Përralla e Astrit Haraqisë: “SHIK-u e krijoi Vetëvendosjen”

Opinione

Përralla e Astrit Haraqisë: “SHIK-u e krijoi Vetëvendosjen”

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 gusht 2024 Në ora: 13:40
Autori Faton Mehmeti

Mediet në vendin tonë janë ende larg profesionalizmit me që rast edhe mungon kredibiliteti i tyre. Dhënia e hapësirës për këdo për fitime ditore duke u imponuar qytetarëve njerëz të pa dobishëm e me deklarata naive është për keqardhje. Kështu, mediat i kanë dhënë hapësirë të pamerituar sojit të Astrit Haraqija e që nuk lëshon rasti të bëjë akuza, shpifje të tilla si "Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka krijuar SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka".

Pasi z. Haraqija e ditka një gjë të tillw pse nuk e thotë më konkretisht se kush janë njerëzit e SHIK-ut që themeluan VV, apo ka ngatërruar të thotë PDK me të cilën bënin koalicione. Pasi qenka kaq kundër SHIK, pse nuk reagoi kur partia e tij bënte koalicion me PDK dhe me ish kreun e SHIK-ut si kryetar kuvendi. SHIK-un e përdorin si mjet propagande, njësoj si Isa Mustafa në zgjedhje, ditën propagandonte kundër tyre e natën bënte koalicion me njerëz të SHIK-ut.

Qëllimi i njerëzve brenda LDK, të klanit të Isës dhe Astritit është që LDK dhe PDK të mbesin së ekzistuari pasi " u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha, prandaj këto do duhej të ishin dy subjektet e vetme në vend", mendësi komuniste. Këtyre u pengon VV që u ka prish rahatinë e marrëveshjes së përjetshme që herë ndaras e herë bashkë të qeverisin, të bënin çfarë të donin e të grabisnin çdo gjë që u del para, këtyre po u prish punë VV se u prishi rehatinë, tenderët e hajninë.

Nëse vërtet SHIK paska krijuar VV atëherë si shpjegohet se VV i nxori nga politika njerëzit kryesor të SHIK-ut, të cilët LDK i mbante në lojë. Astrit Haraqija është kufomë politike, edhe mediat s’duhet me i dhanë hapësirë me tregu përralla me mbret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat