe shohim ka të bëjë me divergjenca në drejtim të raportit mes institucioneve dhe kompetencave që kanë njëra me tjetrën.

Nga e gjithë kjo situatë, për më tepër nëse gjërat shkojnë më thellë, është opozita që i gëzohet rrënimit të kalasë nga brenda. Vetëm përplasja e brendshme, me hipotezën e prishjes në themel të raporteve mes Vjosës dhe Albinit me Donikën në krah të kryeministrit, mund të ndikojë dukshëm më çarjen e koalicionit "të shpresës". Besoj, dhe jam i prirë të besoj se nuk do të ketë thellim të prishjes së raporteve deri në masën sa rikuperimi të jetë i pamundur.

Jo vetëm për fatin e tyre personal, mbi të gjitha për fatin e Kosovës që u është besuar nga 52% e qytetarëve. Dallime duhet të ketë në kuadër të demokracisë, mirëpo interesi nacional duhet të mbizotërojë inatet momentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat